Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ngrohja globale, po rilindin pyjet e hershme Empty Ngrohja globale, po rilindin pyjet e hershme

Sat 22 Sep 2012 - 18:39
Ngrohja globale nuk është vetëm një togfjalësh dhe këtë e vërteton studimi i fundit i shkencëtarëve kanadezë të cilët vunë re se një pyll në ekstremet veriore të Kanadasë është duke rilindur, 2 milionë vjet nga zhdukja e tij. Një grup studiuesish kanadezë i përbërë nga biologë, paleontologë dhe historianë vëzhgojnë prej vitesh aktivitetin bimor të ishullit Bylot, i pozicionuar gjeografikisht në ekstremet veriore të Kanadasë dhe ishulli më i madh i pabanuar në tokë.

Në ishull studiuesit kanë gjetu mbetjet fosile të një pylli të hershëm që pas analizave dhe studimeve specifike rezulton të ketë “jetuar” 2-3 milionë vite më parë, në atë kohë kur temperaturat në këtë pjesë të tokës kanë qenë të favorshme.
Ngrohja globale, po rilindin pyjet e hershme Ishullikanada
Çfarë po ndodh? Pylli po rilind. Në vëzhgimin disa-vjeçar grupi i studiuesve kanadezë i udhëhequr nga Alexandre Guertin-Pasquier, vuri re rigjenerimin e bimësisë dhe premisat janë që brenda 100 viteve, nëse vijohet me këto ritme të ngrohjes globale, ishulli i akullt do të mbulohet nga pemët, njësoj si Alaska qendrore.

Lindja e bimësisë vjen si shkak i ngritjes së temperaturave mesatare në këtë brez gjeografik, që mundëson kushte më të favorshme për ripyllëzimin e ishullit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi