Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës” Empty Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës”

Mon 11 Feb 2013 - 16:00
Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës” Berisha3Kryeministri i Shqipërisë është tërhequr dje nga vendimi që morri para pak kohësh se të gjithë kosovarët që duan pasaportë shqiptare i kanë dyert e hapur. Berisha pohoi se nuk mund të ndërmerret një nismë ligjore me Kosovën, për shkak se ky shtet ka aplikuar për liberalizimin e vizave me BE-në dhe se një marrëveshje e tillë do të dëmtonte procesin tonë.
“Kjo për momentin ka një problem ligjor me Kosovën dhe kjo masë nuk mund të adaptohet pa një marrëveshjeje të veçantë me qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës po negocion me Bashkimin Europian procesin e liberalizimit të vizave. Dhe në këto kushte, ne nuk duam në asnjë mënyrë të cenohet ky proces shumë i rëndësishëm për Kosovën e pavarur. Pasi të finalizohet ky proces, dy qeveritë do të ulen të negociojnë një marrëveshje për këtë çështje. Por, për të gjithë shqiptarët e tjerë, qeveria shumë shpejt do t’u njohë atyre shtetësinë shqiptare. Ne do të veprojmë në këtë mënyrë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në zonën e ‘Shengen’-it, që jetojnë në vende që kanë marrëdhënie të njëjta me Shqipërinë me zonën e ‘Shengen-it”, theksoi Berisha.


Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se të gjithë ata kosovarë që do marrin nënshtetësi shqiptare nuk mund të votojnë në këto më 23 qershor, pasi opozita ka kundërshtuar.
“Tani vjen problemi i votimit. Ne u përpoqëm për t’ua dhënë këtë të drejtë bashkëkombësve tanë, që ata të votojnë. Opozita e kundërshtoi këtë me disa teza të regjimit të vjetër. Por, sidoqoftë, zgjedhjet janë zgjedhje dhe qeveria është e detyruar të bëjë gjithçka për të siguruar opozitën në transparencën e këtij procesi. Kështu që në këto zgjedhje nuk qe e mundur që shqiptarët jashtë Shqipërie të mund të votojnë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Dhe unë deklarova publikisht se ky vendim nuk nënkupton të drejtën e votës për këto zgjedhje. Kjo do të zgjidhet menjëherë me vendimin që do të merret për pak javë për shtetësinë e tyre dhe të drejtën e votimit pas këtyre zgjedhjeve. Sepse nuk dua që të krijohet përshtypja se po bëhet për të fituar vota”, u shpreh Berisha./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës” Empty Re: Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës”

Mon 11 Feb 2013 - 16:01
ky majmun genjen tridhjete here ne dite
maskarai po i vjen ngordhja e po qelb krejt vendin ?????
Ariol11
Ariol11
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 2251
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Lushnje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/10/2012

Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës” Empty Re: Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës”

Mon 11 Feb 2013 - 16:03
Sala nje gomar si gjithmon
Rrushjaa
Rrushjaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5780
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2013
http://gbpics.to/gbpics/blumen-fuer-dich32.jpg

Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës” Empty Re: Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës”

Mon 11 Feb 2013 - 16:09
ashtu keshtu mua sme nevoitet por me vika keq per ata qe kan pas nevoj per pasaporta te Shqiperis se u kputen tuj ble pasaporta te shkive e te gjithkahit ... Merzitur Merzitur
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës” Empty Re: Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës”

Mon 11 Feb 2013 - 21:08
Tallet Saliu me Shqiptaret ane e mbane dhe shikon mbi te gjitha disa budallenje qe e duan... andej nga Kosova!!!
Sponsored content

Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës” Empty Re: Tërhiqet Berisha: “Nuk ka pasaporta për shqiptarët e Kosovës”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi