Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut Empty Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut

Sun 25 Aug 2013 - 16:35
  • Shkrimi i gazetës “The New York Times” më 8 shkurt 1880. Lindja e shtetit shqiptar. Si u mënjanuan problemet e mprehta me fqinjin jugor dhe ata në veri. Roli i Austro-Hungarisë

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut VESHJE%20SULIOTE

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut MASAKRA%20E%20CAMERISE
-Revista Blackwood's Magazine ishte një revistë britanike me qendër në Skoci, e cila periudhën e saj të botimit e pati në vitet 1817-1980 dhe fillimisht quhej Revista e Përmuajshme e Edinburgut (Edinburgh Monthly Magazine). Në kohën e botimit të këtij shkrimi në gazetën The New York Times, qarku i Sulit, në përbërje të Çamërisë, ishte pjesë e Vilajetit osman të Janinës. Ashtu si pohon edhe revista amerikane TIME e datës 26 Gusht 1940, Çamëria i merret Shqipërisë me pushtimin e Janinës prej ushtrisë greke më 6 Mars 1913. Një përshkrim faktik i viteve të para të shtetit të sapolindur shqiptar jepet më poshtë mbështetur në librin "Edith Pierpont Stickney, Southern Albania 1912-1923, Stanford University Press, 1926". Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane dhe më pas shpallja e Pavarësisë Shqiptare i prishën planet e shteteve grabitqare dhe balancat e fuqive të mëdha në Europën Juglindore. Si rrjedhim u ndezën dy luftra ballkanike dhe më pas Lufta e Parë Botërore.

Lufta e Parë Ballkanike (8 Tetor 1912 - 30 Maj 1913) filloi me sulmet e Serbisë, Greqisë e Bullgarisë kundër Perandorisë Osmane dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Konferencës së Paqes të Londrës. Kjo konferencë filloi punimet me 16 Dhjetor 1912 duke patur si shkak shpalljen e Pavarësisë Shqiptare më 28 Nëntor 1912 dhe në fund njohu pushtimet e bëra nga Serbia, Greqia e Bullgaria dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Lufta e Dytë Ballkanike (16 Qershor 1913 - 10 Gusht 1913) filloi kur Bullgaria, e pangopur me pushtimet e saja, sulmoi Serbinë e Greqinë dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Bukureshtit. Bullgaria e sulmuar edhe nga Rumania e Perandoria Osmane dorëzohet dhe humb atë që pat fituar gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Kufijtë e sotëm të Shqipërisë zyrtare u përcaktuan nën kujdesin e Britanisë, Francës, Austrisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Italisë me Protokollin e Firences më 17 Dhjetor 1913.

Para e pas kësaj date, Greqia edhe u përpoq të gjente përkrahje nga shtetet Evropiane për rishikim kufiri edhe organizoi fshehurazi shqiptarë të greqizuar të ngrinin krye kundër shtetit Shqiptar, që qeverisej prej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, me qendër në Durrës dhe kryetar princin Gjerman William of Wied. Përkrahja Greqisë për këtë gjë nuk i erdhi dhe një arsye për këtë mund të gjendet tek fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik më 8 Maj 1913 nga Walter Guiness, i cili tha: "Greqia po kërkon territor në Shqipërinë e Jugut ku raca Shqiptare është shumicë absolute". Në Shkurt 1914, këto gjashtë fuqi të mëdha Evropiane i bënë të ditur Greqisë se shumica e ishujve të Detit Egje do t'i jepeshin asaj më kusht që ajo të tërhiqte ushtrinë pushtuese nga Shqipëria e Jugut brenda muajit Mars 1914 dhe ta respektonte shtetin Shqiptar.

Por nën nxitjen e drejtpërdrejtë të Greqisë (në dukje zyrtarisht asnjanëse), grekërit në Jug të Shqipërisë me në krye priftërinjtë e tyre deklaruan më 28 Shkurt 1914 se formonin një të vetëquajtur "Republikë Autonome të Epirit të Veriut, e cila përmblidhte Himarën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Delvinën". Kryetar i saj u emërua Gjergj Kristaq Zografo nga Lunxhëria, i cili më 2 Mars 1914 në Gjinokastër u shpreh se "është e pamundur të vihemi nën zgjedhën e një populli barbar...". Në fund të Marsit 1914, qeveria shqiptare kërkoi nga Fuqitë e Mëdha ta detyronin Greqinë të t'i jepte fund masakrave në Shqipërinë e Jugut. Theksi u vu në faktin se ndërsa në dukje ushtria greke po largohej prej Shqipërisë së Jugut, në fakt ajo edhe po lente mbrapa banditë të organizuar e të armatosur prej saj edhe po ua ndërronte veshjet ushtarëve të saj për t'i rreshtuar me "ushtrinë e Epirit të Veriut".

Me qëllim që t'i jepte sa më parë fund shkretimit dhe të sillte paqen në Jug të Shqipërisë dhe në kushtet e një shteti shqiptar akoma me kërthizë të lidhur, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit luajti lojën e bisedimeve, të mbajtura në Korfuz, me "grekërit e Epirit të Veriut". Frika, se nëse përfundimet e këtyre bisedimeve të zhvilluara në Korfuz nuk do ishin të kënaqshme do të shkaktonin pushtimin e Shqipërisë së Jugut prej trupave Italiane dhe Austro- Hungareze, bëri që një marrëveshje (që mund të njihet edhe me emrin si Protokolli i Korfuzit) të firmosej më 17 Maj 1914. Me këtë iu jepej garanci "grekërve të Epirit të Veriut se kryetarët e bashkive të qyteteve kryesore të ishin të krishterë ortodoksë, që grekërit të mos thërriteshin në ushtri dhe të kishte liri fetare e arsimore për ta", por gjithmonë duke ruajtur kontrollin e sipërm të qeverisë shqiptare.

Përgatiti: Saimir Lolja

Trimëreshat suliote

Guximi i jashtëzakonshëm i grave shqiptare ka qenë shfaqur vazhdimisht në historinë e vendit, por një nga shembujt më të shquar ishte ai u bë i njohur për një degë të popullit Shqiptar të përfaqësuar prej Suliotëve, kur ato u rrethuan prej Ali Pashës më 1792. Suliotët formonin një bashkim gjysmë të pavarur që përmblidhte 66 fshatra, të cilët i përkisnin rrethinave të Margaritit, Paramithisë dhe Janinës. Deri në kohën e Ali Pashës, ata ishin krenarë për rregullsinë e pagesave të detyrimeve që i bënin Portës. Por kurthet e mashtruesit plak Ali, i cili dëshironte t'i kishte të gjithë kalorësit e Sulit dhe të ardhurat e tyre në duart e tij të pangopura, shpejt shkaktuan kryengritjen e popullit. Dhe kështu suliotët nisën luftën e tyre të gjatë dhe të lavdishme kundër fuqive shumë herë më të mëdha të Pashait të famshëm. Me anë të lojrave të dyfishta, i të cilave ai ishte një mjeshtër i përsosur, Pashai lidhi fillimisht në fuqinë e tij Xhavellën, një nga kryetarët e Suliotëve, dhe pastaj rrethoi Sulin.

Kështu, ai u përpoq që me ryshfete ta bindte Xhavellën të tradhtonte Sulin. Këtu mashtrimi u çiftëzua: Sulioti i zgjuar u duk se pranonte t'i bindej Pashait dhe bile la djalin e tij, Foto, në duart e Ali Pashës si peng. Ai u nis për në Sul në dukje se po e tradhtonte atë, por pa arritur akoma atje ai i dërgoi një letër kundërshtimi Pashait. Atëherë, Aliu sulmoi Sulin dhe ishte pikërisht këtu që heroizmi i grave Shqiptare u bë kaq i dukshëm. Mosko, gruaja e Xhavellës dhe e ëma e Fotos, tregoi mrekullitë e vlerave të saja gjatë rrethimit. Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekësh, ia ngarkoi ato edhe grave të tjera, dhe u sulën drejt llogoreve për t'i shpërndarë ato tek Suliotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ajo ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë, dhe se ajo më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj se sa të tradhtonte vendin e saj. (Blackwood's Magazine) The New York Times 8 Shkurt 1880

Kërkesa e Austro- Hungarisë: Serbia të largohet nga Shqipëria

Lufta e Parë Botërore (28 Qershor 1914 - 11 Nëntor 1918) filloi me vrasjen në Sarajevo të nënmbretit Franc Ferdinand të Austrisë nga një serb dhe mbaroi me nënshkrimin e armëpushimit prej ushtrisë gjermane. Në kohën e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zyrtare praktikisht nuk kishte qeveri qendrore dhe Princi William of Wied u detyrua të largohej nga Shqipëria në Shtator 1914. Ushtria greke e pushtoi përsëri Shqipërinë e Jugut më 27 Tetor 1914 dhe "qeveria e përkohshme e të ashtuquajturës republikë autonome e Epirit të Veriut" bëri të ditur se nuk do ekzistonte më sepse kështu qëllimet e vërteta të saja ishin arritur.

Shqipëria e Jugut mbeti e pushtuar prej ushtrisë greke deri në vitin 1915 kur ajo u shty prej ushtrisë italiane. Perandoria Austro-Hungareze zyrtarisht mori brenda saj më 1909 Bosnje-Hercegovinën, të cilën e pat pushtuar që më 1878 dhe ndërkohë u bë edhe garantore e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. E dehur nga pushtimet e dy luftërave ballkanike dhe me ëndrrën për një Serbi të Madhe ku të përfshihej edhe Bosnja- Hercegovina, nën nxitjen e mbështetjen e Rusisë, duke parë të bllokuar daljen në Adriatik prej një Shqipërie të pavarur, Serbia sulmoi Shqipërinë dhe kreu vrasjen e nën-mbretit Franc Ferdinand. Austro-Hungaria kërkoi që Serbia të largohej nga Shqipëria dhe njëkohësisht të mbahej përgjegjëse për atentatin e kryer. Kjo përplasje, në dukje diplomatike, midis Austro-Hungarisë të mbështetur nga Gjermania dhe Serbisë të mbështetur nga Rusia ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria zyrtare nga shesh u bë përshesh prej ushtrive të huaja.

Konferenca e Paqes në Paris (18 Janar 1919 - 21 Janar 1920) u mbyll në fund me themelimin e Lidhjes së Kombeve. Në këtë konfernecë u bënë përsëri përpjekje për ta qethur Shqipërinë e mbetur, por ndërhyrja e presidentit amerikan Woodrow Wilson (1856- 1924), i sqaruar nga shqiptarë dhe miqtë e tyre, e shpëtoi Shqipërinë e sotme dhe i ashtëquajturi "Protokolli i Korfuzit" i zhvlerësuar më parë prej vetë "grekërve të Epirit të Veriut" u mohua përfundimisht (rebus sic stantibus).shekulli.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut Empty Re: Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut

Sun 25 Aug 2013 - 17:37
A edhe greket kan ber masaker A?

une mendova se vetem "turqit"..
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut Empty Re: Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut

Sun 25 Aug 2013 - 17:51
Princo shkruajti:A edhe greket kan ber masaker A?

une mendova se vetem "turqit"..
Une sdi te kem mbrojtur ndonje Grek ndonje Serb per ceshtje feje ketu,perkundrazi me ju qe ne cdo teme qe ceket Turku beheni bisha deri ne ate pike sa mohoni dhe historine e kombit tuaj,apo jam gabim dicka une!!

Kur ke pare apo ke lexuar nga une e te tjere ketu te fyejme Turqine per nder te Greqise apo qofte e Serbise? Kurr ska ndodhur kjo,eshte vetem nje arsyetim per tu kapur me ne sepse skeni cfare te argumentoni ndryshe,ju kuptoj shume mire une pa merak!
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut Empty Re: Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut

Sun 25 Aug 2013 - 17:53
AnGeLiC shkruajti:
Princo shkruajti:A edhe greket kan ber masaker A?

une mendova se vetem "turqit"..
Une sdi te kem mbrojtur ndonje Grek ndonje Serb per ceshtje feje ketu,perkundrazi me ju qe ne cdo teme qe ceket Turku beheni bisha deri ne ate pike sa mohoni dhe historine e kombit tuaj,apo jam gabim dicka une!!

Kur ke pare apo ke lexuar nga une e te tjere ketu te fyejme Turqine per nder te Greqise apo qofte e Serbise? Kurr ska ndodhur kjo,eshte vetem nje arsyetim per tu kapur me ne sepse skeni cfare te argumentoni ndryshe,ju kuptoj shume mire une pa merak!
Perse ju e moret mbi vete ker koment ? nuk e kuptoj.. dhe thjesht kyshkrim nuk ishte i juaj apo se kam kuptuar une..??!

PO PO ketu sigurish nuk eshte dicka ne rregull o me mua O me JU ..
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut Empty Re: Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut

Sun 25 Aug 2013 - 18:02
Princo shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:
Princo shkruajti:A edhe greket kan ber masaker A?

une mendova se vetem "turqit"..
Une sdi te kem mbrojtur ndonje Grek ndonje Serb per ceshtje feje ketu,perkundrazi me ju qe ne cdo teme qe ceket Turku beheni bisha deri ne ate pike sa mohoni dhe historine e kombit tuaj,apo jam gabim dicka une!!

Kur ke pare apo ke lexuar nga une e te tjere ketu te fyejme Turqine per nder te Greqise apo qofte e Serbise? Kurr ska ndodhur kjo,eshte vetem nje arsyetim per tu kapur me ne sepse skeni cfare te argumentoni ndryshe,ju kuptoj shume mire une pa merak!
Perse ju e moret mbi vete ker koment ? nuk e kuptoj.. dhe thjesht kyshkrim nuk ishte i juaj apo se kam kuptuar une..??!

PO PO ketu sigurish nuk eshte dicka ne rregull o me mua O me JU  ..
Po debatet qe jane bere rreth temave Princo me ne jane bere ne kete forum e kete shoqeri apo jo? Dhe une ju pyeta kur kemi mbrojtur Grekun e Serbin ne duke nencmuar Turqine vetem per shkak te fese,me thuaj nje shkrim e une te heq kapelen atehere!!

Une jam Shqiptare nga Shqiperia e nese ceket kombi im qofte nga Turku,Serbi,Greku apo ku di une pa dallim rrace e feje ketu mbaj te njejtin qendrim me te gjithe...Perkundrazi jeni ju qe beni percarjen ketu e kjo vetem sepse shteti ne fjale i perket fese Myslimane!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut Empty Re: Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut

Sun 22 Sep 2013 - 16:55
Te lumte zemra o Arjana, se i thua fjalet me vend...

Po kush degjon se, mah-!!!!!!!!!? serb-!!!!!!!!!? grek-!!!!!!!!!? apo turk-!!!!!!!!!?

Te gjithe keta mutat me siper jane vegela e mbetur e mongoleve...

A e dini pse jane quajtur "Mongole", sepse ishin "Mon ngole" (Mendje ngele)...

Te tille mendje ngelur jane...
Sponsored content

Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut Empty Re: Si u detyrua Greqia t'u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi