Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Vetëvendosja alarmon për degradimin e ekonomisë kosovare Empty Vetëvendosja alarmon për degradimin e ekonomisë kosovare

Mon 12 Mar 2012 - 12:38
Vetëvendosja alarmon për degradimin e ekonomisë kosovare Vv2-300x175

Jo rrallë herë është konstatuar se në Ferizaj opozita është heshtur. Aktualisht frymën opozitare e mban gjallë vetëm lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet takimeve me qytetarët, edhe pse kjo nuk participon në kuvendin komunal. Partitë opozitare, si LDK-ja, AAK-ja e LDD-ja edhe pse kanë numër të konsiderueshëm këshilltarësh nuk është duke iu ndier zëri.

Derisa partitë tjera opozitare ka muaj që nuk kanë mbajt asnjë takim të vetëm publik, Vetëvendosja në Ferizaj, në vazhdën e takimeve me qytetarë të Komunës së Ferizajt, organizoi në këtë fundjavë tri tubime.

Në fokus të fjalimeve të drejtuesve të Vetëvendosjes si Faton Topallit, Visar Imerit, Liburn Aliut dhe Arbër Zaimit ishin problemet ekonomike në Kosovë, që sipas tyre po rëndohen dita-ditës. Për drejtuesit e Vetëvendosjes “privatizimi i gjithçkaje publike, po lë pasoja të cilat do të ndihen në të ardhmen, si dhe negociatat me Serbinë dhe nënshkrimi i koncesioneve në dëm të shtetit tonë po e shton degradimin e ekonomisë kosovare si dhe vlerat e saj kombëtare”.

“Në të kaluarën ekonomia në Ferizaj ka qenë e zhvilluar, kurse tash pas një privatizimi të egër e pa kritere ekonomia është totalisht e rrënuar”, ka thënë Faton Topalli. Ndërsa deputeti Visar Ymeri kishte veçuari se “ky popull duhet të ketë një shtet me republikën dhe sovranitetin e saj më pastaj që kjo të përdoret si mjet për bashkimin me Shqipërinë”. Për Ymerin privatizimi që ka ndodhur i egër dhe neoliberal, në fakt “nuk është privatizim i mirëfilltë por është thjesht uzurpim i pronës publike nga një kastë individësh që kanë pushtet dhe para”.

Edhe për deputetin tjetër, Liburn Aliu, dy aspekte kryesore e karakterizojnë gjendjen aktuale në shtetin tonë ajo e “situatës politike të menaxhuar nga kjo qeveri dhe roli i saj në ndryshimin e kësaj gjendje”. Drejtuesit e “Vetëvendosjes” më pas ishin përgjigjur edhe në shumë nga pyetjet e qytetarëve duke kultivuar një debat të hapur me ta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi