Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ç’është liria? Empty Ç’është liria?

Mon 10 Sep 2012 - 2:10
Message reputation : 100% (1 vote)
Ç’është liria? Liria2-300x225Fjala liri është po aq e vjetër sa vetë njerëzimi. Ka qenë pikërisht nocioni liri shoqërues, udhërrëfyes i çdo lëvizjeje individuale apo shoqërore. Thelbi i ekzistencës së njerëzimit.

Nga ENXHI KASTRIOTI

Pikërisht, për arsyet e lart-përmendura ka ecur në paralel me zhvillimin apo evoluimin e shoqërisë tonë njerëzore. Ka ndryshuar, është zhvilluar dhe zgjeruar më tej, me ide e koncepte të reja, të cilat në kohë, periudha, situata të ndryshme, kanë marrë kuptime krejtësisht të ndryshme. Ide, koncepte që aktualisht do të tingëllonin si të paperceptueshme apo thjesht kontradiktore me realitetin kohor që ne trajtojmë.

Kjo vihet re fare qartë në qoftë se bëjmë një rikujtim të ngjarjeve kryesore të historisë njerëzore, pra historisë së formave, ideve apo mënyrave të konceptimit të lirisë, të cilat kanë qenë ndoshta nga më elementaret.

Në përpjekjet e para për liri vihet re liria fetare pra, ekzistenca e lirisë së besimit që lidhet me aspektin e rregullimit të formës së qeverisjes, duke e bërë atë sa më gjithëpërfshirëse, me shtetin, me lirinë e votës, mundësisë së zgjedhjes dhe të zgjedhurit. Duke vazhduar më pas me lirinë shoqërore e deri për të arritur tek forma më e sofistikuar e lirisë, “Liria individuale”. E gjithë kjo të bën të kuptosh që koncepti i lirisë është i imponuar nga rrethanat e kohës të cilës i takon.

E pikërisht rrethanat, koha kanë bërë që kuptimi apo koncepti i lirisë të evoluojë, të kalojë nga format më të thjeshta për të arritur në të ashtuquajturën kulimin e lirisë, pra në lirinë individuale. Kjo liri nuk është asgjë tjetër veç se gjithëpërfshirësja e gjithë lirive të tjera, pasi përmban, formohet nga liria e të menduarit, të zgjedhurit, të ndërtuarit të jetës në mënyrë të pavarur, të ndërtimit të jetës në bazë të interesave vetjake.
Ç’është liria? Liria-300x256Por edhe liria, si çdo gjë tjetër në këtë botë ka një kufi. E ky kufizim i tillë vjen nga fakti se të gjithë ne jetojmë në një shoqëri me rregulla e ligje. Në këtë mënyrë, individi është pjesërisht i lirë, pasi shoqëria nuk do të mund të arrinte të mbijetonte krahas çrregullimeve dhe konflikteve.

Pra, me pak fjalë, liria është ajo që e mbron dhe e kufizon individin. Një shprehi e cila do të përkufizohej më thjeshtë nga një frazë: Liria jonë mbaron atje ku fillon liria e tjetrit, për të cilën Hobbesi do të thoshte:

“Një njeri ka dëshirë, kur edhe të tjerët e kanë atë, si për rregullin ashtu edhe për paqen, dhe për të mbrojtur veten, ai mendon se është mbi gjithçka dhe të jetë i kënaqur që liria që ai ka mbi të tjerët, të jetë e barabartë me lirinë që të tjerët kanë mbi të”. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi