Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria dhe shqiptarët, si pasqyrë e njëri-tjetrit?! Empty Qeveria dhe shqiptarët, si pasqyrë e njëri-tjetrit?!

Sat 1 Sep 2012 - 2:03
Message reputation : 100% (1 vote)
Ne jetojmë mu në mes të alarmeve, ku e ardhmja është e mbuluar nga shqetësimi dhe jemi në pritje të një katastrofe të re porsa nisim e shfletojmë gazetën.

Kjo është pak a shumë ajo që në ditë të tilla kemi ndierë të gjithë. Situata të cilat na kanë shokuar dhe na kanë bërë të pyesim veten: Ç’po bëhet kështu xhanëm?

Nga ENXHI KASTRIOTI

- Bilanci i viktimave, terrori, frika e përhapur i ngjan një lufte.

-Zjarrvënia na qenka kthyer në një hobi të shqiptarëve.

-Shit-blerja e “barishteve” të Lazaratit (epiteti më i fundit për lëndët narkotike me prejardhje nga Lazarati) është trendi i momentit.

-Pafund grabitjet shumica prej tyre “spektakolare” sa edhe regjisorët më të mëdhenj të filmave- aksion do t’i kishin zili.

-Aksidentet me pasojë vdekjen që janë bërë monotonia e këtyre ditëve verore…
Qeveria dhe shqiptarët, si pasqyrë e njëri-tjetrit?! Shqiperia-Harta-238x300
E pra, seç na është krijuar një situatë me disa ndodhi këtu në Shqipëri, që edhe filozofët më të mëdhenj do të gjendeshin të papërgatitur për t’u dhënë një zgjidhje.

Me një kriminalitet që s’jemi të sigurt në ka qenë gjithnjë i tillë dhe tani është bërë më i dukshëm nga mediatizimi apo këto të fundit kanë ndikuar negativisht në përhapjen e rasteve kriminale duke shërbyer si shembuj, si dhe ndërhyrja e organeve shtetërore s’ka qenë e duhura. Më zjarre që kanë mbuluar Shqipërinë, ku po shkatërrohen hektarë me pyje dhe masat e marra në parandalim apo fikjen e tyre janë minimale.

Me vrasje ende për motive gjakmarrje. Shpërndarje lëndësh narkotike sa në një shtet fqinj në tjetrin, grabitje me dhunë a thua se janë kthyer në fuqi ligjet shumë shekullore të xhunglës, mbizotërimit të më të fortit.

Në të tilla raste, si gjithmonë të paaftë për të mbajtur përgjegjësi, kthejmë gishtin dhe ia faturojmë gjithçka të keqes më të dukshme, fasadës të këtyre fatkeqësive: shtetit shqiptar.

Sepse, në fund të fundi është shteti dhe shtetarët tanë, ata që nguten për të marrë vendime nga më qesharaket, por çdoherë vonohen për të marrë ato të duhurat. Sepse premtojnë shumë, por bëjnë shumë herë më pak. Sepse janë shteti dhe shtetarë ata që s’u binden të parët ligjeve e në këtë mënyrë s’kanë se si të drejtojnë 3 milionë të tjerë. Sepse është shteti ai që s’lufton kriminalitetin dhe ka kthyer drejtësinë në një marionetë të tij dhe parave nën duar.

Sepse shteti, në vend ta largojë korrupsionin, është shndërruar në katalizatorin kryesor të zhvillim të tij.
Qeveria dhe shqiptarët, si pasqyrë e njëri-tjetrit?! Korrupsioni-300x300
Megjithatë një shprehje thotë: “Qeveria është pasqyrë e popullit. Ndoshta nga kjo duhet kthejmë kokën dhe të shohim se ndoshta jemi edhe ne fajtorë në këtë kasaphanë të krijuar, pavarësisht se pranimi i fajësisë është një nga veprimet më të vështira njerëzore e sidomos kur bëhet fjalë për një shqiptar. Ndoshta jemi fajtorët, pasi, në fund të fundit, jemi sërish ne ata që vrapojmë për t’i votuar ditëve të zgjedhjeve dhe sërish zgjedhim të njëjtët politikanë.

Ndoshta sepse jemi ne ata që u vëmë flakën pyjeve, pasurisë kombëtare me udhëheqje paditurinë, me mosdijen e dëmit që shkaktojmë vetëm e vetëm për të hapur ca kullota për bagëtinë, për t’u argëtuar nga madhështia e asaj çka shkaktuam apo thjesht na ka kapur sindroma e imitacionit e asaj çka shohim nëpër media. Ndoshta problemi qëndron tek ne që s’hoqëm dorë përvetësimi i pronës së tjetrit, trashëgimi që në komunizëm ku gjithçka ishte shtetërore e kush e kush përpiqej të “privatizonte” diçka, sado qoftë e vogël, por që na ka lënë me pasoja të mëdha sepse vjedhim kosha plehrash dhe ankohemi për mungesën e tyre. I prishim lulishtet dhe ankohemi për gjelbërim. Dëmtojmë sinjalistikën rrugore dhe shkaktojmë aksidente automobilistike me humbje jetë njerëzish.

Ndoshta sepse kështu jemi edukuar, nuk u kemi mësuar fëmijëve, të rinjve të sotëm, prindërve të së ardhmes se të vjedhësh është krim dhe krimet ndëshkohen. Madje edhe kur i thua dikujt një gënjeshtër, ke vjedhur sepse i ke mohuar të drejtën për të njohur të vërtetën. Kur vret një njëri, i ke vjedhur atij jetën. I ke vjedhur një fëmije të drejtën për të pasur një prind. Një burri a gruaje për të pasur një bashkëshort a bashkëshorte, një kombi për të pasur një qytetar. Nuk ka gjë më të tmerrshme, më makabre se t’i vjedhësh dikujt jetën, është nga ato raste ku as qëllimi s’justifikon mjetin e as mjeti qëllimin. E këto mendime duhet t’i ngulitim fort në kokë.

Por prapë së prapi të rinjtë (më të brishtët për të ndjekur rrugën e gabuar) nuk është se kanë shumë nevojë për predikime. Të rinjtë kanë nevojë për shembuj ndershmërie, qëndrueshmërie dhe altruizmi. Dhe duhet t’u themi të mos armatosin duart, por të armatosin shpirtrat dhe mendjet e tyre, sepse formojnë armën më të fuqishme, më të pathyeshmen.

Si përfundim, nga e gjithë kjo që po ndodh duket se të gjithë jemi fajtorë, sepse jemi dorëzuar përpara dështimit e nuk po çohemi dot. Në vend të gjejmë zgjidhjen e të ecim përpara, merakosemi kë e kë të fajësojmë.

Opozita qeverinë, qeveria opozitën, populli politikanët. Tashmë ne shqiptarët e kemi një vetëdije, që kjo gjë nuk shkon. Madje, si popull jemi shumë të vetëdijshëm për të keqen që kemi dhe nuk kemi fuqi ta ndryshojmë, sepse kërkojmë ndryshim e menjëhershëm tërësor. Mos ndoshta duhet të përpiqemi mos kërkojmë nga Shqipëria që të ndryshojë vetë, por të fillojmë ndryshimin nga vetja? Atëherë do të jemi në gjendje të shohim vendin tonë ashtu siç edhe ai është në të vërtetë, me të mirat apo të këqijat e tij.

Në këtë mënyrë mund të fillojmë e të ndryshojmë ato çka duhen me vërtet ndryshuar duke mos u trembur nga çdo lloj pengese. Nëse këtë gjë nuk e bëjmë? Atëherë kemi humbur të drejtën për ta ndryshuar, kemi humbur të drejtën edhe për t’u ankuar e për të shfaqur pakënaqësi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Qeveria dhe shqiptarët, si pasqyrë e njëri-tjetrit?! Empty Re: Qeveria dhe shqiptarët, si pasqyrë e njëri-tjetrit?!

Sat 1 Sep 2012 - 13:01
Pa fjale!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi