- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Kjo pra na qenka liria?
Thu 20 Sep 2012 - 10:13
Mbi sportelin për kontrollimin e pasaportave përshëndet nga kornizat e fotografisë një gjeneral brigade në veshje luftarake. Në murin me motive lulesh shkruan “Mirë se erdhët në Kosovë”. Gjenerali i brigadës është Adem Jashari, njëri nga themeluesit e UÇK-së, që u vra bashkë me pesëdhjete e gjashtë familjarë dhe miq në vitin 1998, nga ushtarët serbë. Që atëherë, ai për shqiptarët e Kosovës është hero i popullit. Sot, në aeroportin e pagëzuar me emrin e tij, aterojnë aeroplanë të linjave me çmime të ulëta. Në aeroportin e një vendi, që aq shumë i ngjan Kosovës, fillon edhe romani i ri i Beqë Cufajt “Projekt@party” (Shtëpia Botuese Secession) me një përshkrim që në mënyrë të njëjtë ironike ilustron distancën ndërmjet gjermanit komod dhe vendit në krizë, i cili as dy orë të plota ajrore nuk është larg: një aeroplan me pllakatin e madh “Mmmh, Baden-Württemberg” ateron në një vend të huaj të botës, vend që në vazhdimësi të romanit do të quhet me “atje poshtë”. Në bordin e aeroplanit është ulur një njeri që ka përmbyllur gjithçka me jetën në Gjermani, dhe s’ka se çka humb më.
Nomadët globalë
Personazhi kryesor në romanin e Cufajt, është një nëpunës pranë misionit të Kombeve të Bashkuara: një profesor gjerman i shkencave humane, i cili ka marrë përsipër detyrën të organizojë ringjalljen e sektorit të arsimit. Nëpërmjet përvojëssë tij ripasqyrohet se çka ndodh brenda një misioni të OKB-së dhe cilat mund të jenë efektet e tij. Përgjigjja del domosdo pesimiste: “Kjo përzierje e larmishme njerëzish nga kultura të ndryshme, qoftë në aspektin teorik apo praktik, ishte një çmenduri puro. Në rregull synimi për të sjellë dy popuj me gjuhë krejtësisht të ndryshme që të jetojnë pa e vrarë njëri-tjetrin brenda kufijve të njëjte, mirëpo si shpjegohet kjo, që po të njëjtit përgjegjës të kësaj ndërmarrjeje fisnike, diku tjetër paprekshëm, bëjnë po të njëjtën lojë vrasëse? Me aeroplanë luftarakë, me bomba, me topa dhe armë. Pa lënë anash në këtë drejtim teknologjinë e informimit. Nuk e kisha plotësisht të qartë se çfarë roli kishim marrë përsipër.” Romani lexohet lehtë e tretet rëndë. Që në titull manifestohet mllefi: Termat “Projekt” dhe “Party” janë diçka si esenca e përbuzjes ndaj nomadëve globalë të organizatave ndërkombëtare, të cilët kushedi si kanë përfunduar “atje poshtë” dhe sillen sikur të ishin në piedestal. Ata vallëzojnë, zbaviten, konsumojnë sende, të cilat vendorët as që mund t’i ëndërrojnë dhe rrinë ndër vete. Vetëm sa për t’u dukur sikur bëjnë diçka shpikin projekte e programe, zhvillojnë në shpejtësi ndonjë “Masterplan” për të cilin pastaj - siç thuhet në roman - ndonjë Kelly nga New York-u, eprore nga shtabi qendror i OKB-së, uron me komentin “Great”. Për këtë libër Cufaj ka hulumtuar shumë vite, duke udhëtuar shpesh në Prishtinë, ku njeh plotë njerëz, vendorë dhe nëpunës të organizatave ndërkombëtare. Menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës, ai qëndroi gjashtë muaj në Prishtinë, për të punuar si udhëheqës i fejtonit në riorganizimin e së përditshmes “Koha ditore”. Gjatë kësaj kohe ai ka shkruar shumë për mirëkuptimin ndërmjet popujve, mirëpo shpejt duhej të konstatojë se “e gjitha nuk do të jetë aq lehtë”. Njëra nga fjalitë më të preferuara të Cufajt,është ajo e William Faulkner-it: “E kaluara nuk ka vdekur kurrë, ajo as që ka kaluar.”
Survejimi në “Tricky Dick”
Për drekë takojmë një mike të Cufajt, nëpunëse e Shoqatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Ajo angazhohet për përmirësimin e punës pedagogjike të shkollave të Kosovës. Ajo është idealiste dhe raporton për sukseset e punës së saj. Një poete e re kosovare të cilën e ka ftuar Cufaj flet për problemet e shumta që ka për të regjistruar të birin në një shkollë. S’ka transparencë për dhënien e vendeve nëpër shkolla, privilegjohen ata që kanë “kontakte”. Restoranti në të cilin jemi duke ngrënë ka emër italian, po ashtu edhe menyja. Mysafirët duket të jenë të gjithë të huaj. Në roman pinë dhe festojnë “ndërkombëtarët” në një establishment me emrin “Tricky Dick”. Patjetër një fiksion? Jo, thotë Cufaj, i cili e flet përkryer gjermanishten, mirëpo shkruan në shqip, restoranti ekzistonte vërtet në Prishtinë. Mirëpo, emri i lokalit nuk aludon për truket e ndyra të Richard Nixon-it, por për ato të të dërguarit special amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke, ndërkohë të ndjerë, i cili dikur negocionte me Slobodan Millosheviqin. Në internet lokali e reklamon veten si “Prishtina First Expat Bar”. Në vitrinën e lokalit shohim motivin e syzave, në njërën syze një gotë të mbushur me yje të flamurit amerikan dhe në tjetrën një sy të hapur. Motivi ka efektin e një metafore mbi misionin e survejimit, e cila mund të jetë menduar për afirmim,mirëpo që ndikon si vërejtje e fshehur për të huajt, e cila thotë: “Po survejoheni!” Flasim për portretizimin e OKB-së në librin e Cufajt. Vërtet është kaq keq? Autori nënqesh: “Është roman”, thotë ai. Mirëpo pastaj bëhet puna serioze. “Vetëm si shembull”, thotë ai, ndër emisarët e OKB-së ka patur edhe policë afrikanë të Mugabes. “Të Mugabes! Ata u dashka të sjellin demokracinë? Ose atëherë ajo letra e Brigitte Bardo-së: ‘Ju lutem shpëtoni qentë endacakë! Kafshët kanë vuajtur aq shumë gjatë luftës në Kosovë.’ Kafshët! Për diçka të tillë ka OJQ, të cilat dërgojnë nëpunës në Kosovë dhe mbledhin para nëpër Amerikë dhe Evropë. Dhe secili prej atyre idiotëve beson se duhet patjetër të shkruajë libër për Kosovën, vetëm se ka kaluar pak muaj këtu.” Cufaj mund të flasë me hidhërim. Në gazetën “Koha ditore” qysh para dhjetë vjetëve ai kishte shkruar: “Të rraskapitur nga jeta në UNMIK-istan”.
Gardhet e viktimave
Mirëpo, a nuk është përmirësuar dukshëm gjendja e republikës së re? Shëtisim rrugës “Nëna Terezë”, zonës prishtinase për këmbësorë. Këtu masat kanë festuar më 17 shkurt të vitit 2008, deklarimin e pavarësisë së Kosovës. Edhe Cufaj ishte aty. A do të ketë më 10 shtator edhe një festë të tillë. Atë ditë kur shteti do t’ia heqë vetes statusin me yll përsipër dhe do t’i japë fund mbikëqyrjes ndërkombëtare? Asfalti në fillim dhe në mbarim të rrugës deri atëherë nuk do të jetë mbaruar. Edhe këtu ndërtim i pafund. Cufaj thotë se kësaj radhe festa nuk do të ndiqet nga euforia e shikuesve nga e gjithë bota. Cufaj është kritik ndaj kastës politike, e cila tani rri ulur në parlament. Mbi ta shtohen akuzat për korrupsion dhe trafikim postesh. Pse për shembull këtu ka pesë zv/kryeministra e jo një? “Shikoni Kosova është shtëpia më e varfër e Evropës. 72% e rinisë është e papunë”. Shikimi përpara del konfuz kur e kaluara është e pranishme gjithandej. Në fund të rrugës mbërrijmë te një vend i rrethuar me tela pranë të cilit Cufaj kalon me shpejtësi. Aty janë varur qindra fotografi viktimash të ekzekutuar gjatë masakrave serbe. Për shembull siç është rasti i Mejes, më 27 prill të vitit 1999, ku ushtria serbe në shenjë hakmarrjeje shoi tërë fshatin. Të dokumentuar janë 294 të vdekur. Janë portrete njerëzish të varur në gardhin metalik, të cilët zyrtarisht konsiderohen të humbur. Nga lufta e Kosovës gjithsej 1800 veta konsiderohen të humbur.
Gjithandej varre
Si figurë komplementare karshi misionarit modern, në romanin e Cufajt, ka edhe një vendës. Spektri i tij ndaj gjërave nuk është asfare më shpresëdhënës sesa ai i profesorit. Historia e përkthyesit Abe Beqiri tregon konfliktin e brendshëm të një njeriu, se çka do të thotë që brenda një konflikti etnik të punosh për ushtritë perëndimore dhe njëkohësisht duhet t’i mbetesh besnik thirrjes për mbrojtjen e familjes dhe atdheut. Ndoshta është Abe Beqiri një si ky Arbeni që vozit veturën tonë? Ne vetë tash jemi duke udhëtuar me një SUV, me një shpejtësi marramendëse drejt jugut të Kosovës, ku historia është edhe më prezente. Mbërrijmë në Deçan, në vendlindjen e Cufajt: në pllakën e qytetit është shlyer varianti serbisht “Decani”. Rajoni i Dukagjinit ka qenë njëra nga fortesat e rezistencës shqiptare, një rajon ku u luftua rëndë, ku UÇK dhe paramilitarët serbë zhvilluan luftë të ashpër guerile. Si shumë të rinj të asaj kohe që braktisnin Perëndimin për të luftuar kundër serbëve, edhe Arbeni, shoferi ynë, ka luftuar këndej. “Atëherë kam qëndruar dy vjet në pyll”, kjo është e gjitha çka mund t’i nxjerrim atij nga goja. Atëkohë edhe Cufaj ishte në Perëndim. Ai mbetet atje. Megjithatë, në atdheun e tij ai është i rrënjosur thellë. Kurrë nuk e ka fshehur mendimin se në luftën e Kosovës dorasit ishin serbët dhe shqiptarët viktima. Edhe autori vetë ka përjetuar në lëkurë se ç’do të thotë përjashtim dhe urrejtje kur studionte letërsi në Universitetin e Prishtinës. Duke filluar nga viti 1991, shqiptarët, në mënyrë ofensive u përjashtuan nga institucionet. Nëpër ndërtesa lexoje pllakate: “Ndalohet hyrja për qentë dhe shqiptarët.” Cufaj nuk ka prekur kurrë armë me dorë. Shumica e atyre që e kanë bërë një gjë të tillë rrinë shtrirë nëpër varreza, të cilat shfaqen gjithandej në çdo disa metra rrugë. Në epitafe janë fotografi burrash me kallashnikovë, si zakonisht me ditëlindje në vitin 1980 dhe me ditërënie ndërmjet viteve 1998-1999. Sado shpejt që udhëtojmë varret i kemi tërë kohën para vetes. Në malet që fillojnë në Deçan, të cilat ndajnë Kosovën nga Shqipëria dhe këndej quhen “Bjeshkët e Namuna”, vizitojmë një vend ku historia shqiptaro-serbe me përjashtime, ka pasur një kahje gotike: jo vetëm se aty gjendet kisha e paprekur nga shkatërrimet e luftës, manastiri serbo- ortodoks i Deçanit me ansamblin e freskave të saj bizantine të mesjetës, porse aty kishte njerëz që i shpëtuan vdekjes. Njëri nga murgjit na rrëfen se si manastiri gjatë luftës pati shërbyer edhe si vendstrehim për të gjitha palët që kanë kërkuar ndihmë aty.
Shikimi i gurtë i murgut serb
Manastiri që në vitin 2004 u shpall trashëgimi kulturore botërore, para mureve të të cilit gjendet një pikë kontrolli e KFOR-it, vazhdon të mbetet megjithatë një gur që irriton, pasi Serbia vazhdon ta konsiderojë si territor të vetin. Kur epyetëm për pavarësinë e Kosovës, para se të thotë që deklaratat i ka të ndaluara nga hierarkia e kishës, murgu serb ngurtëson fytyrën. Natën e fundit në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza” ka një atmosferë krejt tjetër; është i gjallëruar me të rinj që hanë akullore, me burra pleq që kuvendojnë e rrinë ulur në bankat e sheshit, familje me karroca fëmijësh. Mund të ishte një mbrëmje verore krejt normale e një shteti jugor, mirëpo pamja nuk është e tillë. Lëmshin e zërave e dominon gjermanishtja e kosovarëve të diasporës që kanë ardhur këtu për të kaluar pushimet. Së shpejti ata do të kthehen sërish në München, Stuttgart, ku ka vite që jetojnë. Gjatë darkës në një restorant të njohur prishtinas me emrin “Tiffany’s” i përjetojmë edhe një herë, në një hapësirë të ngushtë, kontradiktat e së tashmes kosovare. Në njërën nga tavolinat është ulur Ramush Haradinaj, nga disa i quajtur edhe “Rambo”, një ish-luftëtar i UÇK-së, i cili brenda viteve 2004-2005 kishte postin (e dytë) të kryeministrit të Kosovës nën administrimin e UNMIK-ut. I njëjti që më vonë u akuzua nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Ndërkohë ai është liruar për shkak të mungesës së dëshmive. Për arsye se vendimi ende nuk është konfirmuar nga instanca e dytë, ai ende nuk ka të drejtë të zhvillojë aktivitete politike dhe e ka të ndaluar të ketë komunikim të lirë. Si shumë të tjerë ai nderohet si hero kombëtar, edhe pse në eter qarkullojnë ndaj tij akuza të rënda. Në rajonin ku ishim pasdite, prej nga vjen ai, gjithandej u ndeshëm me portretin e tij gjigant, të vizatur mureve të shtëpive. Gjatë qëndrimit të tij në burgun hetimor të Hagës, i është dërguar një libër me letrat e shkollarëve të klasës së pestë, të cilët pyesnin: “Rambo ku je?” Shumë njerëz besojnë se ai do të jetë kryeministri i radhës në Kosovë.Në tavolinën menjëherë pranë Haradinajt rri ulur një delegacion femrash e meshkujsh të rinj me shefin e përfaqësuesve të misionit civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith. Është një darkë lamtumire: Misioni i tij përfundon më 10 shtator. Dëgjojmë se si falënderon bashkëpunëtorët. Vijnë fjalë si “Without you we would never have succeeded” (Pa ju nuk do të kishim kurrë sukses). Cakërrojnë gotat me verë. Prapëseprapë: sa stabël është suksesi në Kosovë? Para se të mbërrinim atje lexuam lajme lidhur me përforcimin e trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, ku vazhdimisht ka përplasje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Një nëpunëse gjermane e GIZ (Shoqërisë për bashkëpunim ndërkombëtar), një ditë më herët, na njoftoi për anketimin e disa të rinjve kosovarë gjatë një festivali muzikor. Ata kishin thënë se nëse pas tyre do të kishin parë një serb, do ta kishin mbytur menjëherë. Në fund të romanit të Cufajt gjendja vjen në përshkallëzim. Misionarët e organizatave ndërkombëtare sulmohen me dhunë nga vendasit dhe detyrohen që të braktisin vendin. Duke parë nomadët globalë që largohen nga restoranti, në vesh më rri fjalia e Cufajt që e kishte thënë pak më përpara: “Në mes tyre gjenden edhe ca që, qysh tani kanë drejtuar sytë ka Siria.”
Jan Wiele

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi