Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë kancerin e gjirit? Empty Ndotja e ajrit mund të shkaktojë kancerin e gjirit?

Wed 27 Oct 2010 - 23:37
Sipas një studimi të Universitetit McGill në Montreal, ndotja e ajrit ndikon negativisht në shfaqjen e kancerit të gjirit te gratë, pas periudhës së menopauzës. Më konkretisht, hulumtuesit pas realizimit të studimit te 383 gra që jetojnë në zona urbane me nivele të larta të ndotjes së ajrit – gjatë menopauzës – konstatuan se ato rrezikojnë tre herë më shumë që një ditë të preken nga kanceri i gjirit në krahasim me gratë e tjera të cilat jetonë në zona me më pak ajër të ndotur.

Në deklaratën e tij, Dr. Mark Goldberg i Institutit Kërkimor të Qendrës Shëndetësore të Universitetit McGill nënvizoi: “Kemi gjetur një lidhje reciproke midis kancerit të gjirit pas menopazuës dhe dioksidit të azotit, i cili është një nga faktorët kryesor që tregojnë ndotjen e ajrit për shkak të qarkullimit të automjeteve”.

Megjithatë, hulumtuesit mbajnë qëndrim të kujdesshëm. Dr. Goldberg shpjegon në deklaratat e tij: “Nuk jemi ende të gatshëm që të themi me siguri të plotë se ndotja e ajrit shkakton kancerin e gjirit. Por mund të themi se një probabilitet i tillë meriton kërkim serioz”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi