- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Sëmundjet e zemrës lexohen te sytë
Thu 6 Sep 2012 - 16:03
Athinë, 31 gusht 2012, NOA- Sëmundja e zemrës mund të lexohet në sytë e njerëzve në pjesën e retinës së syrit dhe më pas me analiza të thelluara përcaktohet saktësisht.
Ky zbulim u bë në Hippocratio Hospital në Athinë ku shkencëtarët grekë prezantuan disa studime duke pretenduar se teza e tyre ishte e saktë në takimin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë në Monaco di Baviera në Gjermani.
Enët e gjakut mund të shihen direkt në sy dhe kjo sipas studiuesve flet shumë.
“Syri është i vetmi organ në të cilën enët e gjakut mund të vërehen direkt. Ndryshimet në qarkullim të retinës mund të jetë një sinjal për paralajmërim të hershëm të ndryshimeve që ndodhin në sistemin e enëve të gjakut”, u shpreh Vasiliki Katsi, citon noa.al, duke thënë se retina është e prekur nga problemet e zemrës.
Në studimet e paraqitura studiuesit provuan lidhjet e problemeve në retinë me elasticitetin e arterieve, me aftësinë zvogëluar të zemrës, të pompimit të gjakut dhe hipertensionit.
Në përfundim u theksua se, “Kjo tregon se sindroma metabolike është e reflektuar edhe në shëndetin e retinës”.
a.y/noa.al
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi