Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

“Më thanë hiqe minaren, vendos një kullë kishe” Empty “Më thanë hiqe minaren, vendos një kullë kishe”

Fri 7 Sep 2012 - 23:08
“Më thanë hiqe minaren, vendos një kullë kishe” Post-7-0-82895000-1332849623_thumb-300x264Një debat ka shpërthyer në komunitetin e artistëve shqiptarë, të cilët do prezantoheshin me një pavijon në Bienalen e Venecias, me famë në mbarë botën. Një nga punimet, i miratuar për tu paraqitur në Bienale, është përjashtuar. Bëhet fjalë për punimin “Objekt i paidentifikueshëm”, i artistit Ardian Isufi.

Kuratori i pavijonit shqiptar, Ilir Voci, deklaroi se punimi është përjashtuar për shkak se nuk përkonte me temën dhe ishte i dobët artistikisht.

Po çfarë përmban punimi i Isufit?

Bëhet fjalë për minaren e Kavajës, e ngritur në fabrikën e qelqit. Një oxhak i fabrikës është kthyer në minare dhe këtu e ka marrë frymëzimin Isufi për punën e tij. Artisti thotë se punimi është pëlqyer shumë dhe ka marrë miratimin e komisionit. Ai thotë se edhe një kurator i njohur i Bienales së Venecias e ka pëlqyer.

Isufi shkon më tej kur thotë se shkaqet e mospranimit të punës së tij janë fetare. Ai thotë se kuratori Ilir Voci i ka kërkuar që në vend të minares të ishte një kullë e kishës ortodokse.

Punimi do paraqitej në pallatin e UNESCO-s dhe mësohet se ai do ishte me përmasat reale të vetë minares. UNESCO i kishte vënë në dispozicion hapësirat për pavijonin shqiptar pa pagesë.(tema)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi