Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit Empty Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit

Tue 4 Sep 2012 - 23:15
Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit BerishaKryeministri Berisha, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e BLED-it në Slloveni, ka mbajtur një fjalë të gjatë, ku është përqendruar në shumë pika të ndryshme, duke filluar nga zhvillimet ekonomike në vend.

Ai ka deklaruar se një shqiptar sot merr 9 mijë dollarë për frymë në vit, ndërkohë që Shqipërinë e ka krahasuar me një Norvegji të Ballkanit.

“Sot shqiptarët ende nuk janë të pasur, por ata kanë rreth 9000 dollarë të ardhura për frymë dhe Shqipëria renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria përballet me probleme te shumta zhvillimi, por ajo ka arritur disa tregues themelore të vendeve të zhvilluara. Shqipëria ka sot vdekshmëri foshnjore dhe amtare njëshifrore. Nivelin e vdekshmërisë në tërësi më të ulët se në të gjitha vendet ish-komuniste. Aksesi në sistemin shëndetësor e arsimor, si dhe përdorimi i internetit në vendin tim janë afër ose në të njëjtat nivele me vendet e zhvilluara. Po kështu, janë garantimi i investimeve, regjistrimi i biznesit dhe investimet ndërsektoriale,” tha Berisha.

“Ekonomia shqiptare është rritur 22% në pesë vitet e fundit të marra së bashku, një shifër katër herë më e lartë sesa mesatarja e rajonit. Shqipëria po ndërton një nga infrastrukturat më moderne në rajon. Eksportet e Shqipërisë u dyfishuan për periudhën 2009-2011. Investimet e huaja direkte u rritën në 4 vjet me 316 për qind. Vitin e kaluar, vendi im mikpriti mbi 4 milionë turistë e vizitorë nga 300 mijë që priti gjithsej në vitin 2004. Zhvillimi i qëndrueshëm, i bazuar në rritjen e konkurrueshmërisë dhe rritjen jeshile, mbeten objektiva madhorë të qeverisë sime. Shqipëria është një vend i pasur në ujëra, një lloj “Norvegjie e vogël ne Ballkan”. Qeveria ka nënshkruar me sektorin privat rreth 120 kontrata për ndërtimin deri tani të 330 hidrocentraleve. Kompani nga vendet tuaja, nga e gjithë bota, po punojnë në Shqipëri për energjinë e gjelbër. 70 nga këto hidrocentrale kanë përfunduar së ndërtuari. Të tjerë janë në ndërtim e sipër. Në vitet që vijnë, vendi do të shndërrohet në një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon,” vijoi kryeministri.

Berisha është ndalur edhe tek çështja e imunitetit, duke përsëritur faktin se është i vendosur për heqjen e tij.

Por, një pjesë të madhe të fjalimit të tij, Berisha ia ka kushtuar pikërisht marrëdhënieve në Ballkan, duke thënë se në këtë rajon ekziston një rrezik, dhe që është ai i Albanofobisë. Si rast, Berisha ka marrë kryeministrin aktual të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Por unë mendoj se, pavarësisht nga progresi i jashtëzakonshëm që ka njohur rajoni ynë, sërish ai përballet me probleme e sfida për t’u zgjidhur. Këto probleme ekzistojnë në përpjekjet për të vështirësuar funksionimin e Federatës së Bosnje -Hercegovinës, përpjekjet për të kontrolluar me struktura paralele tre komuna të veriut të Mitrovicës dhe shndërruar ato në vatra të fuqishme të krimit të organizuar dhe kontrabandës, këto janë probleme serioze në rajon. Me qëndrimet ndaj Bosnjës dhe veriut të Mitrovicës, qarqe ultranacionaliste të Beogradit dëshmojnë se nuk kanë hequr dorë nga ëndrra e tyre e keqe që zhyti Ballkanin në njërin prej konflikteve më të egra të historisë së tij. Unë mendoj se respektimi i kufijve ekzistues në rajonin tonë, shndërrimi i tyre në kufij evropianë, është kusht themelor për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Por duhet të theksoj se një tjetër kërcënim në Ballkanin perëndimor është Albanofobia. Ky fenomen ka lënë gjurmë në sjelljen e fqinjëve ndaj shqiptarëve për dekada dhe shekuj. Kjo doktrinë racizmi, urrejtjeje dhe përçmimi ndaj shqiptarëve, fatkeqësisht, ka edhe sot shpërthimet e veta të shëmtuara.

Nuk mund të kenë shpjegim tjetër sulmet politike ndaj shqiptarëve të Preshevës ditën e heshtjes zgjedhore, të drejtuara nga njeriu që sot drejton ekzekutivin e Serbisë, me qëllimin e vetëm terrorizimin e shqiptarëve, që ata të mos dilnin në zgjedhje për të pasur deputetin e tyre në Parlamentin e Serbisë. Dhe sot, pas gati 70 vjetëve, këta njerëz nuk kanë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Serbisë.

Gjithashtu, është e pa justifikueshme denoncimi i nderimit të luftëtarëve të lirisë që, me sakrificën e tyre sublime, bënë të mundur Marrëveshjen e OHRIT, që përbën një bazë solide për paqen, stabilitetin e Maqedonisë.

Unë u ndala tek këto dy raste, por ka dhe shfaqje te tjera, të cilat janë dhe mbeten të papranueshme për shqiptarët.”
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit Empty Re: Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit

Tue 4 Sep 2012 - 23:24
Paska fol Diktatori Sali Berisha
Vafsh ne djall fytyre e poshter
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit Empty Re: Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit

Tue 4 Sep 2012 - 23:27
O ky eshte ^(* bre,nga na i nxori te ardhurat e shqiptareve ky,c'pis njeriu qe eshte ky kafsha
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit Empty Re: Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit

Wed 5 Sep 2012 - 13:00
Genjeshtra me nam!!!
Sponsored content

Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit Empty Re: Berisha: Ballkani kërcënohet nga Albanofobia. Shqiptarët marrin 9 mijë USD për frymë në vit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi