Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Shekspiri nuk ka ekzistuar kurrë Empty Shekspiri nuk ka ekzistuar kurrë

Mon 25 Apr 2011 - 15:22
Dyshimi kryesor janë provat e pakta të ekzistencës që ka lënë pas vetes dramaturgu anglez. Ashtu si autopsitë e trupave të alienëve dhe pranisë së një qitësi të dytë në vrasjen e Presidentit amerikan Kenedi
Skeptikët nisën ta vinin në dyshim identitetin e vërtetë të gjeniut në fund të shekullit XIX. Që atëherë, teoria e ekzistencës së një autori tjetër ka fituar legjitimitet falë këmbënguljes së disa studiuesve dhe historianëve. Tani, thuajse 300 personalitete kanë kërkuar publikisht që teoria e tyre të merret seriozisht në konsideratë.
Më 10 shtator, aktori shekspirian Derek Xhekobi dhe ish-drejtori artistik i “Shakespeare‘s Globe Theatre”, Mark Rilans, shpallën publikisht “deklaratën e dyshimit të arsyeshëm”.
I përpiluar nga “Koalicioni i autorësisë së Shekspirit” (një fondacion dedikuar tërheqjes së vëmendjes së publikut mbi identitetin e vërtetë të gjeniut të dramës), dokumenti i kërkon botës akademike të pranojë se “ka mjaft hapësirë për të pasur dyshime mbi identitetin e Shekspirit” dhe që këtij problemi t‘i jepet rëndësia e duhur nga ana e studiuesve.
Bashkë me firmat e Xhakobit dhe Rilensit gjenden ato të Çarls Çamplin, ish-redaktori për artin i së përditshmes amerikane “L. A. Times”; Majkëll Delahoid, profesor në Universitetin e Uashingtonit dhe Robin Foks, profesor i teorisë shoqërore në Universitetin Rutxhers të Nju-Xhersit. Por edhe disa emra më të famshëm, si Mark Tuein, Çarls Dikens dhe Orson Uells, gjenden në listën njerëzve që besonin se nën firmën e Shekspirit fshihej dikush tjetër.
Në zemër të debatit qëndron fakti se, për një njeri aq të aftë me penën, e që e kaloi jetën duke shkruar, Shekspiri ka lënë prapa shumë pak prova të ekzistencës së tij. Pjesa më e madhe e studiuesve bien dakord se ekzistojnë mjaftueshëm prova për të vërtetuar se Uilliam Shekspir lindi në Stratford mbi Avon, u bë aktor dhe u kthye në qytetin e lindjes deri kur vdiq në vitin 1616.
Por udhët e mbështetësve të secilës teori ndahen pikërisht këtu.
Stratfordianët, siç njihen, besojnë se Uilliam Shekspir është i njëjti individ që shkroi atë, që më pas do të vlerësohej si vepra më e madhe letrare në historinë Britanike.
Antistratfordianët thonë se nuk ekziston asnjë e dhënë bindëse për të lidhur Shekspirin me dramat, poemat dhe punët e tjera që i atribuohen atij. Dhe kështu nis loja e polemikave.
Stratfordianët vërejnë se emri i Shekspirit është shtypur në faqet e shumë dramave të publikuara gjatë kohës që ishte gjallë.
Antistratfordianët nënvizojnë se askush nuk e ka idenë as si e shkruante Shekspiri emrin e vet: gjenden vetëm gjashtë firma të hedhura me shpejtësi nga dora e tij, të cilat mund të lexohen në mënyra të ndryshme. Stratfordianët thonë se disa bashkëkohës e zënë në gojë Shekspirin në veprat e tyre; pala tjetër këmbëngul, se i referohen vetëm si aktor, pa e përmendur kurrë si autor.
Pastaj, ekziston një dallim i qartë mes jetës së Uilliam Shekspir dhe jetëve për të cilat shkroi në veprat e tij. Antistratfordianët dalin me tezën se vepra e tij karakterizohet nga njohja e shkëlqyer e literaturës botërore, e gjuhës, e jetës aristokratike dhe udhëtimeve jashtë vendit – gjëra që duhej të ishin krejt të huaja për aktorin e një qyteti të vogël pa shkollim universitar.
Siç shkruhet në Deklaratë, “studiuesit nuk kanë asnjë ide për mënyrën si ai e krijoi atë bagazh të thellë e të detajuar njohurish që tregohet më së miri në vepër”. Është kjo arsyeja për të cilën për të gjetur Shekspirin e vërtetë këta studiues i hedhin sytë tek aristokratët dhe njerëzit që kishin luksin për të udhëtuar nëpër botë. Eseisti Frensis Bekon, poeti dhe dramaturgu Kristofer Marlou, aristokrati Eduard de Ver: janë këta kandidatët më të mundshëm.
Por pala tjetër e hedh poshtë me forcë këtë snobizëm, duke thënë se edhe një formim më se normal do të kish mjaftuar që Uilliami të arrinte të shkruante veprat e famshme. Dhe këtë stratfordianët kërkojnë ta argumentojnë, duke ngulmuar te fakti që shumica e dramave të Shekspirit janë adoptuar nga vepra më të hershme. Sipas tyre, Uilliami u mbështet tek autorë të tjerë për të kompensuar atë që nuk kishte marrë në universitet apo përvojat e munguara të udhëtimeve.
Ata argumentojnë se Shekspiri në vepra është mbështetur shumë edhe te përvojat personale”, thotë Xhonatan Beit, një ndër emrat kryesorë të stratfordianëve. “Por një imazh i tillë – ku shkrimtari fut shumë nga vetja në vepër – i autorëve është shumë i vonshëm, një ide shumë romantike në literaturë. Në kohën kur Shekspiri shkroi punët e tij, nuk veprohej kështu”.
Por pak rëndësi ka fakti nëse këto kryevepra të letërsisë botërore i shkroi Shekspiri, De Veri apo Frensis Bekon – çfarë do ndryshojë në rëndësinë e tyre në rast se mësohet që autori ka përdorur emër të rremë. Përse gjithë kjo zhurmë? Që të dyja palët i mëshojnë idesë se zbulimi i identitetit të njeriut që qëndron pas “Hamletit” e “Mbretit Lir” është thelbësor për kuptimin e veprave.
“Interpretimi që i bëjmë veprave të Shekspirit do të ishte krejt i ndryshëm në rast se do dinim me saktësi kush i shkroi”, thotë Bill Ribinshtein, profesor historie në Universitetin e Uellsit, njëherësh edhe këshilltar akademik në fondacionin “Koalicioni i autorësisë së Shekspirit”. “Në rast se ka qenë i përfshirë thellësisht në politikë, për shembull, çdo rresht i secilës vepër do të kishte motivime të tjera”, shton profesori.
Me anë të “Deklaratës së dyshimit të arsyeshëm”, firmëtarët e koalicionit nuk duan të thonë se dinë kush i ka shkruar punët e Shekspirit, por që kjo pikëpyetje “të vlerësohet me rëndësinë e duhur nga qarqet akademike, si një çështje së cilës i duhen kushtuar studime e thellime”.
Me këtë shpresë, Uilliam Lihi, kreu i katedrës së anglishtes në Universitetin Brunel, për herë të parë do të përfshijë në kurset e tij edhe leksione mbi autorësinë e Shekspirit. “Studimet mbi Shekspirin merren me veprën e tij, duke e trajtuar nga shumë këndvështrime – feminist, postkolonialist, historik, – thotë ai. – Mendoj që do të ishte rëndësishme që ta përfshinim edhe autorësinë mes tyre”.
Shekspiri nuk ka ekzistuar kurrë William-shakespeare-248x300
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi