Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  Empty Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!

Sun 30 Dec 2012 - 15:29
Është me të vërtetë shumë mbresëlënëse mënyra sesi shpendë të ndryshëm përpiqen t’i shprehin ndjenjat e tyre partnereve, me qëllim që t’i sjellin pranë vetes dhe të çiftëzohen me to.
Në tetë videot e mëposhtme, do të shikoni çaste të çuditshme, nga kërcimi ala Majkëll Xhekson e deri tek reklamimi i puplave… Ja, shikoni sesi u thonë zogjtë “të dua” njëri-tjetrit! Ndoshta njerëzit duhet të marrin shembull!

1. Rritin mjekrën e tyre
Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  1134
Një lloj fazani që mban emrin Temminck tragopan, zhvillon një “mjekër” që ndriçon, sa herë që flirton me një zog femër. Ajo rritet me shpejtësi të madhe dhe tregon dëshirën seksuale të fazanit mashkull.



2. Japin… zemrën e tyre!
Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  265
Zogjtë meshkuj frigatebirds rrisin “qesen” e kuqe të tyre që kanë në qafë, e cila duket si një zemër gjigande. Zhgënjimi më i madh vjen kur femra e tyre zbulon se brenda zemrës nuk ka… çokollata!


3. Kthehen në një buzëqeshje gjigande
Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  355
Kërcimi erotik i mashkullit nuk është diçka e pazakontë në botën e shpendëve, por zogu i parajsës që do të shikoni në këtë video, jo vetëm që kërcen çmendurisht, por “shndërrohet” në një buzëqeshje gjigande fluoreshente.

4. Ndërtojnë një fole të bukur
Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  456
Zogjtë ekzotikë Bowerbirds ndërtojnë një fole për femrën dhe “e stolisin” brenda me lule shumëngjyrëshe apo fara të ndryshme, me qëllim që t’i tërheqin vëmendjen. Gjithmonë një “shtëpi” e bukur është dhurata më e mirë për “nusen” e ardhshme!
5. Kërcejnë si Majkëll Xhekson
Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  535
Mashkulli manakin duket sikur ka marrë mësime kërcimi nga i ndjeri Majkëll Xhekson, me qëllim që t’i tregojë femrës që përveç se do të jetë një “bashkëshort” i mirë, është edhe një kërcimtar i shkëlqyer.


6. Kryejnë një kërcim të mrekullueshëm në grup
Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  631
Shpendëve flamengo u pëlqen shumë kërcimi dhe para se të çiftëzohen, ndahen në grupe prej 30 zogjsh dhe kryejnë një kërcim fantastik. Sipas shkencëtarëve, kjo kryhet në mënyrë instinkte, por ka gjasa që flamengo të “kenë bërë praktikë” kur shkencëtarët nuk i shihnin!

7. Reklamojnë këmbët e tyre ngjyrë blu
Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  733
Këto zogj tregojnë këmbët e tyre ngjyrë blu, të cilat i tundin lart e poshtë, që të duken më mirë. Kuptohet që pendikyrin e kanë të nevojshëm!

8. Imitojnë të gjithë tingujt që kanë dëgjuar
Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  828
Zogjtë lyrebirds imitojnë të gjithë tingujt që kanë ndryshuar, duke e tërhequr kështu femrën, që të “dorëzohet” më lehtë. “Muzika” që kompozojnë në emër të dashurisë është vërtet mjaft interesante… /alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!  Empty Re: Fantastike! Ja sesi zogjtë u thonë “të dua” njëri – tjetrit!

Sun 30 Dec 2012 - 15:31
sikur na mesojne edhe ne njerezve,qe nganjehere harrojme te themi kete fjale te shenjet...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi