Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Britania, një ëndërr apo një tmerr për nuset pakistaneze Empty Britania, një ëndërr apo një tmerr për nuset pakistaneze

Sun 12 Jan 2014 - 17:26
Emigrantë të panumërt, e shohin Britaninë si tokën e premtuar. Kështu shumë vajza të reja nga vende të ndryshme, martohen në Britani edhe me burra të moshuar, vetëm për të pasur një jetë më të mirë. Një 26-vjeçare pakistaneze ka treguar historinë e saj me burrin Shabaz.“Babi dhe gjyshi im janë miq të babait dhe gjyshit të tij. Familjet vijnë nga fshatra të afërta. Në vitin 2010, nëna e Shabaz e thirri babanë tim rreth marrëveshjes së fejesës. Prindërit e tij interesoheshin për mua për shkak të kualifikimeve që kisha, krahasuar me vajzat e tjera”, thotë ajo, duke treguar se kishte përfunduar shkollën për Botanik dhe Psikologji.

“Prindërit e tij erdhën dhe u vendos. Prindërit e më pyetën dhe unë u thashë: OK. Në ditën tonë të fejesës, në nëntorin e vitit 2011, të pranishëm ishin prindërit e të dyve, por Shabaz, kishte mbetur në Londër për shkak të punëve të tij. Folëm me të në “Skype”. Ai më pyeti rreth kualifikimit tim dhe familjes dhe se çfarë personi isha”, shpjegon ajo. 500 mysafirë ishin në dasmën e tyre. Menjëherë pas kësaj, Shabaz ishte kthyer në Londër, për të përgatitur letrat e saj të emigrimit, të cilat minimum marrin 6 muaj kohë.

Ndërkohë, histori tjetër ka Rani, po ashtu pakistaneze. “Si vajzë e vogël, kisha ambicie të bëhesha doktoreshë, por prindërit e mi donin që të mësoja Kuranin. U dërgova në Medrese, që nga mosha 10-vjeçare”, nis tregimin ajo.

“Isha 18 vjeçe kur familja ime vizitoi familjen e një burri. Ai gjithashtu solli disa njerëz nga Britania e Madhe. Ata erdhën në Pakistan, me qëllimin për të gjetur një nuse për djalin e tyre. Vizitorët më pyetën rreth familjes dhe jetës sime. Nuk e dija arsyen, por së shpejti mësova se ata menjëherë pyetën rreth martesës sime me djalin e tyre”, shpjegon ajo.

“Vjehrri im i ardhshëm më tha: Ne jemi familje religjioze dhe po kërkojmë një vajzë të tillë”, tregon ajo, ndërsa familja e saj i kishte kërkuar të fliste me djalin.

“Burri im i ardhshëm ishte në Pakistan gjithashtu, por vjehrri im i ardhshëm, arsyetoi mungesën e tij, duke thënë se nuk flet Punjabi ose Urdu, dhe se kishte problem. Familja ime pranoi arsyetimin dhe marrëveshja u arrit. Vjehrra ime donte që gjërat të kryheshin shpejt dhe kërkonte që unë të martohesha brenda javës”, thotë ajo.

Për herë të parë, Rani e pa burrin e saj në vitin 2001, në ceremoninë e tyre të martesës. “Isha e lumtur dhe e frikësuar. Kur ne ishim më në fund së bashku, vjehrra ime më tha t’i them ‘selam’ atij, ndërsa ai vetëm e lëvizi kokën”, tregon ajo.

Deri atëherë ajo nuk kishte dyshuar për asgjë. Por, gjërat ndryshuan kur mbërriti në aeroport në Manchester dhe takoi burrin dhe vjehrrin e saj.

Ajo tregon se ishte munduar të përshtatej në familjen e re, duke kryer punët e shtëpisë dhe duke mësuar për fenë. Por problemi qëndronte te burri i saj, i cili nuk flinte me të.

Ajo kishte filluar të ndihej e abuzuar mendërisht nga vjehrra, vjehrri dhe burri, të cilët e fajsonin atë për marrëdhënien që kishte me bashkëshortin. Ajo kishte turp t’i tregonte familjes së saj në lidhje me situatën.

Por ka qenë vjehrri i saj, i cili kishte filluar ta ngacmonte seksualisht. “Ai më pyeste rreth jetës sime seksuale dhe më shikonte në një mënyrë tjetër, dhe jo si bijën e tij. Një ditë kur isha e sëmurë në shtrat, ai erdhi dhe më kapi gjoksin. Ai donte të më puthte dhe unë nuk doja. Më tha se nëse djali i tij nuk do të më linte shtatzënë, do ta bënte ai”, tregon ajo.

Rani thotë se tmerri i saj kulmoi, kur vjehrri e përdhunoi atë në Medrese, kur ajo ishte katër muajsh shtatzënë me burrin e saj.

“Nuk mund të bëja asgjë. Bota ishte jashtë dhe unë nuk isha pjesë e saj. Pasi u përdhunova, i tregova kunatës, (gruas së vëllait të burrit), dhe ajo më tha, që ta mbyllja gojën sepse askush nuk do të më besonte”, tregon Rani.

Në vitin 2007, Rani pasi jetoj si e burgosur për shtatë vjet, mori dy fëmijët dhe u largua nga shtëpia e burrit. Ajo lutet, që vajza e saj, të gjejë lumturinë që ajo nuk e kishte. Por, siç shkruan “Daily Mail”, ky nuk është, rasti i vetëm, pasi raste të tilla ka me mijëra.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi