Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tahiri: Varfëria po vret me plumba, 150 të vrarë në 90 ditë Empty Tahiri: Varfëria po vret me plumba, 150 të vrarë në 90 ditë

Sat 1 Sep 2012 - 13:34
Tiranë, 1 shtator 2012, NOA- Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri deklaroi sot se çdo ditë shqiptarët vriten, plagosen e gjymtohen përjetësisht dhe Kryeministri nuk thotë asnjë fjalë për situatën në vend.

Ai tha se me shumë gjasa pas ca ditësh Kryeministri Sali Berisha do bëj bilancin e turistëve, në vend që të hap sytë e tu thotë shqiptarëve bilancin e luftës, të viktimave që kanë mbushur vendin.

“Gjatë 3 muajve ose në 90 ditë kanë humbur jetën mbi 150 qytetarë nga vrasjet dhe aksidentet si dhe janë plagosur me gjymtuar përjetësisht mbi 200 të tjerë në vrasje dhe aksidente si dhe janë plagosur dhe aksidentuar më shumë se në vendet e rajonit që kanë edhe 10 fish më shumë popullsi. Konfliktet janë vetëm në dukje, vrasjet janë të paralajmëruara dhe kriminelë që duhet të ishin në burg janë të lirë dhe vrasin”, u shpreh Tahiri, raporton noa.al.

Sipas tij, policia është kthyer në agjenci mortore ku oficerët mbeten peng të shefave militant partiakë dhe makinat e tyre nuk kanë as karburant.

Ai tha se varfëria po vret me plumba, ku konflikti për pronën po merr jetë njerëzish, papunësia gjithashtu dhe të tjerë në varfëri vjedhin.

Tahiri deklaroi se Kryeministri Berisha flet për imunitetin jo për vrasje, flet për monumentin e Zogut por jo për jetët e njerëzve, flet për gjithçka por jo për krimin, vrasjet dhe aksidentet.

Në këtë kuadër duke iu drejtuar kreut të Qeverisë ai tha se dhe sa shqiptarë duhet të vriten nga plumbat që të flasë Kryeministri, që ai të hapë gojën.

“Zgjidhja fillon që në 6 shtator, Partia Socialiste ka propozuar paketë për ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit. Ne na duhen gjykata të pavarura që japin drejtësi dhe jo duke nxjerrë kriminelë në rrugë, ne na duhet një Qeveri dhe një Kryeministër që shpenzon për të luftuar krimin duke investuar për të luftuat krimin dhe jo për investime në lukse. Këto ndryshime kushtetuese propozon PS për të garantuar gjykata dhe drejtësi të pavarur”, përmbylli fjalën e tij Tahiri.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi