Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Çaji dhe kafja mbrojnë nga sëmundjet e zemrës Empty Çaji dhe kafja mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

Thu 28 Apr 2011 - 6:33
Në studim u përfshinë 38.000 vetë konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet.
Shkencëtarët vunë re se personat që pinin çaj ose kafe më shumë se 6 filxhanë në ditë ishin në rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundje në zemër, në krahasim me personat që konsumonin më pak se një filxhan në ditë. Edhe konsumimi i 2 deri 4 filxhanëve me çaj ose kafe në ditë ndikonte në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet në zemër.
Por studimi tregoi gjithashtu se konsumimi i çajit dhe kafesë mes pjesëmarrësve në studim nuk kishte ndonjë ndikim për sa i përket rrezikut të goditjeve në tru. Shkencëtarët thonë se çaji përmban anti-oksidantë, gjë që mund të shpjegojë përfitimitet shëndetësore që rrjedhin nga çajit.

Konsumimi ditor i disa filxhanëve me çaj ose kafe, mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës- tregon një studim 13-vjeçar i realizuar në Holandë.
Të dhënat e grumbulluara nga 40.000 participantë, sugjerojnë se pirja ditore e 6 filxhanëve çaj ose 2-4 filxhanëve kafe, zvogëlon për 1/3 rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
Revista Journal of the American Heart Association transmeton mendimin e shkencëtarëve, sipas të cilëve ky efekt bazohet në veprimin e antioksiduesve të grupit të polifenoleve.
Polifenolet sjellin deri te zvogëlimi i dëmtimeve të shkaktuara nga proceset inflamatore dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë prirjet për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Kosi dhe bakteret e mira
Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo?
Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 për qind numrin e infeksioneve të zakonshme mes fëmijëve.
Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopsht 5 ditë në javë.
Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha një lloj kosi që përmban bakter L. Ky bakteri quhet i tillë sepse ka formën L, por edhe sepse është bakter i gjallë. Grupit tjetër të fëmijëvë iu dha kos pa bakter. Prindërve dhe fëmijëve iu tha se çfarë kosi merrnin fëmijët e tyre.
Rezultatet e studimit treguan se fëmijët që hëngrën kos me bakter L, u prekën 24 pëqind më pak nga infeksione në sistemin e tretjes si diarreja e të vjella. Ata gjithashtu u prekën 18 përqind më pak edhe nga infeksione në vesh, hundë e grykë, në krahasim me grupin e fëmijëve që hëngri kos pa baktere të mira.
Studimi u financua nga ndërmarrja e prodhimit të kosit Dannon dhe u krye nga shkencëtarë të fakultetit të mjekësisë së universitetit Xhorxhtaun.

Marrëdhëniet romantike dhe shëndeti mendor
Sipas një studimi, meshkujt preken emocionalisht më shumë sesa femrat në marrëdhëniet dashurore. Prandaj edhe plagët shpirtërore nga prishja e marrëdhënieve mbyllen më me vështirësi mes djemve sesa vajzave, thuhet në studim. Studimi hedh poshtë mendimin e përgjithshëm se femrat e kanë më të vështirë kur ndahen nga të dashurit.
Studimi u krye nga shkencëtarët në universitetin Wake Forest ku u morrën në shqyrtim mbi 1 mijë të rinj nga mosha 18 – 23 vjeç, në marrëdhënie romantike. Megjithëse meshkujt në dukje dukeshin më të fortë shpirtërisht, të dhënat treguan se marrëdhëniet dashurore ndikonin tek ata më shumë sesa tek femrat.
Gjendja e tyre emocionale prekej më shumë nga cilësia e marrëdhënieve aktuale, ndryshe nga shumë femra që afektoheshin emocionalisht nga ekzistenca ose jo e këtyre marrëdhënieve. Dhe, ndërsa vajzat priren të reagojnë në shqetësime emocionale përmes depresionit, meshkujt zakonisht i shprehin shqetësime duke pirë alkohol ose duke marrë drogë. Për meshkujt, një marrëdhënie romantike është zakonisht burimin kryesor i afërsisë, ndërsa tek femrat ka të ngjarë të kenë marrëdhënie të ngushta me familjen dhe miqtë. Shkencëtarët besojnë se studime të tjera nevojiten mbi këtë çështje në mënyrë që të kuptohet më mirë shëndetit mendor i të rinjve dhe të rejave gjatë procesit të marrëdhineve romantike.

Mitet dhe kontradiktat mbi konsumimin e kafesë
Konsumatorët e kafesë ende nuk janë të qartë nëse kafeja ka efekte pozitive apo negative në shëndetin e tyre. Kjo pasi studime të ndryshme gjatë viteve kanë dhënë edhe rezultate të ndryshme, madje shpeshherë edhe kontradiktore. Një artikull i publikuar disa ditë nga e përditshmja amerikanë “New York Times” tregon mbi këto studime, mitet ekzistuese rreth kafesë, dhe efektet e saj në organizmin e njeriut.
A ka mundësi që këto kontradikta për kafenë dhe kafeinën të jenë të drejta? Përgjigjja është po, pasi kafeja dhe çaji, mbi të gjitha kanë në përbërjen e tyre kimikate të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në forma e mënyra të ndryshme në shëndetin e njeriut.

Hidratimi
Për një kohë të gjatë tek njerëzit dhe një grup mjekësh mbizotëronte mendim,i se kafeja dhe kafeina ishin diuretike. Por studimet e kryera vitet më të fundit treguan se njerëzit të cilët konsumojnë deri në 550 miligramë kafeinë në ditë prodhojnë urinë po aq sa ata persona të cilët nuk marrin kafeinë. Por konsumimi i kafeinës mbi 575 miligramë, kthehet në diuretike. Kështu nëse ju konsumoni rreth 330 miligramë kafeinë në ditë, nuk do ju duhet të urinoni më tepër se në rastin kur do të pinit 400 mililitra ujë. Personat të cilët konsumojnë një sasi të caktuar kafeine brenda dozave të lejuara, janë të hidratuar, dhe ashtu si uji, ndihmon në nevojat e organizmit për lëngje.

Sëmundjet e zemrës
Pacientët që kanë probleme me zemrën, sidomos ata që kanë presionin e lartë të gjakut, duhet të konsumojnë në një masë të caktuar kafenë dhe kafeinën, pasi njihen efektet e saj stimuluese. Por studimet e kryera 10 vitet e fundit në mbi 400 000 persona treguan se rastet e sëmundjeve e zemrës nuk tregojnë rritje te njerëzit të cilët vazhdojnë të konsumojnë kafen e mëngjesit, me apo pa kafeinë. “Kundërshti që duhen besuar”, përfundojnë kardiologët e Universitetit të Kalifornisë, në San Francisko. Evidencat tregojnë se kafeja dhe kafeina e konsumuar në sasi të caktuara rrit rrezikun për shfaqjen e problemeve të zemrës, atakut kardiak, vdekja e hershme apo edhe prishje e ritmit të zemrës. Por në fakt tek 27 000 gra të studiuara në 15 vjet në qendrën e Studimeve të shëndetit të gruas në Iowa, rezultoi se gratë që pinin një deri në tre kafe në ditë reduktonin në 24 për qind rrezikun e problemeve kardiovaskulare.

Të dhëna shkencore
Kafeja përmban taninë dhe antioksidante, që janë të mirë për zemrën dhe arteriet. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cirrozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës.
Por nuk mund të mohohet se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund t’iu bëjë nervozë, mund të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë me ulcera në stomak zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Dr.Trombeti thotë se asnjë nuk duhet të pijë më shumë se 3-4 filxhanë në ditë.
Kafeja ndikon mirë për:
- zemrën e arteriet
- dhimbjet e kokës
- mëlçinë
- cirrozën
- gurët në veshka
- astmën
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi