Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Historia e një mbreti që (ndoshta) ka ekzistuar Empty Historia e një mbreti që (ndoshta) ka ekzistuar

Tue 4 Sep 2012 - 13:34
Historia e një mbreti që (ndoshta) ka ekzistuar M102-s

Një mbret i mencur dhe kurajoz, një magjistar finok që e këshillonte, një shpatë legjendare, gra fatale, të pabesa ose të dashuruara, një skuadër kalorësish të zotë dhe të panjollë, një mbretëri paqësore për të mbrojtur dhe bëma përtej kufijve të të mundurës. Këta janë ingredientët e historisë së pavdekshme të Mbretit Artur dhe të kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët.
Një histori romantike plot aventurë e cila që nga rapsodët e shekullit XI e deri tek lojërat elektronike të kohëve të sotme nuk ka pushuar së na tërhequri dhe së frymëzuari interpretime të rinj. Por bëhet fjalë vetëm për legjenda, apo është e mundur që Arturi të ketë ekzistuar vërtetë?
"Do të ishte e gabuar të përgjigjeshim me një po, apo me një jo", thotë Geoffrey Ashe, që konsiderohet eksperti më i madh i studimit të Mbretit Artur. "Figura të tjera historike janë bërë heronj legjendash mesjetare, si Aleksandri i Madh dhe Karli i Madh, por për ta ekzistojnë burime historikë të besueshëm. Për Arturin theksi është i gjithi mbi legjendën dhe është e vështirë të dallosh, nëse ekzistojnë, faktet historikë".
Problemi qëndron mbi të gjitha në faktin që rrëfyesit mesjetarë, ndryshe nga romancierët modernë historikë, nuk shqetësoheshin për të dokumentuar faktet dhe kushtet e vërteta të jetës për kohët e kaluara për të cilat flisnin. Më shumë e përditësonin gjithvcka në kohën kur jetonin, duke e bërë kështu shumë të vështirë të kuptojmë se kur ishte evërtetë e kur bëhej fjalë për fantazi.
Nuk janë gjetur asnjëherë shkrime apo përshkrime bashkëkohorë të Arturit. Përmendja më e lashtë e emrit të tij gjendet tek Historia Brittonum redaktuar nga një murg me emrin Nenni në fundin e shekullit VIII. Bëhet fjalë për një përmbledhje koncize dhe të paplotë të 120 viteve të historisë britanike nga 428 deri në 547. Nennio, që prapë nuk përmend asnjëherë një "Mbret Artur" rrëfen megjithatë bëmat e një ushtari me atë emër, duke e kutjuar si një komandant ushtarak të angazhuar në mbrojtjen e pronave të mbretit të britanëve nga pushtuesit saksonë, që imposhti në plot 12 beteja të njëpasnjëshme.

Gjurmë italiane

Rrëfime dhe legjenda për një personazh të ngjashëm, qarkullonin edhe më tej. Për Arturin flitej në Irlandë, në Normandi - ku emri i tij shfaqet rreth vitit 1050 - dhe madje edhe në Itali. Ekziston në fakt një basoreliev në Porta della Pescheria del Duomo në Modena i vitit 1099, ku shfaqet mbreti dhe kalorësit e tij që shpëtojnë Gjenevën nga keqbërësit: është i pari përfaqësim artistik që ekziston për Arturin. Por, pranë Abacisë së San Galganos në Toskanë ndodhet e vetmja shpatë e vërtetë e ngulur në shkëmb...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi