Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Diabeti Empty Çaji dhe kafja kundra diabetit

Sun 24 Jan 2010 - 21:31
Një studim i rëndësishëm australian vjen për të shtuar se çaji dhe kafja reduktojnë probabilitetet për zhvillimin e diabetit tipi 2. Publikimi i hulumtimit konkret u realizua në revistën mjekësore Archives of Internal Medicine. Mbrojtja ndoshta nuk lidhet me kafeinën pasi dhe kafja pa kafein ka efekt më të forte, shpjegojnë hulumtuesit e e Universitetit të Sidnej. Dr Rachel Haxley studioi 18 kërkime të ndryshme, në të cilat kishin marrë pjesë rreth 500.000 njerëz. Kjo analizë zbuloi se njerëzit që pijnë dy ose tre filxhanë kafe ose çaj në ditë reduktojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes nga 1/5 ose më shumë. E njëjta sai kafeje pa kafein kishte efekt akoma më të madh, duke reduktuar 1/3 e rrezikut. Diabeti tipi 2 zakonisht shfaqet pas të 40-ve dhe atribuohet tek paaftësia e trupit për të prodhuar insulinë të mjaftueshme ose kur ai nuk funksionon në rregull. Me ushqim të shëndetshëm dhe rritje të aktivitetit fizik, sëmundja mund të trajtohet, edhe pse në fund të gjithë pacientët përfundojnë të marrin pilula ose insulinë për rregullimin e sheqerit në gjak. Megjithatë, në qoftë se rezultatet e studimit australian konstatohen, atëherë me siguri duhet të rritet konsumi i këtyre pijeve në kombinim me ushtrimin fizik dhe konsumimin e ushqimeve të shëndetshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Diabeti Empty Diabeti

Sat 16 Apr 2011 - 5:37
HYRJE

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte glukoze( ose sheqeri) ne gjak. Ky nivel i larte glukose eshte i shkaktuar nga paftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur sheqerin. Mjekesia akoma nuk e di me saktesi perse ndodh nje gje e tille dhe e kane quajtur shkakun: sindroma x, por pergjithsisht besohet se faktoret kryesore qe cojne ne diabet jane : gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshem, mungese aktiviteti fizik, mbipesha.

SYMPTOMAT, JO SHKAQET
Historikisht mjekimi i diabetit eshte bere duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet qe e shkaktojne ate. Kjo tregon se shume ilace per diabetin parandalojne ate qe diabeti shkakton si per shembull etjen e tepruar, urine, urinimin, irritimin, dobesine the lodhjen. Keto ilace i lehtesojne keto simptoma por ato nuk funksonojne duke bere Organizmin me te ndjeshem ndaj insulines, qe eshte shkaku i 95% te rasteve te diabetit tipi2.

Shumica e ketyre ilaceve funksionojne duke rritur sasine e insulines se prodhuar nga organizmi, ngadalesuar clirimin e glukozes nga melcia ose duke ngadalsuar thithjen e ushqimit nga zorret. Perderisa keto ilace nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines keto ilace nuk e fitojne dot luften kunder diabetit ato vecse ju ndihmojne ne nje beteje te humbur.

Diabetiket qe mbeshteten shume ne ilace pergjithsisht nuk e kontrollojne mire nivelin e glukozes ne gjak. Ne fakt sa here qe glukoza leviz ne zonen e rrezikshme (200 mg/dl) me shume dem i behet trupit dhe mundesia per komplikacione rritet. Kjo u provua ne testimin e madh 10 vjecar qe instituti kombetar amerikan i shendetit beri mbi kontrollin e glukozes tek diabetiket. Studimi tregoi se hiperglicemia (nivel i larte i sheqerit ne gjak) con ne dem nervor dhe vaskular qe nga ana e tyre rrezikojne syte, nervat dhe veshkat. Megjithkete studimi nxorri se kontrolli i kujdesshem i glukozes me ane te nje regjimi te rrepte dhe ushtrime fizike e ul rrezikun per komplikacione nga 50% deri ne75%.

ILACET KUNDRA DIABETIT
Doktoret kane 5 kadegori ilacesh per trajtimin e diabetit tipi2, te gjithe ato kane efekte anesore. Dhe nuk ndihmojne nese perdoren te vetem kundra semundjes. Te gjitha keto ilace kerkojne qe se bashku me to te merren masa te tjera per luftimin e diabetit (dieta + ushtrimet fizike+ etj). Nese nuk perfshihet te pakten dieta dhe ushtrimet fizike ju vecse po luftoni nje beteje te humbur kunder nje semundje qe nuk ndalet kurre pavaresisht se ju mund te perdorni ilacin me te fuqishem qe egziston.

SULFONILURET
Ky lloj ilaci ka dale ne qarkullim prej vitesh. Eshte mjekin nga goja. Emra te njohur qe kane ne perberje kete ilac jane minodiab dhe diabinese. Ketu futet dhe Daunil (i njohur ne Shqiperi). Keto lloj ilacesh stimulojne pankreasin duke rritur ne kete menyre sasine e insulines qe derdhet ne gjak. Kjo insuline shtese e detyron glukozen te hyje ne muskuj me sforcim. Problemi me kete ilac eshte se ato nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines por ato rrisin thjesht sasine e insulines (pra sasi dhe jo cilesi).. kjo e zgjidh problemin perkohesisht duke ulur nivelin e glukozes ne gjak por krijon nje problem afatgjat sepse stimulon rritjen ne peshe. Pra ky ilac vecse sa rrit sasine e insulines ne gjak. Por disa diabetike e kane nivelin e insulines shume te larte edhe pa e marre ilacin. Nivel qe mund te shkoje deri ne 5 here me teper se normalja. Procesi i rritjes se insulines ne gjak u shkakton shume diabetikeve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri ne gjak) per kete arsye nje nga pasojat e ilacit eshte se te shtyn te hash sa me shume. Disa diabetike per shkak te uljes se nivelit te sheqerit ne gjak kane pasoja si marramendje, hutim deri ne humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemise eshte te ushqyerit e tepruar ose e thene ndryshe mbi-ushqimim, qe con ne rritje te peshes trupore. Qe nga ana e vet con ne rritjen e mosndjeshmerise ndaj insulines ( DIABET TIPI2). Por ky eshte efekti i kundert me ate qe ne duam te arrijme. Diabetiket duhet ti humbasin kilogramet e tepert jo ti shtojne ato. Keto lloj ilacesh (sulfoniluret) gjithashtu rrisin kolesterolin dhe trigliceridet, te cilat qe te dyja shkaktojne semundje zemre.

BIGUANIDET
Ilacet me kete perberje jane zhvilluar ne vitin1994. ato veprojne nga nje drejtim i ndryshem ne krahasim me sulfoniluret. Ne vend qe te rrisin nivelin e insulines ato ngadalsojne sasine e glukozes qe prodhohet nga melcia dhe zorret e vogla ku tretet ushqimi. Keto ilace jane me te perparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojne rritje peshe ose ndonje semundje zemre. Por kete ilace megjithese jane me te perparuara kane disa efekte anesore. Shkaktojne probleme stomaku, diarre, ndjenjen e ngopjes abdominale etj. Njerezit qe vuajne me zemer, melci ose veshka keshillohen te mos e marrin kete ilac. Ilaci tipik qe permban biganide quhet metformin.

ALFA GLUKOZE NDALUES
Disa nga keto ilace si pershembull Acarbose, ngadalsojne shperberjen e sheqernave ne zorret e vogla duke nderhyre ne enzimen me te njejtin emer, enzimen alfa glukoze. Kjo enzime ben shperberjen ne sheqernave qe ndodhen ne ushqimet qe hame. Duke ndaluar kete enzime nga funksionimi nuk bejme gje tjeter vecse parandalojme rritjen e sheqerit ne gjak. Efekte anesore: gazra dhe dhimbje te abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i keshillohet vecanerisht te semureve me ulcera ose kolitis, gjithashtu shkakton pune te tepruar te melcise qe mund te shkoje ne demtim te saj.

THISCOLIDINIDION
Ilaci me i ri e dale ne treg. Emri ne kutine e ilacit: REZULIN.
Ky eshte ilaci i pare qe ndihmon trupin qe ta perdore me mire insulinen duke stimuluar disa pjeset thithese te indeve te ashtuquajturat “vendkalimi” nepermjet te cilave glukoza hyn ne qelize nga gjaku. Nga studimet e bera ne paciente qe perdoren kete ilac dhe ilacin e pare (sulfoniluret) rezultoi se megjithese kishte ulje te glukozes perseri kishte rritje ne peshen trupore. Ky ilac ka efekte anesore kryesisht ne melci, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje, infeksion dhe dhimbje koke.

INSULINA - E REJA DHE E VJETRA
Insulina eshte perdorur gjithnje ne diabetin tipi1, ne njerezit te cilet nuk prodhojne dot insuline. Ndersa ne diabetin tipi2 insulina perdoret si mundesia e fundit e mbetur. Ne fakt reth 29% e diabetikeve te tipit2 mjekohen me inxheksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti tipi2 me ane te dietes dhe ushtrimeve fizike nuk duhet te arrije ne kete pike te inxheksionit te insulines. Pacienti qe ka arritur ne ate faze qe duhet patjeter inxheksion insuline edhe sikur ta kuptoje me se miri rendesine e dietes (perizes) dhe aktivitetit fizik tashme nuk gjejne dot forca ne personalitetin e tyre qe ta fillojne luften nga e para. Ata ja lene cdo gje ne dore ilaceve. Insulina e zbuluar me 1922 vepron shpejt , brenda disa oresh pasi eshte marre. Insulina detyron melcine te ndaloje prodhimin e glukozes dhe te filloje perdorimin e saj, detyron muskujt te thithin glukozen bile ne nje fare shkalle detyron edhe qelizat e yndyres qe te thithin glukoze. Ka shume rendesi sasia dhe momenti i injektimit te insulines. Me teprice dhe niveli i glukozes ulet shume duke shkaktur hipoglicemi. Shume pak nuk ja del qe te te detyroje qelizat te thithin glukoze. Pra eshte shume delikat menyra se si merret insulina. E cila ka the efekte anesore qe jane hipoglicemi, shtim ne peshe trupore dhe semundje gjaku.

Bime medicinale natyrale pa efekte anesore:
Egziston nje bime e kuqe e madhe sa nje kokerr portokalli qe njihet ne botanike me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bime thahet dhe bluhet duke e bere ne kete menyre pluhur. Ky pluhur ka pasur perdorime te ndryshme per shume e shume vite me radhe. Ne Indi perdoret per infeksione te ndryshme. Gjithashtu eshte perdorur si pune camcakezi per te mbajtur te shendetshem dhembet dhe mishin e dhembeve. Ne Indi gjithashtu perdoret si erez ne gatim sidomos ne gjellet e famshme indiane Keri. Ne disa vende bima eshte perdorur si afrodiziak (nxites i epshit seksual). Ne Kine perdoret ne Diabetin tipi2, ne disa semundje melcie dhe per parazite. Duke pare efektet e bimes farmakologet u interesuan shume e me shume se si vepronte kjo bime mbi semundje te ndryshme. Ne vitin 1965 dy studiues zbuluan se lenda vepruese ne kete bime ishte ACIDI HIDROKSICITRIK ose shkurt AHC (anglisht HCA). Pas kesaj kerkimet u perqendruan ne kete perberes kimik te vecante dhe u pa se ky perberes po jepte rezultate shume te papritura. Nje farmakolog i universitetit amerikan i Brandeisit prof. Watson zbuloi i habitur se ky perberes detyron qelizat qe te mos thithin yndyren, cka do te thote se ne kete menyre kemi me pak yndyrna rreth melcise dhe ne pergjithsi ne trup. Ne vitet 70 u bene shume eksperimente ne minj per te verteturar zbulimin e Prof. Watsonit. Pas analizave dhe eksperimenteve te kryera ne laboratoret e firmave te mirnjohura te ilaceve Hoffman-L Roche u konkludua se HCA shkakton uljen e prodhimit te yndyres ne kafshet. Pas kesaj filluan te hidhen idete se ky perbers kimik ka veti qe te ule peshen trupore te njeriu. Eksperimentet ne kafshe vazhduan me tej. Duke zbuluar se kafshet nuk shtuan peshe si me pare pas trajtimit me kete perberes kimik. Studimet konkluduan se HCA bllokon ne fakt depozitimin e yndyres ne trup. Ne trup ndodh nje proces kimik qe quhet “cikli i Krebsit”, ky proces ne fakt eshte procesi gjate te cilit prodhohet yndyra e trupit qe depozitohet ne pjese te ndryshme te tij. HCA e nderpret kete cikel. Kur ne trup hyn ushqim kalorik me shumice ky proces ben qe energjia nga ushqimi te kthehet ne yndyre. Perberesi HCA duke nderprere kete cikel ben te mundur qe yndyra te mos te depozitohet ne trupin tone.

ZBULIM I METEJSHEM
Studime te metejshme ne kafshe treguan se pasi ato kishin marre HCA, kafshet ngopeshin me me pak ushqim se me pare. Pra hanin nje sasi me te vogel ushqimi. HCA i beri kafshet me pak te uritura. Por cfare e shkaktonte kete. Shpjegimi eshte ky: Ne melci ku behet prodhimi glukogjenit nga ushqimi, ritmi i prodhimit te glukogjenit rritet pothuajse dyfish. Kur sasia e glukogjenit rritet ne melci atehere nepermjet nervit Vagus sinjalizohet truri se nuk ka me nevoje per ushqim. Duke bere qe personi te ndaloje te ngrenit. Kerkime te metejshme zbuluan se HCA rrit ritmin e procesit te metabolizmit dhe shpejton diegien e yndyres nga melcia. Te gjithe keta faktore – prodhim me ulet i yndyres, ngopja me me pak ushqim se me pare, dhe shpejtimi i diegies se yndyres nga melcia kane nje efekt teper pozitiv mbi diabetiket me diabet tipi2, pra HCA ul se tepermi sasine e yndyres ne gjak.

Deri me sot nuk eshte zbuluar ende nga shkenca se cfare konkretisht e ben trupin me pak te ndjeshem ndaj insulines duke shkaktur ne kete menyre diabetin tipi2. meqenese nuk dihet me siguri ajo eshte quajtur SINDROMA X, por disa studiues kane bere nje lidhje ndermjet sindromes x dhe disa lloj yndyrnash ne gjak. Behet fjale per yndyrnat qe konsiderohen te demshme nese jane ne nivel te larte, ato jane Triglicerided dhe kolesteroli LDL (quhet dhe kolesterol i keq). Fatkeqsisht kerkimet shkencore mbi HCA jane nderpre prej kompanive farmaceutike sepse ato nuk munden te sigurojne licencen per tregtimin e produkteve te HCA. Duke ditur se shume ilace qe perdoren sot dalin ne treg ne radhe te pare nese i intereson kompanive farmaceutike dhe jo nese ato sherojne semundjen. Ky eshte realiteti i sotem. Megjithate kerkimet kane vazhduar mbi HCA nga institucione te tjera mjeksore qe megjithese nuk kane fuqine e kompanive gjigande farmaceutike kane bere nje pune te admirueshme ne zbulimin e vetive te HCA-se. Keto kerkime mbi efektet e HCA mbi peshen trupore, lipidet e gjakut, ndjeshmeria ndaj insulines, dhe ngopshmeria nga ushqimi te cilat jane faktore shume te rendesishme ne kontrollin dhe kurimin e diabedit tipi2 deshmojne se HCA ka efekt ne ndryshimin e ketyre faktoreve. Ne nje studim qe zgjati 8 jave u ekzaminuan 54 persona te cilet kishin karakteristikat qe tregonin rrezik te madh DIABETI. Ata ishin ne mbipeshe (obez) benin jete jo aktive dhe yndyrnat ne gjak ishin ne nivele jo te mira. Te gjithe keta persona nuk u ishte thene se cfare tablete do u jepej vetem u ishte thene se do u beheshin disa analiza. Gjysmes prej tyre ju dha tableta me HCA, gjysmes tjeter ju dha tablet sheqerke (pa asnje efekt ne trupin e njeriut). Per te dy grupet tabletat ishin njesoj dhe pa asnje ndryshim nga ana e jashtme. Personat e grupit qe mori tabletat HCA humbi mesatarisht 5.5 kg, ndersa personat qe moren tabletat sheqerka (tablete fallco) humben 2.1 kg. Grupi i HCA e pati me te lehte qe te respektonte dieten (perizen) ushqimore sepse nga efekti i HCA e ndiente veten me te ngopur me ushqim se grupi tjeter. Ne analizat e gjakut grupi i HCA pati nje renie te yndyrnave te keqija (triglicerided dhe kolestereli IDL). Gjithashtu personat e ketij grupi raportuan se ndjenin vetem me energjik se me pare. Kjo me siguri per shkak te rritjes se ndjeshmerise se trupi ndaj insulines, pra me teper glukoze kalon nga gjaku ne muskuj. Studime te kesaj natyre kane qene te shumta dhe ato dhane rezultate shume te ngjashme me studimin e mesiperm. Ne nje studim ku pervec njerezve jodiabetike kishte edhe diabetike qe merrnin ilacet tradicionale nga doktori. Personat ishin te moshes 60-65 vjec, burra dhe gra. Ne kete studim personave iu kerkua qe te kishin kujdes me dieten e tyre si dhe te benin jete me aktive persa i perket aktivitetit sportiv. Personave iu dhane 250 mg HCA ne dite duke i marre tre here ne dite 30 minuta para cdo vakti. Gjithashtu atyre iu dha bashke me HCA edhe 100mg kromium ne dite (studimet tregojne se kromiumi ndikon shume pozitivisht ne DIABETIN tipi2). Personat humbem mesatarisht 5 kg per njeri. 1/3 e personave pati ulje te yndyrnave ne gjak, ndersa diabetiket pervec kesaj paten nje ulje te konsiderueshme te glukozes ne gjak. Ne qershor 1998 nje studim mbi preparatet me perberje natyrale sic eshte HCA dha rezultate te ngjashme. Gjate studimit persona qe merrnin pjese vashduan te ushqeheshin si me pare dhe nuk iu kerkua te mbanin diete (perize). Studimi zgjati 10 jave dhe personat humben 5-10 kg per person. Gjithashtu ata raportuan se ndjeheshin me energjik se me pare. Pra HCA nund te perdoret thjesht per humbje peshe. Por duke ditur se mbipesha ndikon ndjeshem mbi diabetin do te thote se HCA ka efekte pozitive mbi diabetin. Drejtori i qendres shendetsore LifeStyle ne Kaliforni USA z.Anton Konte thote se HCA eshte nje preparat natyral teper efektiv kundra mbipeshes si dhe per kontrollin e glukozes ne gjak. Z.Konte ka studiur efektet e HCA per 8 vjet me radhe the thote se HCA ka efekt shume pozitiv dhe se nuk dhene asnje komplikacion ose efekte anesore, HCA ka permiresuar gjendjen shendetsore te pacienteve ne menyre te konsiderueshme. Z.Konte permend nje nga pacientet e tij: Ana Maria. Ajo eshte 51 vjec dhe peshonte 110 kg gjatesia 160cm. Vuan me diabet tipi2. Ajo ka vuajtur pothuajse gjithe jeten e saj me mbipeshen. Ka provuar lloj lloj dietash per tu dobesuar. Para trajtimit me HCA Ana kishte nivelin e glukozes ne gjak 172, kolesteroli ishte i larte gjithashtu 321, gjithashtu triglicerided ishin 276. Konte filloi punen me Ana Marian duke i shpjeguar asaj me hollesi se si funksionon HCA dhe si ndikon ajo ne uljen e glukozes ne gjak. Ana maria mori trajtim me HCA dhe niveli i glukozes ra ne nivelin 128, kolesteroli ra ne 217, dhe trigliceridet rane ne 226. ajo gjithashtu humbi 10 kg. Ana e ndjeu vetem me te shendetshme pas ketyre rezultave dhe iu rrit besimi se ajo mund ta luftonte diabetin dhe mbipeshen e saj ne menyre te sukseshme.

KROMIUMI
Pervec HCA ka nje mineral qe gjendet ne organizmin tone qe ndihmon shume ne rritjen ndjeshmerise se trupit ndaj insulines. Ky eshte kromiumi. Studimet e kryera mbi kromiumin tregojne se ai:
· Rrit ndjeshmerine ndaj insulines duke rritur sasine e glukozes dhe amino acideve te thithura nga qelizat.
· Rrit masen muskulare ne njerezit qe ushtrojne aktivitet fizik. Ky faktor ndikon shum ne diabetiket sepse indet muskulore thithin sasi te madhe glukoze.
· Ul sasine e ilaceve tradicionale qe diabetiket kane nevoje te marrin rregullisht. Ne nje studim ne Izrael 47% e pacienteve e ulen dozen e ilaceve qe merrnin, bile edhe ata ne gjendje kritike te cilet merrnin inxheksione insuline e ulen sasine e insulines se injektuar.
· Ul nivelin e kolesterelit dhe te triglicerideve ne diabetiket, keta dy faktore cojne ne komplikacione te tjera tek diabetiket.

Por studimi me rezultativ eshte ai i kryer nga departamenti amerikan i bujqesise dhe ushqimit. Studimi u krye ne Kine mbi nje numer te madh njerezish diabetike qe vuanin nga DIABETI TIPI2. Ketyre diabetikeve iu dhane 1000 mcg (mikrogram) kromium ne dite. Pas 4 muajsh trajtim me kromium diabetiket kishin nivel normal te glukozes ne gjak ose pak me te larte se normal. Nje grupi tjeter iu dha vetem 200mcg (mikrogram) kromium ne dite dhe ata paten ulje te konsiderueshme te nivelit te glukozes por jo ne nivelin e grupit te pare. Kromiumi nuk ka efekte anesore edhe sikur te merret ne doza shume me te larta se sa me siper dhe per nje kohe me te gjate. Nese filloni nje kure te tille te bazuar ne HCA (Garsinia Cambogia) dhe Kromium duhet te beni analizen e glukozes ne gjak shpesh, ne menyre qe ta dini nivelin tuaj sa me saktesisht. Sepse nese merrni edhe ilacin tuaj (DAUNIL) vazhdimisht ne te njejten doze po ashtu edhe HCA dhe Kromium ka shume mundesi qe glukoza ne gjak te ulet me shume se sa duhet duke ju shkaktuar hipoglicemi (nivel i ulet i glukozes) qe ju shkakton 'uri' te madhe dhe nevoje per tu ushqyer shume. Pra pasi te filloni HCA dhe Kromium rregullisht duhet te masni po rregullisht glukozen ne gjak. Ne kete menyre kur te vereni uljen e glukozes ne gjak duhet te rralloni DAUNIL-in qe merrni. Ka shume mundesi qe DAUNIL-in ta rralloni shume deri sa te mos keni nevoje per te. Kete duhet ta beni gjithnje duke u konsultuar me mjekun specialist.

DY FJALE PER VITAMINAT DHE MINERALET
Shume doktore nuk rekomandojne marrjen e vitaminave e mineraleve me tableta. Ata thone se njeriu i merr vitaminat qe i nevojiten nga ushqimi i perditshem dhe nuk ka nevoje per vitamina me tableta. Disa doktore te tjere thone ato nuk bejne as mire as keq por po qe se do ta provosh merri se nuk te gjen gje e keqe prej tyre. Pjesa tjeter e doktoreve perfshi edhe ne autoret e librit (Dr. Vern dhe Dr.Peri) rekomandojne marrjen e vitaminave dhe mineraleve ne tableta, sepse ata kane pare vete rezultate shume pozitive pa asnje efekt anesor. Vitaminat, mineralet, sheqernat, fitokimikatet, proteinat si dhe aminoacidet, yndyrnat, acidet linoleike dhe linolenike jane ushqyes te domosdoshem per trupin e njeriut qe trupi nuk i prodhon dot vete, por i merr nga ushqimi i perditshem. Perdorimi i vitaminave, mineraleve dhe substancave te tjera natyrore eshte nje front i ri i hapur ne luften kunder diabetit dhe semundjeve te tjera. Ndoshta ju mendoni se vitaminat jane karburanti qe trupi djeg cdo dite per jetuar e punuar. Jo, jane kalorite qe vine nga ushqimet ato qe i japin trupit energjine. Vitaminat bejne te mundur qe trupi te trese, thithe dhe metabolizoje ushqimet nga te cilat vjen energjia. Pra vitaminat jane celesi qe ndez motorin e te ushqyerit. Eshte e vertete se menyra me e mire per te mare vitaminat mineralet dhe substanca te tjera eshte me ane te ushqimeve te fresketa: fruta, perime, dritherat, etj etj. Vitaminat qe vijne nga ushqimet kane sasine e duhur dhe jane te kombinuara ne menyre te persosur. Por, megjithate edhe tabletat bejne nje pune te mire ne zevendesimin e tyre. Dhe nuk kane asnje efekt anesor nese nuk teprohet ne sasine e duhur.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Diabeti Empty Oriz integral kundër diabetit

Thu 28 Apr 2011 - 6:13
Kinezët e përdorin në vend të bukës, i kushtojnë këngë, i thurin himne dhe e hedhin në shtratin martesor natën e parë të martesës, si simbol i fertilitetit.
Në përgjithësi, për pjesën më të madhe të Azisë, kultivimi i tij është mënyra e vetme për të mbajtur frymën gjallë, ndërsa për pjesën tjetër të botës, konsiderohet si mbreti i drithërave, që mund të përdoret kudo në kuzhinë, nga ëmbëlsirat te të kripurat.
I lehtë, i thjeshtë, në furrë, në ëmbëlsira, i këshilluar me ngulm nga dietologët, mund të gjendet dhe gatuhet nga kushdo, që nga ata që në mënyrë urgjente e shohin si shpëtimtarin e vetëm për të mbushur barkun deri te shefat e restoranteve më të mira në botë, që e servirin në mijëra forma të ndryshme.
Plot vitamina dhe substanca antioksiduese, i kombinuar me perimet e freskëta jeshile, shërben edhe si zëvendësuesi më i mirë i mishit. Megjithatë, shpeshherë misterioz dhe sensual, orizi në vitet e fundit renditet krenar në piramidën e ushqimeve më të preferuara nga të gjitha moshat.
Me gjalpë apo vaj ulliri, ndonjëherë edhe i thjeshtë, të gjithëve na është dashur ta provojmë që në hapat e para të jetës shijen e tij. Mjekët e shohin si zëvendësuesin më të mirë kur fëmija nuk plotëson nevojën me gji nga nëna, ose kur nëna nuk mundet dot ta ushqejë me qumështin e saj. Që italianët preferojnë makaronat, ndërsa aziatikët orizin kjo dihej.
E në fakt nuk e kanë keq, sepse sipas një studimi të Universitetit të Harvardit të treguar në faqet e “Archives of Internal Medicine”, të hash oriz të përpunuar 5 herë në javë rrit rrezikun e diabetit të tipit dy. Por kjo mundësi reduktohet tek ata që zgjedhin orizin integral, dy ose më shumë herë në javë. Mjafton të zëvendësosh të paktën një të tretën e porcionit të orizit standard me produktin integral për të parë se si ulet mundësia për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Studimi i gjerë
Të dhënat kanë mbërritur nga ekzaminimi i informacionit të mbledhur nga tre studime të mëdha amerikane, që në mënyrë të përgjithshme kanë përfshirë më pak se 200 mijë persona që janë ndjekur për një periudhë kohore nga 14 në 22 vjet.
Kërkuesit vendosnin të shihnin efektet e orizit mbi sëmundjen e diabetit, sepse në SHBA, konsumi i orizit është rritur shumë. Edhe duke marrë parasysh variablat që mund të influenconin te rezultati (mosha, etnia, dieta dhe shumë të tjerë), të dhënat e mbledhura treguan se ekziston një lidhje e fortë mes konsumit të orizit dhe zhvillimit të sëmundjes.
Mjafton të zëvendësosh orizin e përpunuar me atë integral, për të parë se si ndryshon situata: për shembull ata që zëvendësonin 50 gramë të orizit të përpunuar me oriz integral shënonin një rrezik për t’u prekur nga diabeti rreth 16 për qind më të ulët.
Pastaj nëse zgjidheshin shpesh edhe drithëra të tjera integrale, rreziku zvogëlohej me 36 për qind. Autorët pranuan se shpesh kush konsumonte oriz integral kishte në përgjithësi një stil jetese më të shëndetshëm, por edhe duke marrë parasysh këtë faktor, efekti pozitiv mbeti evident.
Fibrat
Motivi qëndron i gjithi në proceset e përpunimit për të mbërritur tek orizi i bardhë. Gjatë kësaj kohe humbasin vitaminat, mineralet, madje dhe pjesa më e madhe e fibrave të orizit që janë të “çmuara” në parandalimin e diabetit, sepse ngadalësojnë shfaqjen e “pikave” të glukozit në gjak: orizi integral, në fakt sjell një iperglicemi pas vakteve.
Udhëzimet për ushqyerjen, të aprovuara nga qeveria amerikane rekomandojnë orizin dhe drithërat e tjera si burim karbohidratesh, por specifikojnë se lind nevoja për të konsumuar të paktën gjysmën e tyre në formë integrale.
Autorët e studimit mbështesin faktin se i duhet dhënë qytetarëve udhëzimi për të ngrënë, mbi të gjitha drithëra integrale, që të gjithë ta kuptojnë se janë më mirë se të tjerat. “Janë më të shëndetshme dhe jo vetëm sepse reduktojnë pikun glicemik.
Por makaronat integrale, për shembull nuk e reduktojnë shumë”, tregon Gabriele Riccardi, presidenti i shoqatës italiane të diabetologjisë. “Virtytet e drithërave integrale, orizit dhe jo vetëm, në fakt janë shumëfishuar: në zorrë, fibrat favorizojnë zhvillimin e baktereve probiotike, mikroorganizmave “të mira” që na mbrojnë nga ato patogjene; probiotikët, pastaj acideve të yndyrshme me efekt pozitiv mbi metabolizmin.
Ndërkaq, orizi integrale është i pasur me një antioksidues, acidi ferulik, që ka një efekt pozitiv antinfiamator lokal dhe të përgjithshëm. “Një dietë e pasur me pasur drithëra integrale, fruta dhe perime është me veti mbrojtëse ndaj diabetit”, përfundojnë mjekët.
Burimet më të mira vegjetariane të vitaminave B kompleks janë perimet gjethore të gjelbra, buka e zezë, majaja ushqyese, embrioni i grurit dhe sidomos lëkura e orizit. Po ashtu, orizi sidomos ai ngjyrë kafe, përmban edhe fosfor, një element i rrallë, por shumë i nevojshëm për ushqyerjen e shëndetshme.
Nga studimet e bëra doli se pothuajse të gjithë ata që nuk përdorin mishin, përdornin oriz të paktën një herë në ditë. Po sipas asaj që shpjegohet shkencërisht nga kombinimi i orizit me qumështin, perimet, fasulet, bizelet dhe bathët, formohen proteina të plota.
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Diabeti Empty Kungujt mbrojnë nga diabeti

Wed 14 Dec 2011 - 19:20
Diabeti 3-fRUTATVJESHTORE-250Pjesa e brendshme kungullit përmban përbërës të shumtë ushqyes dhe shërues.



Pos sasisë së vogël të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, aty janë edhe vitaminat A, B, C, acidi folik, kaliumi, fosfori, kalciumi, hekuri.



Sa i përket vlerës energjike, ajo nuk është e lartë – në 100 gramë posedon vetëm 30 kalori.



Kungulli është i dobishëm për ata që vuajnë nga mbipesha, ata që vuajnë nga diabeti dhe personat me probleme në lukth dhe zorrë të hollë.



Gështenja përmban tre herë më pak kalori sesa bademi dhe lajthia - Frutat e gështenjës janë burim i madh i kalciumit, hekurit dhe kaliumit.



Fryti i freskët i gështenjës ka 170 kalori në 100 gramë dhe tre herë më pak kalori sesa që përmban lajthia, bademi apo arrat.



Në mjekësinë popullore gështenja ju sugjerohet anemikëve dhe atyre që kanë probleme me tretjen.



Mollët për dietë dhe tretje të mirë të ushqimit - Mollët përmbajnë rreth 83 % ujë, përderisa vlera energjike është 58 kalori në 100 gramë.



Mollët janë të pasura edhe me acide organike, ndërsa nga sheqernat glukozë, fruktozë, vitamina A, B dhe C. Zvogëlon absorbimin e kolesterolit dhe yndyrës në zorrë dhe dhuron ndjenjën e të qenit ngopur. Lajmonline
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Diabeti Empty Re: Diabeti

Mon 29 Oct 2012 - 14:16
Çaji jeshil mbron nga diabeti

Diabeti Images

Të paktën kështu pretendojnë një ekip studiuesish të “Dundee University”, sipas të cilëve kjo pije arrin të mbrojë nga diabeti i sheqerit të tipit 2.
Studiuesit skocezë, në bashkëpunim me kolegët e “Scottish Crop Research Institute”, kanë analizuar efektin e çajit të zi në laborator dhe kanë zbuluar se përbërësit e tij, si “teflavina” dhe “terubigina”, arrijnë të bllokojnë mekanizmin e veprimit të insulinës. Në veçanti, shkencëtarët e drejtuar nga Graham Rena, kanë vërejtur se këto substanca arrijnë të imitojnë veprimin e insulinës në një proteinë, që te minjtë dhe krimbat e frutave, është parë që luan një rol kyç në marrëdhënien mes dietës dhe shëndetit.

Sipas tyre, ka mundësi që këta përbërës të çajit të luajnë të njëjtin veprim në organizmin e njeriut, duke bërë të mundur parandalimin e zhvillimit të diabetit të sheqerit. Shkencëtarët skocezë kanë shpjeguar në numrin e fundit të buletinit shkencor “Aging Cell”, që megjithëse nevojiten ende studime të mëtejshme në këtë drejtim: “Për momentin bëhet fjalë për një studim fillestar që tregon për efektet dobiprurëse të çajit dhe përbërësve të tij në parandalimin e sheqerit, por dhe në ruajtjen e një shëndeti të mirë. Sigurisht që nevojiten eksperimente klinike më të thelluara te njerëzit, përpara se kjo hipotezë të ketë vlefshmëri shkencore”, ka nënvizuar Rena.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Diabeti Empty Diabeti? Zgjidhja eshte tek caji

Sun 11 Nov 2012 - 9:39
Diabeti 1352584230-caj

Një studim i ri tregon se në vendet ku konsumohet më shumë çaj, niveli i diabetit tek njerëzit është më i ulët se në vende të tjeraNë prag të ditës botërore të diabetit, më 14 nëntor, shkencëtarët zviceranë kanë botuar në revistën prestigjioze ‘British Medical Journal’, një studim të ri që tregon se si norma e incidencës për diabetin e tipit 2 është dukshëm më e ulët në vendet ku pihet më tepër çaj se sa në vendet të tjera ku nuk konsumohet.

Studiuesit morën në shqyrtim 50 vende të botës, duke krijuar një model matematikor për të provuar nëse konsumimi i çajit kishte ndonjë impakt mbi shëndetin dhe sëmundjet tek njerëzit. Ajo që doli qartësisht nga studimi ishte lidhja që ekzistonte mes diabetit dhe çajit.

Vendet në të cilat konsumohet më tepër çaj (çaji klasik ose ndryshe çaji i zi) rezultuan të ishin Britania e Madhe, Irlanda dhe Turqia, ndërsa vendet ku konsumohet më pak, Koreja e Jugut, Brazili dhe Kina.
Sipas dr. Ariel Béresniak dhe kolegëve të tij, rezultatet e analizave treguan një lidhje koherente mes pirjes së çajit të zi dhe diabetit të tipit 2.

“Sigurisht që një pohim i tillë nuk mund të bëhet duke u nisur vetëm nga ky studim, por rezultatet janë koherente edhe me studime të mëparshme që kanë sugjeruar një korrelacion të tillë”, – shprehen autorët e studimit. Ajo që mbetet evidente është se çaji i zi të mbron nga rreziku i diabetit, përfundojnë studiuesit.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Diabeti Empty Re: Diabeti

Sat 24 Nov 2012 - 11:16
"Kungujt mbrojnë nga diabeti"
me
"Oriz integral kundër diabetit"

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Diabeti Empty Re: Diabeti

Sat 24 Nov 2012 - 11:18
"Diabeti? Zgjidhja eshte tek caji"
me
"Diabeti, sëmundja e sheqerit në gjak"
temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Diabeti Empty Re: Diabeti

Sat 24 Nov 2012 - 11:21
"Çaji dhe kafja kundra diabetit"
me
"Diabeti"

temat u bashkun...ktu cdo gja rreth diabetit
Sponsored content

Diabeti Empty Re: Diabeti

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi