Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Zbulohet sëmundja misterioze e ngjashme me AIDS-in Empty Zbulohet sëmundja misterioze e ngjashme me AIDS-in

Tue 4 Sep 2012 - 19:37

Zbulohet sëmundja misterioze e ngjashme me AIDS-in Spacer
Zbulohet sëmundja misterioze e ngjashme me AIDS-in 29001_4TIRANE-Një
sëmundja e re misterioze është konstatuar tek pacientët nga Azia dhe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka simptomat e ngjashme me AIDS-in,
edhe pse askush nga pacientët nuk është infektuar me HIV.

Sistemi
i imunitetit i pacientëve dëmtohet, duke i lënë në pamundësi të mbrohen
nga mikrobet e ndryshme. Ende nuk dihet se çfarë e shkakton këtë
sëmundje, por duket që nuk është ngjitëse.

Sipas disa rezultateve studimeve, sëmundja duket si një lloj tjetër i mungesës së imunitetit që fitohet me kohë.

Sipas studimeve të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet nga viruset, siç është rasti me AIDS-in.

“Në
dhjetë vitet e fundit kam parë të paktën 3 pacientë, të cilët kanë
pasur këtë sëmundje”, ka thënë dr. Dennis Maki, specialist për sëmundjet
infektive nga Universiteti në Wisconsin.

Ka mundësi që ndonjë lloj infeksioni të aktivizojë sëmundjen, edhe pse vetë sëmundja nuk transmetohet nga personi në person.

Sëmundja
zhvillohet rreth moshës 50 vjeç, por nuk trashëgohet në familje, cfarë
shpjegon që për lindjen e saj nuk është fajtor ndonjë gjen i caktuar.

Virusi
i cili shkakton AIDS-in shkatërron qelizat T, të cilat janë kyç në
mbrojtjen e sistemit të imunitetit. Sëmundja e re nuk ndikon në qelizat
T, por shkakton një lloj tërësisht të ndryshëm të dëmit. Kjo sëmundje në
trupat e të sëmurëve shkakton krijimin e substancës së quajtur
auto-antitrup, e cila bllokon, iterferon-gamën, sinjal kimik, i cili i
ndihmon trupit të luftojë kundër infeksioneve. Bllokimi i këtij sinjali
nuk lejon njerëzit të luftojnë kundër viruseve, sëmundjeve kërpudhore
dhe mikrobaktereve, grupit të mikrobeve të ngjashëm me tuberkulozin, të
cilat shkaktojnë dëme serioze në mushkëri.

Por, shkencëtarët ende nuk e dinë se cfarë e shkakton krijimin e auto-antitrupave.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi