Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Anijet italiane dhe turke “pushtojnë” Durrësin  Empty Anijet italiane dhe turke “pushtojnë” Durrësin

Mon 31 Jan 2011 - 14:01

Anijet italiane dhe turke “pushtojnë” Durrësin  PORTI-PESHKIMIT_tn_17
Fqinji ynë perëndimor, Italia, me 23 porte të saj, është vendi me të cilin kryhen pjesa më e madhe e shkëmbimeve tregtare përmes Portit Detar të Durrësit.

Të renditura, pas Italisë, në listën e import-eksporteve janë vende të tjera si Turqia, Malta, Rusia dhe Libia.

Zyra e marrëdhënieve me publikun pranë Autoritetit Portual Durrës, bëri të ditur se portet e Italisë janë partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare shqiptare përmes Portit Detar të Durrësit.

Nga 2.7 milionë tonë mallra të përpunuara vetëm me anije vitin e kaluar në kalatat e portit më të madh të vendit, rreth 26 për qind i përkasin import-eksporteve me vendin fqinj, ndërsa në listën e vendeve me shkëmbime vjetore mbi 100 mijë tonë janë Turqia, Malta, Rusia, Libia, Kroacia, Greqia, Egjipti dhe Spanja.

Sipas statistikave të Autoritetit Portual, gjatë vitit 2010 mbi 772 mijë tonë mallra të ndryshme janë shkëmbyer mes Durrësit dhe 23 porteve të ndryshme të Gadishullit Apenin.

Drejt Italisë janë nisur mbi 332 mijë tonë mallra të prodhuara në vendin tonë, ndërsa rreth 440 mijë tonë mallra importi kanë mbërritur në Durrës në rrugë detare.

Vendin e parë në shkëmbimet me anije e mban porti italian i “Gioia Tauros”.

Përmes këtij porti që është një port transit kontenierësh, janë eksportuar dhe importuar vëllimet më të mëdha të transportit të mallrave të ndryshme, duke e vënë atë në krye të listës së porteve italiane me më shumë shkëmbime tregtare.

Kështu, kanë mbërritur 248 mijë tonë mallra shqiptare me kontejnerë, ndërsa në Durrës kanë mbërritur nga ky port italian rreth 278 mijë tonë mallra të tjerë importi.

Ndërkaq portet detare të Turqisë, Maltës dhe Rusisë kanë kryer me Durrësin një volum transporti nga 240-280 mijë tonë, ndërsa vëllime vjetore nga 100-200 mijë tonë kanë përkatësisht Spanja, Egjipti, Greqia, Kroacia dhe Libia.

Lidhur me shkëmbimet tregtare detare me fqinjin tonë jugor, Greqinë, raporti eksport-import është i zhdrejtë.

Drejt porteve të Greqisë nisen vetëm 9 mijë tonë mallra shqiptare, ndërsa në Durrës mbërrijnë me anije rreth 135 mijë tonë mallra nga Greqia, sipas statistikave portuale.

E ndërsa me vendet europiane, “pjesën e luanit” e mban transporti i mallrave të importit, shkëmbimet tregtare anojnë nga eksporti vetëm me shtete si, Libia, Malta dhe Egjipti.

Duke iu referuar një statistike më të gjerë, anijet tregtare vendase dhe të huaja transportojnë mallra nga Durrësi në portet e 36 vendeve të botës dhe anasjelltas.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi