Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Dua nje profesion qe te me jape para Empty Dua nje profesion qe te me jape para

Mon 10 Sep 2012 - 13:47
Për të mirë ose për të keq, pothuajse gjysma e jetës së njeriut kalon në vendin e punës. Kështu që padyshim rruga drejt lumturisë kalon edhe përmes zgjedhjes së profesionit të përshtatshëm.Disa fëmijë e kanë të qartë çfarë do të bëhen, që kur janë ente të vegjël. Mirëpo, ka të tillë, të cilët, për një kohë të gjatë trullosen të hutuar çfarë të zgjedhin për profesion.
Dua nje profesion qe te me jape paraJo rrallë ata njerëz mbeten të pakënaqur për tërë jetën. Ëndrrat në zgjedhjen e profesionit nuk janë gjithçka. Psikologët janë kategorikë, se zgjedhja duhet të jetë në përputhje edhe me veçoritë individuale. Shpesh herë në ato çaste prindërit ndërhyjnë në jetën e fëmijëve, por nuk mund të thuhet, se ata janë këshilltarët më të mirë. Një gabim bëjnë ata prindër, që dëshirojnë t’u imponojnë fëmijëve vullnetin e tyre të prirë nga ambicione të parealizuara. Mirëpo ka një kategori të rinjsh dhe të rejash, që zgjedhin një profesion, në të cilin mund të kombinojnë krijimtarinë me pragmatizmin.
Kemi bërë një vëzhgim në shkollat e mesme të Tiranës për të kuptuar më shumë se cilat janë preferencat e gjimnazistëve për profesionet e tyre. Në kontaktin e parë me maturantët e shkollës “Petro Nini” ajo që të bie në sy është se janë më gjakftohtë dhe nuk gjykojnë në bazë të pasionit, por mbi të gjitha duan një profesion që t’iu sjellë të ardhura. Ky është kushti i parë. Dhe janë të shumtë ata që duan të ndjekin traditën familjare, të bëhen mjekë ashtu si mami edhe babi, apo farmacistë në mënyrë që të trashëgojnë biznesin e prindërve. Ata që gjenden në këtë pikë në një farë mënyrë e kanë të ardhmen e garantuar për sa i përket profesionit pasi, gjysmën e punës e kanë gati, u duhet vetëm të shkollohen.
Armela Nuhiia, nxënëse në vitin e tretë në shkollën “Petro Nini” e ka ndarë mendjen. Ajo do të vazhdojë për Ekonomi-Biznes dhe i ka bërë llogaritë mirë, për të mos gabuar në bazë të programit meritë-preferencë. Tregon se e ka zgjedhur këtë degë pasi, për këtë profesion tregu i punës është më i gjerë. Pra e thënë ndryshe, për personat që kanë një diplomë të tillë ka shumë mundësi punësimi, ndërkohë fakt është se Nuhija, është nxënëse e mirë në lëndën e matematikës. Janë të shumtë ata që kanë zgjedhur Arkitekturën, Stomatologjinë, Mjekësinë apo Informatikën, të cilat, sipas tyre, janë profesionet e së ardhmes.
Fatmir Vejsu, Drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH, tregon se kemi nevojë urgjente për mësues. Sipas tij dega e mësuesisë ishte një treg i garantuar pune dhe kjo sidomos në zonat e thella ku në këto kohë janë në punë arsimtarë të pa kualifikuar. Mësojmë se ka një ka një mbipopullim në një degë të caktuar dhe nuk ka balancim që të shihen më shumë ku janë nevojat për shembull një nga ato është Juridiku.
Vejsiu na shpjegon se një rol të rëndësishëm e luan edhe këshillimi i karrierës ku prej vitit 2006 është futur në çdo shkollë. Specialistët përkatës, u argumentojnë dhe u japin ide nxënësve dhe i informojnë ata në lidhje me të ardhmen e degëve dhe hapësirat e tregut të punës. Ata vetëm i informojnë, pasi afërmendsh, në fund janë vetë nxënësit që vendosin se ccfarë dege do zgjedhin për të studiuar. ndërkohë një rol të veçantë luajnë edhe prindërit. Edhe prindërit, në ambientet familjare bëjnë këshillimin e karrierës me fëmijët, ku jo rrallë herë mendimi i tyre është vendimtar.
Fatmir Vejsiu: Në zonat e thella kemi mësues pa arsimin përkatës
Për të kuptuar më shumë se çfarë ofron tregu i punës dhe ku ka pak burime për ta përmbushur atë, kemi folur me Drejtorin e Arsimit Paraunvisitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu. Ai na ka treguar se arsimi është një treg i pa shterueshëm dhe se në zonat malore janë të punësuar, arsimtarë të pakualifikuar. Kjo vjen nga fakti që nuk ka njerëz që përfundojnë shkollën e lartë për mësuesi. Gjithashtu, Vejsiu na tregon se ku nuk duhet të gabojë një maturant.
Çfarë duhet të ketë parasysh një nxënës kur zgjedhë një shkollë të lartë?
Unë do të thoja, “Arsim”. Arsimi është treg i pashtershëm sepse gjatë gjithë kohës ka nevojë për mësues. Duhet të zgjedhin degët e mësuesisë. Është tregu më i madh i punës. Janë 39 mijë mësues dhe nuk është pak në krahasim me popullsinë që është në marrëdhënie pune në sektorin publik. Kjo për sa i përket përzgjedhjes së degëve ka mbipopullim në një degë të caktuar dhe nuk ka balancim që të shihen më shumë ku janë nevojat. Por nga ana tjetër kur ka shumë që kanë përfunduar një degë të caktuar ke mundësi të bësh një skarcim dhe të mbash më të mirin. Nuk është e thënë që po të jesh shkencëtar i mirë në matematik do të jesh mësues i mirë. Mësuesi i mirë bëhet edhe ai që ka prirje mesatare për këtë degë. Në arsim kemi goxha vende pune në zonat periferike. Aty kanë nevojë për njerëz të arsimuar e shkolluar mirë. Kërkojmë rritjen e nivelit për sa i përket plotësimit të kritereve që duhet të ketë një mësues. Në vendet e thella, kemi mësues pa arsimin përkatës. Në ato zona nuk na shkon njeri dhe për këtë kemi mësues të pa kualifikuar. Ai që është prej andej e ka më të lehtë të shkojë të punojë në fshatrat e Mirditës së sa një nga Tirana që do të shkojë atje.
Ku gabojnë gjimnazistët në momentin që zgjedhin degën e preferuar të shkollës së lartë?
Në radhë të parë duhet t’i ndajnë atë që preferojnë dhe atë që meritojnë në bazë të rezultateve që kanë pasur gjatë viteve të shkollës së mesme. Nuk mund të vësh të parën Mjekësinë kur ke 5 mijë e 300 pikë, pasi kufiri minimal i saj është 6 mijë e 300.
Prej sa kohësh bëhet këshillimi i karrierës në shkolla?
Po, që prej 2006 këshillimi i karrierës bëhet në shkolla.
Ka funksionuar?
Sigurisht që influencon. Në bëjmë propagandën tonë që të kenë parasysh dhe kërkesat e tregut rajonal të punës.
Cilat janë degët më të preferuara?
Fakt është që degët më të preferuara janë Mjekësia dhe Farmacia. Qëllimi që shkojnë në Farmaci është thjesht për të hapur një biznes paralel me prindin pasi mund ta kenë edhe të trashëguar. Një degë tjetër e preferuar është Ekonomiku, si dhe Juridiku.
Zgjidhni të bëheni hidraulik, ka para
Për vite të tëra pati një bllok-aut në lidhje me shkolla profesionale. Pothuajse ishin bosh. Me futjen e këshillimit të karrierës që në shkollat nëntë vjeçare duket se kjo gjë ka ndryshuar e po jep shenja jete. Sipas Fatmir Vejsiut tre vitet e fundit ka patur 10 për qind rritje. Jo të gjithë kanë mundësi të ndjekin arsimin e lartë. Në këtë pikë lind pyetja, pse jo një shkollë profesionale, psh: Mekanike, Hidraulike etj. Janë profesione të kërkuara dhe të mirëpaguara.
Armela Nuhia
Armela është nxënëse në vitin e tretë në shkollën “ Petro Nini Luarasi”. Ajo është në muajt e fundit të përfundimit të një stadi jete dhe fillimit të një tjetre. Duket që është shumë e qartë me veten. Na tregon se e ka ndarë mendjen dhe shkolla që do të vazhdojë është Ekonomi-Biznes. Kjo për disa arsye. E ka dëshirë dhe mendon që pasi të këtë përfunduar studimet do të ketë më të lehtë të gjej një punë në këtë treg ku sipas saj ka nevojë për ekonomistë. Por mbi të gjitha zgjedhjen e kësaj dege ia kanë bërë më të lehtë rezultatet e mira në shkencat ekzakte.
Besian Xhivdoli
Besiani është në profilin e shkencave shoqërore dhe për këtë arsye dega që ai ka hedhur si preferencë të parë është “Gazetaria”. E ka më shumë pasion dhe dëshiron që në të ardhmen të jetë një gazetar i mirë. Fakti që është i dhënë pas lëndëve shoqërore ia kanë vënë në dukje edhe mësuesit për degën që duhet të zgjedhë. Ai tregon se kjo degë i pëlqen dhe këtë do të vazhdojë. Mendon se këtu do të jetë më i mirë dhe se nuk ka pse të zgjedhë një alternativë tjetër ku i duket se nuk do të shkëlqejë.
Jonida Sallata
Jonida është në vitin e fundit për Menaxhim Biznesi. Nuk e ka zgjedhur rastësisht këtë degë. Ajo ka përfunduar të mesmen profesionale Ekonomike. Jonida tregon se: “Në fakt, unë, në fillim kam bërë shkollën e mesme për Ekonomik edhe me pas e vazhdova edhe të lartën pasi e kisha edhe më të thjeshtë, por për shkollën e lartë ishte dëshira ime e plotë. Dëshirova vetë me thënë të vërtetën, por në të mesmen më detyruan prindërit. Tashmë nuk jam bërë aspak pishman për degën që po studioj”.
Psikologia Elidona Murati: Përqendrohuni sa më tepër tek profesionet ekzakte
Çfarë duhet të ketë parasysh një 18 vjeçar kur zgjedhë degën për të cilën duhet ta vazhdojë studimet e larta?
Të rinjtë duhet të përpiqen të njohin mirë veten, vlerat, interesat dhe karakteristikat personale. Interesat përfaqësojnë preferencat për fusha njohjeje dhe aktivitetet. Vlerat paraqesin bindjet e individit që janë burim motivimi.
Ndërhyrja e prindërve, ndikon për mirë apo për keq?
Prindërit si njohës të mirë të tregut të punës dhe si persona që mund të na njohin mirë, mund të jenë këshillues shumë të vlefshëm në zgjedhjen e të rinjve. Megjithatë imponimi i profesionit që kanë zgjedhur ata, apo, i profesioneve që vlerësojnë ndonjëherë mund të jetë në konflikt me interesat, aftësitë dhe personalitetin e vetë të rinjve. Ata mund të marrin në konsideratë dhe vlerësojnë secilën mundësi në bashkëpunim me prindërit, por zgjedhja duhet të jetë individuale, e informuar dhe bazuar në faktorët e sipërpërmendur, nëse duam të kemi një zgjedhje të qëndrueshme dhe të kënaqshme, të cilës, të rinjtë do t’i kushtohen për një kohë të gjatë.
Çfarë këshille i jepni ju, një personi që është në dilemë dhe nuk e ka vendosur ende se cili do të jetë profesioni i tij?
Është e rëndësishme të njihen mirë me profesionet e mundshme, ofertat e studimit, perspektivën në kohë të profesioneve të ndryshme, studimet mbi kushtet dhe vështirësitë që paraqesin profesione të ndryshme. Disa metoda të këshillueshme për një zgjedhje të argumentuar janë: Vëzhgimi – persona në karriere; Intervista – diskutim me persona që kanë përvojë në profesionin e zgjedhur; Konsultimi i materialeve – internet, fjalorë, libra profesionale pune; si dhe Eksperimentimi i aktiviteteve – kryej aktivitete dhe merr eksperienca, të përfshihen në punë vullnetare apo një periudhe stazhi në profesioni e zgjedhur. Por më e rëndësishme është këshillimi për të përzgjedhur një profesion sa më specifik dhe jo evaziv, si dhe përqëndrimi sa më tepër tek profesionet ekzakte.
Profesionet e së ardhmes
Fitimet më të larta do t’i kenë higjenistët dental, por edhe konsulentët financiar. Parashikohet që inxhinierët së bashku me mjekët do të kenë më tepër punë. Ende nuk mund të përcaktohet saktë se cila do të jetë dëshira e një gjimnazisti, për të studiuar dhe nëse do të nënvleftësojë raportin e analistëve informatikë dhe specialistëve të marketingut që kërkohen nga ndërmarrjet. Ky është klasifikimi i profesioneve me fat për dhjetëvjeçarin e ardhshëm amerikan, por që i dhuron edhe vendeve të tjera një perspektivë për të reflektuar mbi ndryshimet e botës së punës. Listën e ka publikuar revista ekonomike 24/7 Ëall St., duke analizuar të dhënat statistikore të ministrisë së punës amerikane, që monitoron rritjen, pagat, vendet e lira në 750 kategori profesionale aktive në territor, nga viti 2008 deri ne vitin 2018. Në dhjetë pozicionet e para dallohen 3 profesione të lidhura me shëndetin, ndërkohë që popullsia plaket do të nevojiten shërbimet mjekësore bazë dhe ndihma infiermerike bashkë me higjienën dentale. Të parët në klasifikim janë infermierët, me pothuajse 600 mijë vende të reja pune që do të krijohen deri në vitin 2018. Ndërkohë mjekët dhe kirurgët janë në vend të pestë, higjenistët dental zënë vendin e nëntë. Për 7 pozicionet e tjera kërkohet një specializim më specifik, si inxhinieria civile. Konsulentët financiarë, të cilët do të këshillojnë njerëzit si të investojnë parat e tyre, zënë vendin e 10. Informatika sheh rritje në numrin e punëtorëve të saj, me një rritje prej 20%. (Shekulli / Lezha.eu)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi