Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Diabeti dhe hipertensioni, rrezik për degradimin e veshkave Empty Diabeti dhe hipertensioni, rrezik për degradimin e veshkave

Wed 30 May 2012 - 18:21
Prof.dr. Alketa Koroshi

Azotemia është një sëmundje shumë e rëndë, që karakterizohet nga humbja e rolit filtrues të veshkave. Ndryshe thuhet se sjell degradimin e veshkave. Kjo vjen si pasojë e akumulimit të lëndëve toksike në organizëm. Faza fillestare e sëmundjes nuk shfaq simptoma dhe kjo është arsyeja që diagnostikimi ndonjëherë bëhet në një fazë kur sëmundja ka avancuar dhe veshka është dëmtuar shumë. Mjeku nefrolog, prof. dok. Alketa Koroshi shpjegon shkaqet, si shfaqet dhe si mund të trajtohet kjo sëmundje:

Azotemia

Azotemia është një parametër që flet për praninë e azotit në gjak dhe tregon për shkallën e dëmtimit të veshkave. Në jetën e përditshme me termin azotemi kuptohet stadi më i avancuar i insufiçencës renale kronike, ndërkohë që ajo bashkë me kreatinineminë janë thjesht tregues të pranisë së azotit dhe kreatininës në gjak. Kjo ka të bëjë me dëmtimin e funksionit filtrues të veshkave dhe me rritje graduale dhe persistente të kreatininës dhe azotemisë në veshka. Prandaj rekomandohet kryerja e analizave periodike të këtyre dy elementeve, në mënyrë që të bëhet i mundur parandalimi ose kapja e insuficences renale kronike në fazat fillestare, kur mjekimi është më i lehtë dhe më efikas.



Ekzaminimi

Përveç azotemisë rekomandohet matja e albuminës në urinë, matja e tensionit arterial dhe kreatininës në gjak.



Përhapja

Kjo është një sëmundje shumë e shpeshtë dhe numri i rasteve është në rritje. Mendohet se ky është shkaku kryesor i vdekjeve që vijnë nga veshkat. Nëse do t’iu referoheshim statistikave, mbi 500 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave.

Sipas OBSH-së mendohet se vetëm në vitin 2015 do të vdesin rreth 35 milionë persona nga veshkat. Duke iu referuar këtyre të dhënave, insufiçenca renale kronike është mjaft e shpeshtë. Në Amerikë mendohet të jenë 20 milionë njerëz që vuajnë nga ky problem dhe nëse do të bëjmë një lidhje në Shqipëri, do vërehet se janë mbi 200 mijë veta që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, shifër kjo mjaft domethënëse.



Shenjat

Sëmundja në fazën fillestare është asimptomatike (pa shenja të qarta). Prandaj gati 50 % e njerëzve nuk e dinë që janë të sëmurë. Megjithatë, në fazat e hershme duhet treguar kujdes në tre aspekte: niveli i albuminës në urinë, kreatininemisë në gjak dhe hipertensionit. Ndërkohë, në fazat më të avancuara, shenjat shfaqen në varësi të stadit të sëmundjes.



Moshat

Më tepër prek moshat e rritura, për vetë natyrën e shkaktarëve, të cilët zakonisht shfaqen në moshë adulte, por nuk përjashtohen edhe fëmijët. Ndërsa për sa i përket sekseve, prek gati njëlloj si femrat, ashtu edhe meshkujt.



Pse të përhapura?

E para lidhet me shkaktarët që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, të cilët janë mjaft të përhapur dhe së dyti është fakti që shumica e pacientëve neglizhojnë, madje 50 % e pacientëve nuk e di se vuan nga veshkat, gjë që bën që sëmundja të kapet vonë, kur tashmë ajo ka avancuar.



Ecuria e sëmundjes

Fatkeqësisht kjo sëmundje në shumicën rasteve diagnostikohet vonë, kur sëmundja ka avancuar dhe veshka nuk është në gjendje të kryejë funksionin normal të saj. Duke qenë një organ jetik, duhet që pacienti të kalojë në dy procese për të vazhduar jetën normale: të hyjë në hemodializë, ose të bëjë transplant veshkash.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi