Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Qetësohuni në punë me këto teknika të jogës Empty Qetësohuni në punë me këto teknika të jogës

Tue 4 Sep 2012 - 19:38
Qetësohuni në punë me këto teknika të jogës 57905
punoni gjithë ditën në një tryezë mund të jetë më stresuese për trupin
tuaj sesa ju mendoni. Të kaloni një periudhë të gjatë kohe në një
karrige mund të shkaktojë ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, duke
nënkuptuar që muskujt tuaj nuk po marrin oksigjenin e nevojshëm dhe kjo
shpesh rezulton në një tension muskujsh. Dhe nëse i shtojmë kësaj dhe
stresin që mund të keni nga shefi juaj, ky mund të jetë një moment për
të marrë një qetësues. Ky stres mund të transmetohet dhe në jetën tuaj
personale, duke rezultuar në rritje të ankthit dhe net pa gjumë. Për fat
të mirë, siç kanë zbuluar shumë persona, joga mund të ofrojë lehtësim
të madh për stresin që lidhet me të punuarit në zyrë. Disa lëvizje të
jogës mund të bëhen në vetëm pak minuta, në tryezën tuaj të punës.
Tërheqjet e jogës dhe ushtrimet e frymëmarrjes i japin oksigjen gjakut,
përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt muskujve dhe lehtësojnë
tensionin.

Merrni fryme thelle
Hapi i parë për t'u qetësuar në zyrë është të mësosh teknikat e duhura të frymëmarrjes. Provoni teknikat e mëposhtme:
-
Merrni frymë thellë nga fundi i stomakut (diafragma), duke parë se si
barku juaj fryhet si një tullumbace. Shpatullat tuaja mund edhe të
kërcasin, teksa ajri i ri zëvendëson të vjetrin. Më pas nxirreni frymën
ngadalë. Përsëriteni këtë proces për të paktën një minutë. Mbyllini sytë
në rast se mundeni dhe mundohuni që çdo herë të ndërmerrni frymëmarrje
më të thella, më të ngadalta dhe më të gjata. Mos e mbani frymën, por
vazhdojeni atë teksa qetësoni trupin dhe lini tensionin të largohet.
-
Merrni frymë me hundë për një sekondë, pastaj nxirreni frymën jashtë
për një sekondë. Përsëriteni këtë proces, duke shtuar një sekondë
frymëmarrjen brenda dhe jashtë. Ju do të ndiheni shumë më të qetë në
momentin që do të keni arritur një frymëmarrje deri në dhjetë sekonda.
Tërheqje
Tërheqja
është një nga mënyrat më të mira për t'u qetësuar dhe relaksuar gjatë
ditës së punës. Ka pozicione terapeutike të jogës që mund të bëhen
ndërsa jeni i ulur në tryezë, që do të bëjnë mrekulli për pjesën tuaj të
pasme, qetësinë e mendjes dhe tensionin kronik të qafës dhe shpatullave
që ndodh kaq lehtë, teksa keni qëndruar gjithë ditën në tryezën e
punës. Qëndroni në buzë të karriges, duke vendosur duart mbi gjunjë.
Jepini shpinës përpara, duke tkurrur shpatullat përpara, sikur krijoni
një xhungë në kurriz. Mbajeni këtë pozicion për një sekondë ose dy dhe
më pas ngrijini supet. Përsëriteni këtë proces deri sa të ndjeni që
kurrizi juaj të qetësohet.
Teknika të tjereknika të tjera
Përveç ushtrimeve të frymëmarrjes dhe tërheqjes, ka dhe disa elementë të tjerë që mund t'ju ndihmojnë gjatë ditës së punës...
Aromaterapi:
Në rast se ju mbani një mbajtës aromash në tryezë, duhet të zgjidhni
atë që lëshon një aromë karakteristike qetësuese. Vetëm sigurohuni që
aroma nuk shqetëson kolegët tuaj.
Çaj: Në vend që
të merrni një pushim për të pirë kafe, më mirë pini një çaj kamomili.
Kamomili iu ndihmon të qetësoheni pas një periudhe stresuese me
menaxherin ose kolegët tuaj. Ndihmë vizuale: Mbani një fotografi të
vendit tuaj të preferuar, një citim që iu frymëzon ose lule të freskëta
në tavolinën tuaj të punës. Kujdesuni për veten!
Puna me shkaterron
Nuk
është imagjinata juaj dhe nuk është një shaka: Puna juaj në fakt mund
të jetë duke iu sëmurë, duke iu lënë pa gjumë dhe duke shkatërruar
sistemin tuaj imunitar, duke iu bërë më të brishtë ndaj sëmundjeve.
Gjërat janë me të vërtetë më stresuese këto ditë. Në fakt, stresi në
vendin e punës është rritur shumë gjatë viteve të fundit, sipas
kërkuesve. Ja ku është dhe një tjetër gjë e mirë nga po këta kërkues:
Armiku mund të jetë brenda. Ajo që e bën punën stresuese nuk ka të bëjë
vetëm me pritshmëritë e larta, por gjithashtu dhe me mënyrën se si ju
reagoni ndaj këtyre ndryshimeve dhe sa kujdeseni për veten. Më poshtë
janë tri hapa të thjeshtë për të hequr stresin e punës: Praktikoni që
t'i kushtoni vëmendje asaj që shkon mirë çdo ditë, sesa të fiksoheni pas
problemeve. Teksa ju bini të flini çdo mbrëmje, detyrojeni veten të
kujtoni dhe të rishikoni diçka të mirë rreth ditës që kaluat.
Plotësojini vetes tri dëshira çdo ditë - tri gjëra që janë të këndshme
dhe relaksuese për ju. Bëjini ato gjithmonë! Bëni gjumë të mjaftueshëm,
ushtrime për të paktën 30 minuta në ditë (një shëtitje mund të mjaftojë)
dhe hani shëndetshëm, me ushqime të mirëbalancuara. Deri sa ju të
fitoni një lotari, që do të zgjidhë problemet tuaja, stresi në vendin e
punës ka të ngjarë të jetë i pranishëm gjithnjë. Por nuk ka arsye që ju
të mos e largoni atë, duke menaxhuar mendimet tuaja dhe stilin e
jetesës.
(e.m/summerpages/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi