Shpëtimi Nga Ngrohja Globale
Tue 1 Jan 2013 - 1:19
SHBA-Gjeoinxhineri dhe shkencëtari i ambientit nga Universiteti i Harvardit, David Keith ka një “plan B” në rast të emergjencës ambientale. Propozimi i pazakonshëm i Keithit është ky: Të dërgohen me forcë grimca në atmosferën e sipërme të Tokës – stratosferë – për ta ndryshuar ngrohjen globale.
“Një mënyrë është të shpërndahen grimca në lartësi të
madhe për ta ulur dyndjen aktuale solare që të mos hyjë në atmosferë”, ka thënë Keith dhe bashkëhulumtuesit tjerë.
Keith, gjatë një debati në TED, ka thënë se ideja i ka ardhur nga natyra. Në vitin 1991, mali Pinatubo në Filipine shpërtheu dhe e ftohu Tokën. Sipas një raporti të NASA-s, rreth 15 milionë ton dioksid squfuri u ngrit në atmosferën e sipërme duke krijuar një “shtresë të mjegullt” të grimcave aerosol. Tufa e grimcave në atmosferë hijezoi sipërfaqen e Tokës, duke krijuar një efekt ftohës për pothuajse dy vjet.
Edhe Keith është duke propozuar diçka të ngjashme për të shpëtuar akullin e detit të Arktikut, i cili ka arritur në nivelin më të ulët të njohur deri më tani. Zgjidhja gjeo-inxhinierike do të mund të zvogëlonte depërtimin e diellit deri në së paku 0.5%, shkruajnë hulumtuesit.
Ky shkencëtar beson se ka zgjidhje për ngrohjen globale prej më të ndryshmeve. Ajo çka momentalisht na mungon, sipas Keith, “është urgjenca dhe vëmendja ndaj problemit dhe veprimit”.
(e.m/dukagjini/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi