Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e AIDS-it dhe kancerit Empty Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e AIDS-it dhe kancerit

Wed 27 Oct 2010 - 23:41
Shkencëtarët amerikanë zbuluan për herë të parë strukturën e molekulës të një proteine të rëndësishme, e cila luan rol kyç në zhvillimin e kancerit dhe infektimit të organizmit nga virusi HIV/AIDS.

Arritja në fjalë, ndikon pozitivisht në mirëkuptimin e mënyrës së funksionit dhe kontrollit të veprimtarisë së proteinës-receptuese me emërtimin CXCR4, fakt që mund të çojë në zbulimin e medikamenteve të reja, me efektive.

Zbulimi, i udhëhequr nga profesori Raymond Stevens i Institutit Kërkimor Skrips të Kalifornisë, i cili u botua në revistën Science, sipas BBC dhe Live Science, është një hap i rëndësishëm për ndalimin e veprimtarisë së dëmshme të kësaj molekule.

I gjithë studimi zgjati plot tre vjet, hulumtuesit përdorën një teknikë imazhi (kristalografi X-ray) për të zbuluar strukturën e molekulës CXCR4, forma e së cilës ngjan me dy gota verë, ku njëra prek tjetrën.

Kjo molekulë i përket një familjeje proteinash (GPCRs) që ndodhen në membranën qelizore dhe transmetojnë sinjalet e jashtme në brendësi të qelizave. Shumë barna ekzistuese synojnë pikërisht këtë grup proteinash, sepse ato kontrollojnë procese të rëndësishme të tilla si rritja e qelizave (përfshirë edhe qelizat e kancerit) dhe prodhimi i hormoneve.

Shkencëtarët e dinë mirë se veçanërisht CXCR4, në rrethana normale, aktivizon sistemin imunitar dhe lëvizjen e qelizave. Por, paralelisht mund (kur sinjalet biokimike që pranon nuk janë të konfiguruara siç duhet) të ndihmojë në zhvillimin dhe përhapjen e qelizave kanceroze.

Gjithashtu, ndihmon virusin HIV/AIDS që të infektojë ruazat e bardha të gjakut, duke e lejuar virusin që të lidhet me qelizat e shëndetshme, dhe në vazhdim të hyjë në brendësi të tyre duke i shkatërruar ato.

Pas zbulimit të strukturës së molekulës jetike, ekziston shpresa se kompanitë farmaceutike do të gjejnë një mënyrë për ta “manipuluar”, me qëllim që të ndalojë lehtësimin e zhvillimit të kancerit dhe përhapjen e AIDS-it.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi