Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Shkollat, nga nëntori nis mësimi me turne

prej Thu 6 Sep 2012 - 16:01
Shkollat, nga nëntori nis mësimi me turne VEJSIU%201Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor rikonstruksionet e shkollave nuk kanë përfunduar akoma. E tillë është shkolla 9-vjeçare, “Emin Duraku” ku në godinën e kësaj shkolle, rikonstruksionet vazhdojnë që prej disa ditësh, por ende nuk kanë përfunduar. E njëjta gjë vlen edhe për shkollën e mesme “Sandër Prosi”, në Sanatorium. Edhe në këtë shkollë krahas regjistrimeve të nxënësve vazhdojnë edhe rikonstruksionet. Më prob-lematike paraqitet situata në disa shkolla ku rikonstruksionet nuk kanë filluar akoma dh pritet të fillojnë gjatë procesit mësimor. E tillë është shkolla “Servete Maçi” dhe “Ahmet Gashi”, të cilat do të rikonstruktohen në muajin nëntor. Kjo e fundit, sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik, këtë vit nuk duhej të hapej pasi nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare. Në shkollën 9-vjeçare, “Ahmet Gashi”, klasat mbajnë lagështirë ndërsa tualetet janë në gjendje shumë të keqe. E megjithatë situata do të vazhdojë të jetë e tillë. Bashkia ka vendosur që rikonstruksioni do të fillojë në muajin nëntor. Por kjo nuk është shkolla e vetme që do të fillojë rikonstruksionin në këtë muaj, pasi edhe në shkollën 9-vjeçare, “Servete Maçi” rikonstruksioni do të fillojë në nëntor. Më parë kjo shkollë ka rrezikuar edhe mbylljen për shkak të problemeve higjieno-sanitare. Ambientet e jashtme të saj janë rikonstruktuar, ndërsa brenda ka probleme të mëdha me lagështirën si dhe mungesën e dritës.

Edhe këtë vit mësimi me turne

Sipas Ministrisë së Arsimit, mësimi gjatë këtij viti akademik në kryeqytet do të zhvillohet me turne. Kjo ndodh për shkak se klasat do të jenë të mbipopulluara. Numri i nxënësve vazhdon të jetë i lartë dhe nuk ka shtim të asnjë shkolle deri në këto momente. Një ndër arsyet që mësimi do të zhvillohet me turne është edhe rikonstruksioni i shkollave i cili do të bëhet gjatë kohës që nxënësit do të jenë në shkollë

MASH: Do të fillojmë mësim brenda 10 shtatorit

Viti i ri akademik po troket në derë ndërsa zyrtarët janë akoma konfuz. Asnjë prej tyre nuk di të thotë nëse shkollat do të jenë gati për të filluar mësimin në 10 shtator. Përgjegjësi për Arsimin Parauniversitar, Fatmir Vejsiu, thotë për “Shekullin” se të gjitha shkollat për të cilat është dhënë urdhër nga Ministri i Arsimit që të nisin mësimin në 10 shtator, do të jenë gati. Ndërsa këshilltari i ministrit, Jovan Kristiqi thotë se të gjitha shkollat do të mbarojnë rikonstruksionin në afatin e caktuar. “Gjithçka është e planifikuar dhe shkollat do të mbarojnë rikonstruksionin e tyre në afatin e përcaktuar më parë”, -tha ai.

Albina Hoxha



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi