Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shekspiri nga Ballkani, mirë dhe keq Empty Shekspiri nga Ballkani, mirë dhe keq

Thu 17 May 2012 - 17:45
Shekspiri nga Ballkani, mirë dhe keq Bujar-Asqeriu-Henry-VI-300x200Matt Trueman

E gabuar marrëveshja e vendeve të Ballkanit me trilogjinë e dramave “Henri VI” të Shekspirit. Jo vetëm pse iu duhet të hahen me katrahurën e dukëve të ndryshëm, e familjeve të tyre dhe aleancave të tyre të paqëndrueshme – boll i vështirë është si akt heroik edhe pa barrierën gjuhësore – secilit i duhet të veprojë kështu nga zeroja. Me ndarjen e trilogjisë ndërmjet tri kompanive, Globit i duhet të bindë tri gjuhë për një narrativë, por ato e dobësojnë lëvizjen e pandërprerë epike të historisë, përmes së cilës bijtë lajnë hesapet e baballarëve të tyre.

Kjo është për të ardhur turp, sepse ndërkohë që trilogjia ecën, pushteti mbretëror, i çoroditur, duket sikur bëhet më pak domethënës. Çdo dramë hapet me fronin mbretëror në skenë, i cili tkurret sipas rastit nga një karkasë e shkëlqyeshme në një strukturë druri dhe në fund, në një fron modest, më fort i përshtatshëm për mjelëse sesa për madhëri. Urrejtja e harron qëllimin e saj të lartë. Ana tjetër është konflikti i vërtetë mes brezave që përshkon të tërën. Të rinjtë janë vazhdimisht harbutë me pleqtë dhe një klan tjetër flokëthinjurish ekzekutohet.

“Henri VI” Pjesa 1, e Teatrit Kombëtar të Beogradit hapet me skenën e mbushur me trupa që fillojnë e bëhen të gjallë, sikur nga fundi i një lufte. Çuditërisht, serbët me këtë të garantojnë se do t’i qëndrojnë një historie shumë angleze. Kilotat dhe xhaketat e tyre prej lëkure sikur të kenë dalë nga ndonjë bastisje në Pyllin Sherud, ndërsa një tryezë e rrumbullakët në stilin Artur dominon skenën, duke u mbyllur, ndonëse konflikti me Francën vazhdon, me rezultatin e tij shkatërrimtar dhe Anglinë që kthehet kundër vetvetes.

Nikita Milivojević ka realizuar një vepër deskriptive trupore, me një ndjenjë humori dhe kthjelltësi të vërtetë, sado që maskarada e vazhdueshme për të treguar hollësira ndjehet e tepërt. Me shpalljen e aleancave si fillimi i luftës civile, dukët e lyejnë ballin me ngjyrat e luftës, e kuqe dhe e bardhë. Ndërsa Henri, një Hadži Nenad Maričić energjik, pajton palët plot zell, sikur nuk ka kuptim që pas një shtrëngimi duarsh me një qejfprishur si Luis Suárez, të ziejë inati prapa kësaj aleance të dyshimtë. Ndodh shpesh që impulsi tregimtar të sakrifikohet për hir të imazheve të veçuara skenike – flet për këtë një skenë në të cilën dy korrierët grindavecë përpiqen si të xhindosur që të mbledhin hirin e Henrit V e ta derdhin në urnë.

Dihej gjithashtu për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë që e luan Pjesën 2, me veshjen e tij kombëtare, pelerina me gjoja xhevahire dhe fustanella. Statikë dhe burra shteti në veshjet e tyre mbretërore, oborri mbretëror i Henrit duket sikur të ketë nga dalë nga senati i Çezarit. Po të marrësh parasysh pëshpërimat e komplotit rreth e rrotull Henrit të Indrit Çobanit, një kujdestar klase i shpëlarë, pa vend s’mund t’i quash, veç thjesht të mërzitshme e të padurueshme. E kot të kapesh te teksti, e të harrosh që edhe gjysma e publikut me zor mund ta ndjekë.

Rebeli Xhek Keid i Bujar Asqeriut, një Rambo baritor, jep mundësi për një goditje aq të nevojshme, por që efekti u çua dëm nga loja e përkrahësve të tij kryengritës. Jemi “futur” në efektin e një spektri të gjerë steriotipesh jofunksionale: një aktor luan një personazh me një krah me njërën gjymtyrë brenda xhaketës, dikush tjetër përpiqet të jetë i verbër, me një sërë vështirësish të jashtme për të nxënë. E për t’u ngushëlluar, kjo e gjitha është pak më shumë se vitet ‘50.

Lavdi zotit, është Trupa e Teatrit Kombëtar të Bitolës nga Maqedonia që i sjell gjërat në vend me pjesën e tretë të Henriadës, një realizim i guximshëm satirik ku luhet me një llojshmëri uniformash ushtarake që të kujton disi kompaninë e teatrit Propeller. Realizimi i regjisorit amerikan John Blondell është i pari që arrin të kapë brutalitetin e luftës – Klifordi vdes me një hu në fyt – por edhe ngjyrat e personazheve të veçantë.

Mbreti Henri i Petar Gorkos është tiran si fillim. Ai ka gjithë takëmet, përfshirë dhe një Mbretëreshë Margaretë lozonjare mbi taka vrastare (Gabriela Petrushevska), por i braktis ato për një jetë të çliruar nga politika. Pasardhësi i tij, Eduardi i Ognen Drangovski-t, është gjithkund princi playboy, që robëron Lejdi Grejn në paraskenë. Martin Mirchevski dhe Filip Mirchevski janë të shkëlqyer si dy vëllezërit e tij të kruspullosur e ziliqarë; që të dy tmerri i Jorkshirit.

Blondell ka bërë një lëvizje mjeshtërore duke i bërë femërore personazhet e Uoruikut dhe të Mbretit Luigj i Francës. Ndërsa burrat luftojnë për egot e tyre, duke rrojtur me armiqësitë e shkuara dhe ambiciet personale, këto gra dhe Mbretëresha Margaretë mendojnë vetëm për të ardhmen dhe për atë fëmijë që do të ulet në fron.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi