Azotemia, si të shmangim degradimin e veshkave
Wed 30 May 2012 - 18:13
Prof. dr. Alketa Koroshi
Shkaktarët e humbjes së funksionit të veshkave, terapia e sëmundjes dhe parandalimi në kohë janë objekt i shpjegimit nga prof. dr. Alketa Koroshi, nefrolog.
Stadi i fundit
Disa sëmundje akute të veshkave dhe shumë nga sëmundjet kronike të tyre, në fund të fundit shkaktojnë një humbje të funksionit të veshkave. Humbje e cila mund të jetë e pjesshme ose e plotë. Gjë që nënkupton paaftësinë e veshkave për të kryer detyrat e tyre, që janë eliminimi i mbetjeve të padobishme dhe toksike që prodhohen nga organizmi ynë, eliminimin e lëngjeve të tepërta të organizmit dhe stabilizimin apo eliminimin e kripërave minerale, acideve etj. Humbja e funksioneve të veshkave (është kusht që duhen të jenë të sëmura të dy veshkat) shpesh vjen në mënyre graduale (rrallë të menjëhershme) dhe është e vazhdueshme derisa arrin një moment kur humbja e funksioneve është e tillë që mund të quhet e plotë. Ose aq e pakët, më pak se 10% e funksionit, sa organizmi i njeriut është e pamundur që të jetojë më dhe ka nevojë për përdorimin e veshkës artificiale, që ndryshe quhet edhe dializë, ose në rastin më të mirë bëhet transplant i veshkës, kur ky është i mundur.
Duhet pasur parasysh se një pacient mund të vuajë prej 10-20 vjetësh nga pamjaftueshmëria e veshkave përpara se të përfundojë në stadin e fundit, pra në humbje të parikthyeshme, totale të funksionit të veshkave dhe për pasojë bëhet e nevojshme dializa ose transplanti.
Një nga shkaqet më madhore për stadin e fundit të veshkave është sëmundja e diabetit, e cila pothuaj në mënyrë të pashmangshme e çon pacientin në dëmtimet përfundimtare të veshkave.
Duke ditur faktin që dëmtimi përfundimtar i veshkave kërkon kohë dhe vite aq më të kuptueshme bëhen edhe rekomandimet e mjekëve për kujdes të hershëm dhe të vazhdueshëm për veshkat, pasi është krejt e mundur që në shumë raste të shtyhet sa më shumë. Me një kujdes disi të veçantë dhe kontrolle periodike, dëmtimi final i veshkave, në mos të parandalohet përfundimisht.
Shkaktarët kryesorë
Mendohet se janë dy shkaktarët kryesorë: diabeti mellitus dhe hipertensioni arterial. Diabetikët kanë mjaft të predispozuar të shfaqin nefropati, dëmtim të veshkave për shkak të diabetit.
Ndërsa për sa i përket hipertensionit arterial, edhe ai është mjaft i shpeshtë, madje konsiderohet si një nga sëmundjet më të shpeshta në botë. Për t’u bindur për këtë mjafton t’iu referohemi statistikave sipas të cilave në botë janë gati 1 miliard njerëz që vuajnë nga hipertensioni arterial. Për sa i përket lidhjes së hipertensionit me sëmundjet e veshkave, do sqaroja se ekziston një lidhje e ndërsjelltë: hipertensioni ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave, por dhe sëmundjet e veshkave çojnë në shfaqjen e hipertensionit arterial.
Shkak tjetër mendohet të jetë ndryshimi i mënyrës së jetesës, ku përfshihet: obeziteti, një problem ky mjaft i përhapur sot në Perëndim. Së fundi, por jo më pak të rëndësishme janë çrregullimet e yndyrave në gjak, infeksionet e veshkave, glomerulonefritet (sëmundjet me natyrë imunitare) dhe sëmundjet e trashëguara të veshkave.
Parandalimi
Së pari nevojitet diagnostikimi i hershëm i sëmundjes në fazat e para. Po ashtu, duhet mjekim i mirë i hipertensionit arterial dhe diabetit. Kërkohet të luftohet albumina në urinë, çrregullimet e yndyrave dhe hiperglicemisë në gjak, nëpërmjet një mjekimi rigoroz. Të tregohet kujdes dhe të luftohet obeziteti, duke bërë ushtrime fizike që lehtësojnë punën e veshkave. Po ashtu duhet të trajtohet anemia, (kjo mund të bëhet me disa preparate, kohët e fundit ka hyrë në treg Eritropoetina, medikament që është i rimbursueshëm). Përveç këtyre duhet të tregohet kujdes në dietë, mënyrën e ushqyerjes.
Dieta
Së pari rekomandohet eliminimi i proteinave shtazore që do të thotë jo më shumë se 100 gr mish në ditë, jo më shumë se 1 kokërr vezë në ditë, jo më tepër se 20-30 gr djathë, jo më shumë se një gotë qumësht apo kos. Po ashtu duhet të eliminohen yndyrat e tepërta. Ndërkohë që rekomandohet shtimi i perimeve, kryesisht atyre me gjethe të gjelbra, si dhe i frutave.
Terapia
Hemodializa dhe transplanti i veshkës janë të vetmet zgjidhje. Për sa i përket dializës, kjo është një praktikë e re, megjithëse në botë po përhapet mjaft shpejtë. Në Itali janë gati 45 mijë persona që bëjnë dializë, ndërkohë që në Shqipëri aktualisht trajtohen 200 persona. Realisht nevoja është më e madhe, por mundësitë për të përballuara janë të vogla, pasi 4 qendrat e ngritura në Shqipëri nuk e përballojnë dot fluksin. Prandaj duhet të iniciohet ngritja e qendrave të tjera, qoftë dhe private, pasi mendohet se çdo vit shtohet me gati 200 veta numri i personave që kërkojnë trajtim me hemodializë.
SIMPTOMAT
Rënie e ndjeshmërisë në duar ose zona të tjera të organizmit,
Rënie e sasisë së urinës
Shpesh hemorragji të lehta pa shkak të dukshëm
Lodhje e vazhdueshme
Lemzë
Dhimbje koke
Theksim i pigmentimit të disa zonave të lëkurës dhe zbehje e ngjyrës së saj në zona të tjera
Kruarje e përgjithshme e trupit
Të vjella edhe me gjak
Ngërce muskulore, sidomos në këmbë dhe duar gjatë natës apo ditën
Të përziera ose të vjella
Ndërprerje e prodhimit të urinës
Konvulsione
Humbje pa shkak të dukshëm dhe e vazhdueshme në peshë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi