Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Në Shqipëri kapen 15 pakistanezë, afganë dhe sirianë klandestinë Empty Në Shqipëri kapen 15 pakistanezë, afganë dhe sirianë klandestinë

Mon 3 Sep 2012 - 20:33
Në Shqipëri kapen 15 pakistanezë, afganë dhe sirianë klandestinë F1_03kland1346675347Kakavijë, 3 shtator – Kriza ekonomike në Greqi detyron edhe emigrantët e paligjshëm joshqiptarë të lënë këtë vend dhe të vijnë në Shqipëri për një jetë më mirë. Brenda dy ditësh, raporton AS, 15 persona, shtetas pakistanezë, afganë dhe sirianë, janë ndaluar nga policia shqiptare, pasi kishin hyrë në mënyrë ilegale nga Greqia. Policia e Gjirokastrës arriti të ndalojë më 1 shtator 7 shtetas pakistanezë të cilët kishin arritur të kalonin kufirin diku pranë pikës doganorë të Kakavijës. Shtetasit Mohsan Kohar, Shahid Jut, Muhamed Jut, Abad Guja, Nabelahmad Jut, Sakender Jad dhe Farok Awn janë kapur tek vendi i quajtur Ura e Lumit, pranë stacionit të autobusëve. Gjatë marrjes në pyetje, ata i kanë thënë policisë se kishin ardhur këndej kufirit për një jetë më të mirë në Shqipëri. Po në të njëjtën ditë në fshatin Gerhot u kapën dhe tre persona të tjerë të shtetësisë afgane. Ndërsa më datë 31 gusht, në afërsi të fshatit Jergucat të Gjirokastrës u ndaluan 5 persona të shtetësisë siriane, të cilat kanë dhënë të njëjtat arsye gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e policisë së Gjirokastrës.

Prej disa kohësh kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë fqinje ka detyruar shumë emigrantë të kthehen në vendin e tyre, mes tyre edhe mijëra shqiptarë. Mungesa e një të ardhmeje të sigurt atje ka bërë që numri i njerëzve që kthehen të vijë gjithmonë e në rritje. Por nëse shqiptarët kthehen në vendlindje për të investuar ndoshta kursimet e tyre, apo për të siguruar një punë të çfarëdoshme, emigrantët e tjerë kryesisht aziatikë e shohin tashmë Shqipërinë jo vetëm si një vend qëndrimi, por edhe si një trampolinë për të kaluar në një nga vendet e Bashkimit Evropian.(koha)

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Në Shqipëri kapen 15 pakistanezë, afganë dhe sirianë klandestinë Empty Re: Në Shqipëri kapen 15 pakistanezë, afganë dhe sirianë klandestinë

Wed 5 Sep 2012 - 13:04
Kryesohen SHQIPTARET.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi