Ngrohja globale: “Zemërimi i natyrës” dhe pasojat tragjike
Sun 9 Sep 2012 - 0:14
Ngrohja globale është problemi me shqetësues sot për gjithë njerëzimin. Frika aktuale, lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi shumë të madhe, ndoshta të paparashikuar më parë.
Nga ENXHI KASTRIOTI
Nga studimet e shumta të bëra nga qendra studimore, mendohet se temperatura e përgjithshme do të rritet me disa grade celsius.
Një situatë problematike kjo për gjithë njerëzimin, pasi do të vinte në dyshim ekzistencën e tij.
Ngrohja globale e ka zanafillën e saj nga çarja e vrimës së ozonit, e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e temperaturave në tokë, si dhe tejçimin e rrezeve të dëmshme të dellit.
Por sipas shkencëtareve, fenomeni i ngrohjes globale, po shkaktohet nga rritja e përqendrimit të dyoksidit të karbonit në atmosferë, i cili bllokon rrezet e diellit që reflektohen në tokë të dalin përsëri në hapësirë, duke krijuar kështu një efekt sere që sjell rritjen e temperaturës dhe si rrjedhojë, ngrohjen globale. Në këtë mënyrë, efekti serë ose ngrohja globale po ngroh planetin në një mënyrë të vrullshme dhe po kërcënon mjedisin në tokë.
Shpesh teksa ndodhesh përballë këtyre fakteve ku pothuajse në çdo kronike televizive dëgjon për rritjen e temperaturave, për shkrirjen në mënyrë të vazhdueshme të akullnajave, të bën të mendosh se çfarë do të ndodhë më pas… Cilat do të jenë pasojat, ose cilat janë shkaqet? Si mund të parandalojmë gjithë këtë “zemërim të natyrës” i cili ka ardhur si pasojë e keqpërdorimit në mënyrë barbare dhe të vrullshme të saj, e cila sot po na kthen reston e demit që i kishim shkaktuar?Duke ditur që shkaktari i gjithë kësaj anomalie të krijuar në planetin tonë është rritja e temperaturave, atëherë na bën të arsyetojmë dhe të mendojmë se çfarë do të ndodhte në qofte se rritja e temperaturave do të vazhdonte me këto ritme.
Shkencëtari Mark Serrez ka kohë që merret me studime në Qendrën Amerikane të të Dhënave për Borën dhe Akujt dhe pas disa studimesh doli në këto konkluzione: “Deri në vitin 2006, shkrirja e akullit ka qenë pak më tepër se sa 9 për qind për çdo dhjetëvjeçar. Kjo është e barabartë me rreth 100 km katrorë në vit, e që nuk është shumë. Ajo që ndodhi në 2007-ën, është befasuese”.
Mendoj se ndikimi më i madh dhe më i dukshëm do të ishte se disa pjesë të akullnajave të poleve do të shkëputeshin dhe do të shkrinin. Shkrirja e akullnajave do kishte një ndikim shumë negativ pasi niveli i ujërave detare botërore do të rritej dhe si për pasojë, do të shkaktonte dëme të pariparueshme ekologjike, financiare dhe mbi të gjitha njerëzore, ku një pjesë e mirë e shteteve të cilat ndodhen pranë deteve, oqeaneve do të zhdukeshin nga harta botërore.
Shumë ishuj s’do ekzistonin, banorët e tyre do të ndodheshin në një rrezik të vazhdueshëm nga përmbytjet, një pjesë e tyre do të ishin të detyruar të evakuoheshin.Ngrohja globale do të sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global ujor si dhe nuk përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do të demonstrohen me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira.
Pra, të gjithë ne e dimë se këto dukuri nuk janë thjesht dhe vetëm një parashikim, por diçka e cila na pret në të ardhmen. Dhe nëse nuk jemi ne të cilët do ta parandalojmë, të marrim masa për zvogëlimin e efekteve të saj, atëherë do të përbëjë një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe ekzistencën tonë.
Prandaj mendoj se duhet të merren masa nga të gjitha vendet që të ulet niveli i ndotjes, sasia e dyoksidit të karbonit në ajër që janë shkaktaret kryesore të ndotjes globale. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi