- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Olldashi: Anijet e mëdha turistike, kushte në porte
Sat 30 Mar 2013 - 18:00
Për herë të parë ka mbërritur sot në portin e Durrësit një nga anijet e kompanisë së kroçerave turistike, “Costa Crocere”, ndërsa ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, i pranishëm në ankorimin e saj, ka bërë me dije se anijet e kësaj kompanie të njohur do të jenë edhe dy herë të tjera në portin e Sarandës.
"Ne jemi të kënaqur që kroçera të kompanive të mëdha kanë tashmë në itinerarin e tyre edhe portet e vendit tonë",- tha Olldashi, i cili u takua me komandantin e anijes, Giovanni Cosini.
Gjithashtu në fjalën e tij për media, ministri Olldashi tha se në portin e Sarandës po krijohen të gjitha kushtet për mbërritjen e anijeve të mëdha turistike dhe numri i tyre do të rritet gradualisht edhe në portin e Durrësit, ku gjatë viteve të fundit kanë mbërritur mjaft kroçera.
“Bashkëpunimi mes palëve ka mundësuar edhe sot vizitat e turistëve në qytetet e Tiranës, Beratit dhe Durrësit”,- u shpreh Olldashi.
Ndërkohë kroçera “Costa Voyager” ka sjellë sot në Durrës 761 turistë, shumica e të cilëve nga Franca.
/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi