Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Teknika: Meditimi që ndalon pirjen e duhanit Empty Teknika: Meditimi që ndalon pirjen e duhanit

Mon 10 Feb 2014 - 14:38
Teknika: Meditimi që ndalon pirjen e duhanit Teknikat-per-lenien-e-duhanit-1-150x150
Teknika: Meditimi që ndalon pirjen e duhanit Teknikat-per-lenien-e-duhanit-2-150x150

Edhe pse në këtë kohë janë në modë cigaret elektronike si alternativë e atyre tradicionale, lënia e duhanit vazhdon të jetë opsioni më i mirë nëse mendohet për shëndetin e duhanpirësit dhe të atyre përreth tij. Lënia e duhanit nga ana tjetër është një gjë që shumë duhanpirës kanë tentuar të paktën një herë në jetën e tyre ta provojnë, por megjithatë rezultatet shpesh janë kontradiktore: ka disa që ia kanë dalë ta lënë përgjithmonë duhanin, disa për pak kohë dhe të tjerë asnjëherë. Metodat në dispozicion në treg janë të shumta, duke filluar nga hipnoza, akupunktura e kështu me radhë. Por, ashtu siç e përmendëm më lart, ato nuk funksionojnë te të gjithë. Tani, kësaj mundësie i shtohet një praktikë natyrale dhe e thjeshtë, por shumë efikase në shumë drejtime, ashtu siç është treguar nga studime të shumta. Bëhet fjalë për meditimin e quajtur Mindfulness, ose ndërgjegjshmërinë që, sipas një studimi të ri, do të ishte i dobishëm edhe për ata të cilët duan të lënë duhanin. Studimi i publikuar në “Early Edition del Proceedings of the National Academy of Sciences”, është kryer nga hulumtuesit e Universitetit Teknologjik të Teksasit (TTU), te një grup prej 27 duhanpirësish (nga të dyja gjinitë) me një moshë mesatare 21 vjeç. Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në dy grupe: grupi i parë u formua nga 15 persona, nga të cilët 11 meshkuj dhe 4 femra. Ky grup filloi një program trajnimi të meditimit Mindfulness, të llojit IBMT (Integrative Body-Mind Training), që zgjati pesë orë në përhapjen totale gjatë dy javë të trajnimit. Ndërkohë, pjesëmarrësit e grupit të dytë iu nënshtruan një programi relaksimi, duke vepruar si një grup kontrolli. Doktori Yi-Yuan Tang dhe kolegët e TTU kanë mundur të vëzhgojnë se si në grupin që kishte ndjekur rrjedhën e IBMT ka pasur një reduktim 60% në pirjen e duhanit, në krahasim me grupin e kontrollit që nuk tregoi asnjë reduktim. Gjetja interesante e studimit ishte se pjesëmarrësit nuk ishin njoftuar për qëllimin e vërtetë të studimit, pra për të studiuar efektet e IBMT apo të zakonit të pirjes së duhanit, por ata besonin se po merrnin pjesë në një studim në të cilin do të mund të reduktonin stresin dhe do të përmirësonin performancën e tyre psikofizike. Për këtë motiv, rezultatet janë akoma dhe më shumë domethënëse, sepse atyre nuk u ishte thënë qëllimi i lënies së duhanit. Ashtu siç studime të mëparshme kishin treguar që IBMT përmirësonte autokontrollin, po kështu edhe studimi në fjalë tregoi të njëjtin konkluzion, se kjo metodë mund të kishte ndikim pozitiv edhe në sjelljen dhe në zakonin e pirjes së duhanit. IBMT është një lloj praktike meditimi shumë e përdorur në Kinë. Ajo e përfshin të gjithë trupin në një relaksim të plotë. Imazhet mendore dhe trajnimi në lidhje me ndërgjegjësimin (Mindfulness) udhëhiqet nga një ekspert i kualifikuar. Praktika në fjalë ka qenë objekt i studimeve të ndryshme për të vlerësuar paktin potencial te një shumëllojshmëri stresesh dhe të ndryshimeve që lidhen në tru, duke përfshirë funksionet dhe strukturën e tij. “Ne kemi zbuluar që pjesëmarrësit të cilët morën pjesë në trajnimin për IBMT, kanë përjetuar një rënie të konsiderueshme në dëshirën e tyre për të pirë duhan. Kjo, sepse meditimi Mindfulness promovon kontrollin personal, si dhe ndikon pozitivisht në vëmendjen dhe në hapjen ndaj përvojave të brendshme dhe të jashtme të subjekteve (personave në studim). Pra, ne besojmë se ky meditim mund të jetë i dobishëm në trajtimin e simptomave të varësisë ndaj duhanit”, shpjegon dr. Tang.

Si përfundim, mund të themi edhe një herë se meditimi është karta fituese kundër shumë problemeve me natyrë psikofizike. Ata që janë të interesuar për të lënë duhanin nëpërmjet kësaj metode mund të paraqiten në qendra speciale që merren me këtë çështje.
http://gazeta-shqip.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi