- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Italianët promovojnë brigjet turistike të Shkodrës
Wed 13 Jun 2012 - 17:46
Kanë marrë një nga udhëtimet më të gjata e të vështira për të prekur brigjet e zonës turistike të Shirokë – Zogaj në Shkodër dhe për të promovuar vlerat turistike të liqenit të Shkodrës. Tre shtetas italianë, apasionantë të sportit të kanoes janë nisur nga Roma drejt Malit të Zi e Shqipërisë për të promovuar vlerat dhe bukuritë e Liqenit të Shkodrës.
Udhetimi i tyre është bërë i mundur me mbështetjen e ambasadës shqiptare nw Romë, dhe konsullates italiane në Shkodër. Arsyeja pse kanë marrë ka qëllim promovimin në arenën ndërkombëtare të Liqenit të Shkodrws. Stefano Moretti, njëri prej italianëve që paraditen e së hënës ka arritur me kanoe në Shirokë tregon se janë nisur me target nga Bari i Italisë deri në Bari të Malit të Zi, më pas kanë lëvizur me makinë dhe kanë mbërritur në Vier Pazar në Mal të Zi.
“Me vështirësi kemi nxjerrë kanoet dhe kemi lëvizur nëpër liqen 4 orë e 30 minuta deri në kufi me Shqipërinë. Udhëtimi ishte i vështirë për shkak të rrjedhës në disa vende. Pasi ke i fjetur një natë në kufirin mes dy vendeve, jemi nisur përsëri me kanoe nëpër liqen deri në qendër të Shirokës. Kemi një motiv. Të tërheqim vëmendjen ndaj këtij liqeni shumë të bukur e pak të njohur,të tërheqim vëmendjen ndaj turizmit dhe kualitetit mjedisor që duhet ruajtur. Kjo është e rëndësishme për të dy vendet , Shqipërinë dhe Malin e Zi, por dhe për pjesën tjetër të Evropës, që ta njohë këtë pasuri që ju keni dh eta shfrytëzojnë në maksimum. Gjithçka e njohim përmendesh pasi para nisjesh kemi marrë shumë foto nga interneti”.
Ndërsa një tjetër kanoist italian Francesco Dragoti shton se “projekti i xhiros me kanoe nëpër liqenin e Shkodrës ka lindur për dy arsye kryesore. Së pasi sepse askush nuk e kishte bërë më parë një udhëtim të tillë dhe ne italianëve na pëlqen shumë dhe ka 30 vjet që xhirot me kanoe janë të përhapura në Itali. Kemi bërë shumë xhiro jashtë Italisë, nëpër plazhet e Kroacisë. Së dyti, duke parë karakteristikat e liqenit, ishim kuriozë të zbulonim veçoritë e tij duke e finalizuar me apelin për më shumë kujdes e mbrojtje ndaj kësaj pasurie të veçantë natyrore,me një biodiversitet të veçantë në Evropë. Kjo do publikohet në revista, site dhe rrjete ndërkombëtare, në anglisht e italisht. Një kopje do u jepet dhe dy ambasadave asaj shqiptare e malazeze. U kemi bërë ftesë autoriteteve të dy vendeve të vijnë më 24 qershor në liqenin e Braçianos ku bëhet një festë, ka udhëtime me kanoe e varka me vela”.
Ndërsa konsulli i Italisë në Shkodër ,Roberto Andreoti thekson se “qëllimi është të promovohet turizmi dhe Liqeni i Shkodrës të kthehet në destinacion kryesor turistik .Është iniciativë e dy ambasadave që të mbështetet një turizëm që krijon mundësi zhvillimi .Zona rreth liqenit, në të ardhmen e afërt ,po ti jepej përkrahja e duhur , sjell bum e mirëqenie. Panorama përreth është një mrekulli natyrore. Duam t’i japim impulse e mbështetje destinacioneve të duhura”.Tre kanoistët italianë janë pritur në qendër të Shirokës nga konsulli Andreoti dhe zyrtarë të bashkisë Shkodër. /A.Dushi/ Shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi