Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Një femër astronautja e parë pakistaneze  Empty Një femër astronautja e parë pakistaneze

Sun 28 Oct 2012 - 14:07
Një femër astronautja e parë pakistaneze  Namira-Salim

Do të jetë një femër ajo që do të shndërrohet në personin e parë pakistanez që udhëton drejt hapësirës.

Bëhet fjalë për 37-vjeçaren, Namira Salim që ka vendosur të shpenzojë 200 mijë dollarë nga pasuria e familjes për të ndërmarrë një udhëtim turistik drejt hapësirës.

“Më pëlqen ideja e të qenurit austronatja e parë pakistaneze. Do të jetë njësoj sikur të jem një princeshë speciale e vendit tim, ndoshta edhe më mirë”, thotë Salim.

37-vjeçarja pagoi 200 mijë dollarë në vitin 2006 pasi u përzgjodh nga lista e 44 mijë aplikuesve për të ndërmarrë një udhëtim turistik në hapësirë.

Ideja e ndërmarrjes së udhëtimeve turistike në hapësirë u hodh në vitin 2004 kur Richard Branson ku bleu pesë anije hapësinore për këtë qëllim. Që nga ajo kohë, nisja e ekspeditë së parë turistike është shtyrë vazhdimisht. Fillimisht u përfol për në 2007, më pas u shty për në 2009, nga 2009 kaloi për në 2011, ndërsa planet aktuale janë për në 2013.
Lista e personave që kanë paguar që në vitin 2006 200 mijë eurot për të ndërmarrë udhëtimin turistik special ka shkuar në 529 persona, të cilë më parë u janë nënshtruar trajnimeve për të qenë të përgatitur për jetesën dhe lëvizjen pa gravitet.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi