Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Rikthimi në aktivitet: Lodhje, stres apo dembelizëm? Empty Rikthimi në aktivitet: Lodhje, stres apo dembelizëm?

Thu 6 Sep 2012 - 15:57
Shtatori nis me lodhje dhe dembelizëm në punë. Ky fenomen është vënë re menjëherë pas përfundimit të pushimeve dhe rikthimit në punë. Në vend që të gjithë të ishin më të kthjellët dhe punëtorë, zakonisht është vënë re që ndodh e kundërta. Madje të gjithë kemi pasur kontakt me familjarët, miqtë apo të njohurit tanë, ku kemi dëgjuar prej tyre ankesat për një gjendje lodhjeje dhe depresioni për t’u kthyer në punë. Pikërisht lidhur me këto probleme është bërë një studim në Universitetin e Milanos, nga departamentit i Neuro-shkencës, ku rezulton se të gjithë të sapokthyerit nga pushimet janë tepër të lodhur madje ata përdorin fjalën të “vdekur”. Për këtë arsye, ata nuk ndihen të gatshëm për t’u kthyer në punë.

Dita e parë e punës

Dita e parë e punës nis me një lloj stresi dhe mosdëshire për t’iu kthyer rutinës së përditshme. Të gjithë do të donin që të kishin edhe disa ditë më shumë pushime. Prandaj, kudo mund të dëgjosh shprehje të tipit: “O Zot, u ktheva prapë” , “Mos ma ngarkoni mua këtë detyrë se është e vështirë”, “duhet të punoj edhe sot?” etj. Me pak fjalë, ata që kthehen nga pushimet në ditën e parë të punës presin që kolegët apo shefi ta mirëkuptojë dhe të mos i kërkojë llogari për punë. Shumica e të sapokthyerëve, ditët e para të rikthimit në punë i konsideron si një lloj ambientimi nga faza e pushimeve në përshtatjen me ditët e punës.

Pse ndodh kjo…

Vetë personat që sapo janë kthyernga pushimet dhe sociologët pranojnë se është paksa e vështirë që të përshtatesh nga qejfi në pushime tek kërkesa e llogarisë dhe përgjegjësia në punë. Por, sociologët e lidhin edhe me një fenomen tjetër, që është, mënyra se si i kanë kaluar pushimet këta persona. Nëse kanë qenë aktivë apo pasivë. Domethënë, çdo gjë varet nëse ata kanë pushuar apo kanë bërë pushime, të cilat kanë qenë shumë aktive dhe detyrimisht të lodhshme. Prandaj, presupozohet se kur shkojmë me pushime duhet të pushohet dhe jo të qëndrojmë gjatë gjithë ditës të angazhuar me lojëra verore, qëndrim në diell apo not, dhe gjatë natës nëpër clube të ndryshme me muzikë të fortë dhe argëtim deri në orët e para të mëngjesit. Mund të themi se kjo është edhe një nga mënyrat më të preferuara për të rinjtë, se si ata i kalojnë pushimet.





Klodiana Turhani / sociologe

'Periudha pas pushimeve? Zgjidhni punët më urgjente e pastaj rutinën'

Duke u nisur nga studimi dhe nga ato se çfarë kemi parë dhe kemi komunikuar me të gjithë të sapokthyerit nga pushimet, “Shekulli” ka folur me sociologen Klodiana Turhanin, e cila na shpjegon se si ndihen ata që sapo janë kthyer nga pushimet, përse krijohet një situatë e tillë dhe ajo që është më e rëndësishmja, si të veprojmë për ta shmangur këtë situatë. Znj. Turhani shpjegon se faktor ndikues janë mënyat eorganizimit të pushimeve që kemi kaluar, lloji i punës, trajtimi në punë etj.

Në cfarë gjendje ndodhen të sapokthyerit nga pushimet, në ditët e para të punës?

Gjendjet variojnë nga lloji i pushimeve që kanë patur pushuesit (në qoftë se ju më pyesni vetëm për ta). Por shpesh kemi idenë se kur shkojmë me pushime pushojmë. Ne fakt kur shkojmë me pushime, duke u nisur nga grupmoshat apo nga statusi familjar secili përpiqet të ketë një projekt mbi pushimet, duke i parë në dy forma: pushime pasive apo pushime aktive. Lind pyetja çfarë kuptojmë me pushime aktive? Pushime të cilat karakterizohen nga shume udhëtime, lëvizje, sport, aktivitete familjare etj. Kurse pushime pasive kuptoj të ulurit në krevat dhe të lexuarit të një libri apo marrjes së rrezeve të diellit etj. Unë do të thoja se marrëdhënia që kemi me trupin dhe mendjen varijon dhe në bazë se si një individ i perception pushimet e tij mund të themi se si ai apo ajo i përcepton pushimet.

Cili është reagimi i tyre në punë?

Unë mendoj se pushimet kanë si synim në parim që individi të ndihet mirë fizikisht dhe mendërisht për të patur një marëdhënie sa më cilësore me veten dhe tjetrin dhe të jenë sa më kreativë në raport me punën. Por nuk mendoj se ka një përgjigje të prerë.

Të gjithë ata që takojmë, shprehen se ndodhen në gjendje stresuese, pa filluar punën?

Unë mendoj se ditët e para të punës apo dita e parë e punës mund të shfaqet një fenomen lodhje apo jo dëshire për t’u përshtatur ndryshimit të ritmit të organizimit të ditës. Variacionet që ndikojnë mund të jetë lloji i personalitetit të personit, lloji i punës, motivi që ky individ ka për punën, si ndihet ai në vendin e punës, sa motivues është ambienti i punës.

Shpesh thuhet se këta persona që ndihen të lodhur që në ditën e parë të punës janë dembelë…?

Nga puna klinike që unë kam me pacientë të grupmoshave të ndryshme kam vërejtur se është ndryshmëria midis punës dhe pushimeve që paraqet vështirësi në adaptim se sa është lodhja apo dembelizmi .

Si mund të dalin nga kjo gjendje dhe cila do të ishte mënyra më e mirë për t'iu rikthyer jetës së përditshme të punës?

Duke e parë si një proces normal, duke u organizuar se cilat janë gjërat më urgjente dhe cilat janë më esenciale për ditët në vazhdim.







Studimi

Pas pushimeve jemi “të vdekur”



Rikthimi në punë kthehet në një stres të zakonshëm dhe të përvitshëm për të gjithë. I njohur si sindromi i “pas-pushimeve”, ai është bërë kryefjalë edhe për një studim të fundit, të kryer në Itali, i cili ka rezultuar se pas pushimeve, jemi “të vdekur”... Studimi është kryer në Universitetin e Milanos, nga departamentit i Neuro- shkencës dhe ka nxjerrë disa nga shkaqet se përse ndodh kjo dhe nëse është e vërtetë apo gjendje e shtirur. "Ky është një çrregullim që ka të bëjë saktësisht me përshtatjen dhe që mund të shoqërohet me simptoma të ndryshme gjatë tranzicionit, në mes një periudhe të përshkallëzimit të tensioneve dhe rifillimit të shprehive të zakonshme”, - shpjegon Claudio Mencaçi, drejtor i Departamentit tëNeuro-shkencës në spitalin e Milanos. Duke shtuar se këtë vit, për më tepër, duke pasur parasysh dhe situatën delikate të referuar nga kriza financiare, për shumë njerëz kthimi nga pushimet është pritur më keq se më parë. Pasi, ai nuk ka qenë më i lidhur vetëm me mendimin për t’iu përshtatur punës apo riorganizimit e rutinave të familjes, por edhe me shqetësimet në lidhje me punën. Nën kushte të tilla, aktivitetet njohëse mund të bëhen pre e anktheve. "Nervozizëm, lodhje e thellë, vështirësi në përqendrim, trazime gjatë gjumit, dhimbje koke dhe ndonjëherë humbje peshe janë disa nga shqetësimet klasike. Në zhvillimin e tyre luan një rol kyç edhe stresi”,- sqaron më tej eksperti Mencaçi, lidhur me ketë fenomen të përhapur më së shumti në muajin shtator.





Këshilla

Kthimi nga pushimet: Pyetjet më të bezdisshme që bëjnë kolegët

Pas kthimit nga pushimet, përveç problemeve me ambientimin në punë, na duhet që t’u kthejmë përgjigje kolegëve për çdo detaj të pushimeve. Kjo është stresuese për këdo që do të kthehet në jetën e përditshme, por pa fraza të shpeshta që i dëgjojmë si refren për të gjithë të sapoardhurit. Ja disa shembuj: “Ku i kalove pushimet ? Me kë i kalove? Sa shpenzove? A ishte koha e mirë? etj. Ndërkohë që të gjithë janë të “vdekur” nga pagjumësia, lodhja, nervozizmi, të cilat janë të gjitha simptoma të kthimit nga pushimet Në shumicën e rasteve ndodh për shkak të ndryshimit të klimës, apo të relaksit gjatë pushimeve dhe përditshmërisë së ngjeshur në punë. Megjithatë psikologët ofrojnë disa këshilla për shmangien e këtyre shqetësimeve.

Emanuela Sako
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi