- Njera Si AsnjeraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 33
Postime : 30454
Hobi : Te realizoj enderrat e mija
Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Anetaresuar : 30/01/2012
Vendet me magjepsese turistike
Sat 1 Sep 2012 - 3:08
Për sa i përket fotove të mëposhtme mos t’ju shkojë ndër mend të pyesni ‘a janë të vërteta’? Është e vështirë ta besosh por secili vend është një mrekulli natyrore mbi rruzullin tokësor. Nëse jeni prej atyre që keni zgjedhur të pushoni në sezonin e fundit të gushtit atëherë ia vlen t’i hidhni një sy.
Po i afrohemi dhe fundit të verës. Megjithëse shumica prej nesh mund t’i jemi kthyer punës pas pushimeve, ka prej atyre të cilët akoma nuk i kanë filluar akoma ato. Ne përgatitëm një guidë turistike nga vende të ndryshme të botës për ato që akoma nuk i kanë filluar pushimet. Në mesin e kësaj guide ka vende aq të çuditshme saqë do të zbaviteni thjesht duke i hedhur një sy. Faqja My modern Met ka servirur disa alternativa nga mrekullitë natyrore të Japonisë, Vietnamit , Kinës, Polonisë apo Francës.
Parku Hitachi Seaside, Japoni
Për t’u relaksuar…
Të ecurit mes rrugëve të veshura me lule të ndihmon të relaksohesh. Nëse edhe ju mendoni kështu mund ta provoni menjëherë. Kodrat e parkut Hitachi Seaside në Japoni janë të veshura me tonelata lulesh në stinë të ndryshme. Në pranverë mund të gjeni miliona tulipanë bojëqielli, trëndafila, etj. Nëse shkoni në vjeshtë mund të gjeni selvi të verës, kochi (shkurre me ngjyrë të kuqe me gjemba).
Tuneli i dashurisë, Ukrainë
Hekurudha një mrekulli natyrore? Një linjë hekurudhore në afërsi të Kievit në Ukrainë. Në të vërtetë trenat e bëjnë këtë rrugë në këtë vend të mrekullueshëm tre herë në ditë për të transportuar lëndë druri. Por viteve të fundit është shndërruar në vendin më të frekuentuar nga turistët vendas. Pamja e krijuar në trajtën e një rripi nën hijen e pemëve të nxit në mendje pyetjen ‘a është e vërtetë diçka e tillë? Duhet të shpejtoni pak për të kapur mundësinë e përjetimit të ngjarjeve si në përralla. Sepse ky vend akoma nuk është zbuluar nga shumë turistë.
Orizore, Kinë
Nuk është një pikturë abstrakte por janë orizore!
Vetëm po të vizatohej mund të dilte kaq bukur. Nëse akoma nuk e keni kuptuar se çfarë është ju sugjerojmë të mos mendoni shumë gjatë. Sepse nuk është e lehtë të parashikosh çfarë është. Kjo pamje është marrë nga orizoret në Kinë. Arat e orizit në zonën jugperëndimore të Kinës janë vendosur mbi dallgë toke të kuqërremta. Njihen si ‘skulptura të tokës ‘për shkak të krijimit të figurave abstrakte. Bëhet e ditur se janë fushat më të gjera të orizit në botë të përgatitura nga dora e njeriut para 10 mijë vjetëve. Nëse dëshironi të shihni orizoret të cilat përdoren akoma sot duhet të gjeni momentin mes muajit Prill dhe Dhjetor.
Arat e livandos, Francë
Aromë e mrekullueshme në botën ngjyrë manushaqe
Si mund të jetë aroma e luleve të cilat krijojnë një pamje kaq të mrekullueshme? Dy arat e mrekullueshme me livando në Provence, Plateau de Sault dhe Plateau de Valensole janë të hapura për turistë që nga fundit i qershorit deri në gusht me një pamje përrallore. Për artistët dhe fotografët kjo pamje i tejkalon të gjithë kufinjtë e së bukurës.
Shpella Hang Son Doong, Vietnam
Shpella më e madhe në botë
Shpella e lumit malor në zonën Qung në Vietnam është zbuluar nga një fermer në vitin 2009 . Shpella gjigante e krijuar 2,5 milion vite më parë ndodhet shumë larg rrugës dhe është vështirë të gjendet sepse është e rrethuar nga pylli. Ka një lartësi 200 m dhe një gjerësi 138 m. Me këta përmasa shpella është sa dyfishi i shpellës Deer Cave në Malejzi.
Kaieteur Falls, Guajana
Më parë dëgjohet zëri
Një nga ujëvarat më të fuqishme në botë Kaieteur Falls, gjendet në qendër të Guajanës në kontinentin e Amerikës jugore. Thuhet se zëri i saj dëgjohet para se të shihet vetë ajo. Ajo derdh rreth 30 mijë gallon ujë poshtë humnerës së gjendur brenda pyllit me mjegull. Personat të cilët nuk kanë frikë nga lartësitë mund të shohin poshtë drejt lumit të madh.
Longozi energjik, Sakaria
Pyll brenda ujit…
Longozi energjik është pylli më i madh nënujor i Turqisë i shtrirë në mes vendeve Karasu dhe Kaynarca . Ky pyll i shtrirë nën ujë thuhet se është dhe longozi më i madh në botë. Konsiderohet dhe si zona prodhuese e zogjve shtegtarë për shkak të mos ngrirjes së ujërave në dimër. Zona e Karasu është e pajisur me restorante, varka, bicikleta deti, parqe për piknik e të tjera.
Deti i thatë, Bolivi
Për ata që dëshirojnë të ecin në qiell….
Nëse ju bie rruga nga Bolivia mos harroni të vizitoni dhe zonën e detit të thatë të kripur i cili të zgjon ndjesinë e shëtitjes në qiellin blu. Zona e cila të krijon iluzionin e të ecurit mbi ujë është afërsisht 10 milion m² dhe përbën liqenin më të madh të thatë të kripur në botë. Për ta provuar këtë zone të pakufi duhet të bëni një udhëtim 4 ditor me makinë nga Ujuni në Kili. Në vazhdim do të përballeni me një pasqyrë gjigande.
Tashoz, Greqi
Pishinë natyrale mes shkëmbinjve
Kërkoni një vend të qetë, të mahnitshëm dhe larg zhurmës e syve të botës? Kthejini sytë nga ishulli Tashoz në Greqi dhe gjeni lagunën e quajtur Giola. Këtu gjendet një pishinë natyrale e krijuar mes shkëmbinjve me një ujë më të nxehtë se deti. Një vend i mrekullueshëm për të notuar dhe soditur pamjet magjepëse.
Pylli i shtrembër, Poloni
Mos vallë pemët rriten gjithnjë drejt?
Nëse mendoni se pemët rriten gjithnjë drejt mund t’ju themi se e keni gabim. Sepse disa pemë në Poloni duket se janë thyer në një kënd 90 gradësh. Pemët janë mbjellur në vitin 1930 dhe kanë marrë këtë formë të pandikuara nga asnjë makinë apo pajisje tjetër. Për të pare figurën e krijuar nga 400 pemë të tilla duhet të vizitoni Pomeraninë perëndimore.
Blue Holes, Vanuatu
Freskohuni në vrimat blu!
Ujëra të pastër, blu, të kulluar…vrima blu e gjendur në ishullin Espiritu në Vanuatu , në perëndim të Fiji shërben si një pishinë freskuese. Pishina është veshur nga pyjet tropikalë, plazhet më rërë të bardhë, shpella dhe vrima të tjera blu.
Pergatiti: Aisa Kokiçi
Burimi: Gazeta Start
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi