- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Radikalizëm islam apo injorancë radikale ndaj Islamit?
Sun 2 Sep 2012 - 15:10
Kohët e fundit po vëmë re një fushatë intensive (nuk po e quajmë kryqëzatë)ndaj “islamizmit dhe islamizmave”, por fatkeqësisht jo nga njerëz kompetentë. Pra, jo siç ndodh në botën perëndimore ku, fjala bie, njerëz të subvencionuar nga shteti, por jo vetëm, studiojnë për Orientalizëm dhe pas studimeve informojnë opinionin publik për “të mirat” dhe “të këqijat” e kulturës orientale. Këta studiues njihen me emërtimin Orientalisët. Ajo që bie në sy tek ta janë dy [enklid-pelari ok] karakteristika esenciale: E para është dituria e thellë rreth kulturës orientale dhe e dyta është etika dhe gjuha e kuruar që ata përdorin kur flasin rrethkulturës orientale në përgjithësi dhe islamit në veçanti. Për këtë gjë në Perëndim nëpër mediume tç ndryshme bëhen debate të hapura dhe dialogë të ndryshëm. Kjo gjë promovon bashkëpunimin dhe tolerancën ndërfetare.
Nga ana tjetër shohim se në Ballkan, ata që bëjnë kompetentin e fushës, jo vetëm, që fatkeqësisht, nuk e kanë “haberin” e kulturës orientale dhe islamit, por dhe gjuha e përdorur prej tyre nuk ndryshon nga ajo e një njeriu të pastudiuar. Pra mesazhi i vetëm që përcillet ndër rreshta është sharja dhe ofendimi i drejtpërdrejtë pa etikë dhe estetikë, se për argumente as që bëhet fjalë. Meqë “analistët” që e kanë marrë tagrin dhe kompetencën për të baltosur “Orientalizmat” e kanë të vështirë të gjejnë argumente të mirëfilltë për para/gjykimin e tyre, atëherë kam menduar t’u vij në ndihmë me disa teza të hedhura nga homologët e tyre në vende të tjera të botës. Disa prej këtyre tezave kanë mbërritur dhe në vendin tonë. Ajo që bie në sy në këto teza janë defektet logjike të qëllimshme ose jo, që në shkrimin akademik njihen me nocionin “tatëpjetë e rrëshqitshme”. Unë po mjaftohem me përmendjen e më të spikaturave prej tyre:
1- XHIHADI SI NOCION TERRORIST I ISLAMIT. Është e vërtetë që xhihadi (apo lufta e shenjtë) evidentohet në Kur’an, por nuk duhet të harrojmë se Kur’ani është një kushtetutë, ku si çdo kushtetutë tjetër në botë evidentohet edhe lufta si “mburojë” e sigurisë kombëtare. Përndryshe në suren Tewbe thuhet; “Paqja është më e mirë -se lufta-”.
2- ISLAMI SI SIMOTËR E DEMOKRACISË. Trendi i analistëve në botë është ta paraqesin islamin si një fe “reaksionare” ndaj demokracisë. Faktikisht, ata që merren me hulumtimin e religjioneve e dinë shumë mirë se kjo fe përkon pothuajse totalisht me parimet demokratike, si “Votimi, Kolegjialiteti dhe delegimi kompetencave në vendimmarrje, e drejta pronës private, e drejta e sipërmarrjes, liria e tregut dhe ndershmëria e tij, lufta ndaj monopolit etj.” Prandaj dhe e përditshmja prestigjioze Nee York Times pas fillimit të Pranverës Arabe e hapte gazetën me artikullin: “Partitë islame që po e kuptojnë demokracinë më mirë se partitë demokratike”.
3- SUBJEKTIVIZIMI ISLAMIT. Islami si çdo fe tjetër në botë është një sistem moral dhe kod etik që përkthehet dhe subjektivizohet te çdo individ në bazë të temperamentit, formimit apo kulturës së tij. Në këtë kontekst çdo mysliman quhet i mangët apo i plotë në baze të zbatimit të fesë dhe nuk mund të emërtohet “mangësia apo ekstremizmi tij” si përfaqësues i islamit.
4- ISLAMI SI FENOMEN DHE JO POLITIKËBËRJE. Përhapja e islamit në botë është një fenomen që lind natyrshëm dhe jo një lëvizje politike e nxitur nga subvencionime apo investime të dyshimta shtetare, celulash terroriste apo ideologjizmash ekstremiste. Që në kohën e Qeverisë Nano, kur u implementua për herë të parë operacioni “fshesa” ndaj organizatave islamiste arabe -dhe mirë bëri- shohim se performanca e islamit në vend është rritur jo vetëm në dimensioni kuatintativ por edhe atë kualitativ.
5- ISLAMI SI “FE” E TË MARGJINALIZUARVE. Nuk është e vërtetë që islami gjen implementim vetëm te shtresat më të margjinalizuara sociale; sot kemi praktikues të kësaj feje duke filluar nga zyrtarët më të lartë, tek akademikë, pedagogë, doktorantë, e deri te specialistë të fushave të ndryshme, si mjekësi, ekonomi, inxhinieri dhe shumë e shumë të tjera që kontribuojnë si pjesë integrale dhe e pandashme e organizimit tonë kolektiv.
6- TENTATIVA E KAMUFLIMIT. Sot po tentohet që islamit t’i jepet identikiti i një feje të karakterizuar nga injoranca, varfëria apo inferioriteti. Kjo shihet qartë te disa media, kur për evenimente fetare mjaftohen me intervistimin e disa njerëzve të moshuar, që nuk do të ishte habi që të kenë humbur edhe memorien. Kjo situatë do të ishte analoge sikur media, në tentativë për t’i prezantuar opinionit publik një subjekt politik, PD, PS, apo LSI, të merrte në intervistë një misërpjekës, këpucëlustrues apo bananeshitës. Pra, t’i jepte ngjyrim gjithë subjektit politik me një pjesë tepër minoritare të saj dhe jo adekuate për një prezantim dinjitoz.
7- TERRORIZMI SI QEVERI E LEGALIZUAR. Nëse do të ishte e vërtetë teza se myslimanët janë radikalë xhihadistë që propagandojnë akoma luftën e shenjtë, atëherë qytetarët do të ngrinin një pyetje ndaj jush: “Pse kur parti islame në botë qeverisin vende të fuqishme si Turqia, Egjipti etj. nuk i shpallin ‘xhihad’ botës perëndimore? Madje kanë marrëdhënie diplomatike edhe ndaj armiqve të tyre tradicionalë, si Izraeli. A mos ndoshta dhe islami është një fe që e pranon edhe luftën, edhe paqen, edhe marrëveshjen, edhe diplomacinë si çdo shtet, qeveri apo parti normale në botë?
8- ISLAMI SI MBROJTËS MORAL. Shoqëria shqiptare ka një “hemorragji” të theksuar në ruajtjen e moralit të rinisë nga veset e këqija, si droga, bixhozi, imoraliteti, krimi etj. Shumë njerëz të rinj, në mungesë të alternativës, gjejnë prehje në religjionet që operojnë në vend. Nëse kjo xhelozon këdo në shoqëri, atëherë le të vijë me platforma më tërheqëse dhe të integruar, në mënyrë që të plotësojmë ato vakuume që nuk i kemi plotësuar deri më sot si shoqëri.
9- ISLAMI SI EKSTERNALITET POZITIV. Ekzistenca e fesë në shoqëri sjell për të benefite të dobishme, jashtë mekanizmave të tregut. Një njeri fetar ka prirje më të dobëta dhe probabilitet më të ulët për të vjedhur, spekuluar, mashtruar, gënjyer etj. Kjo bën që shoqëria të përfitojë prej këtyre sjelljeve të ekuilibruara, të cilat në afat të gjatë sjellin stabilitet në mekanizmat socio-ekonomikë të vendit.
Mesa shohim, islami është pjesë e pandashme e shoqërisë globale. Ai operon normalisht si çdo lëvizje, organizim, religjion apo ideologji e legalizuar dhe pranuar gjerësisht në botë. Ekstremizmat dhe radikalizmat ekzistojnë në çdo fe dhe në çdo ideologji. Madje dhe në sistemet demokratike ka parti të djathta apo të majta ekstremiste që propagandojnë dhe nxisin për luftë. Mos të shkojmë më larg se e majta ekstreme e fqinjëve tanë grekë, apo e djathta ekstreme në Itali. Ajo që e përfaqëson një organizim kolektiv është performanca afatgjatë dhe jo devijanca e individëve të caktuar apo rastet e izoluara e sporadike. Prandaj islami nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një kërcënim apo rrezik kombëtar. Nuk duhet harruar se që nga Lidhja e Prizrenit, te Fetvaja e Vehbi Dibrës, e deri te themelimi UÇK-së, islami ka qenë një nga faktorët përcaktues për pavarësinë në viset tona dhe për asnjë arsye apo motiv nuk do të shkonte kundër interesave të shenjta kombëtare.
Sot myslimanët i kanë të gjithë potencialët akademikë, administrativ, financiarë, kanë madje dhe kuorumin e nevojshëm për të themeluar një parti që do të ishte faktor në politikëbërjen e vendit. Këtë gjë, nëse nuk e dinë analistët, e dinë shumë mirë politikanët, që mundohen t’i përcjellin ata me muhabete kafenesh dhe ndërtime xhamish. Fakti që sot myslimanët nuk kanë ambicie dhe nuk tentojnë për të themeluar parti është argumenti më i fortë se ata ndihen të përfaqësuar nga partitë politike që bëjnë ligjet dhe qeverisin në vend. Pra, janë demokracidashës dhe konvenient me të.
Në doktrinat historike ka një parim të induktuar: “Cilësi e lëvizjeve ekstremiste është dritëshkurtësia dhe nxitimi në vendimet politike, çka gjithmonë i çon këto lëvizje në dështim dhe sjellje radikale”.
*Teolog i atashuar pranë Komitetit Mysliman Shqiptar.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi