Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Greqia 'humbet' Shqiperine Empty Greqia 'humbet' Shqiperine

Tue 31 Jul 2012 - 22:21
Greqia 'humbet' Shqiperine 1343730700-greqia-athinaKriza e rëndë që ka përfshirë Greqine po e tkurr me shpejtësi ndikimin e fqinjit jugor në ekonominë shqiptare.

Një raport i hollësishëm i Bankës së Shqipërisë tregon se krahasuar me vitin 2005, pesha e investimeve greke në ekonominë shqiptare është përgjysmuar nga 55 në 27 për qind të totalit. Por edhe me 27 për qind Greqia mbetet sërish, investitori më i madh në Shqipëri, i ndjekur në vendin e dytë nga Italia, e cila zotëron 15 për qind të investimeve të huaja në Shqipëri po aq sa edhe Kanadaja.

Sipas Bankës, dy vendet që po rrisin me shpejtësi, prezencën e tyre në ekonominë shqiptare janë Austria dhe Turqia, të cilat kanë kompesuar tkurrjen e Greqisë. Krahasuar me vitin 2005, pesha e investimeve austriake gati është trefishuar duke u rritur nga 5 për qind në 14 për qind të totalit, ndërsa ato turke nga 6 në 11 për qind. Por cilët janë sektorët që thithin më shumë kapitalet e huaja.

Sipas të dhënave të bankës, industria mbetet sektori me fluksin më të madh duke përfituar rreth 47.3 për qind të totalit të investimeve. Në vend të dytë vijnë shërbimet dhe më pas sektori bankar dhe energjia.

BSH, investimet e huaja prodhojne pak punesim

Në vitin 2011 stoku i investimeve të huaja direkte, i grumbulluar në vite, arriti sipas Bankës së Shqipërisë në 2.6 miliardë euro, ose 37 për qind e Prodhimit Kombëtar.Shifrat tregojnë se ky është niveli më i ulët në rajon, kur në vendet fqinje ky tregues luhatet nga nga 43 në 138 për qind. Sipas Bankës, shkaku për këtë lidhet me pikënisjen e ulët, pasi në vitin 2004 investimet ndaj Prodhimit Kombëtar ishin vetëm 11 për qind, ndërkohë që në vendet e tjera shifra ishte dy deri në tre herë më e lartë.

Të dhënat tregojnë se investimet e huaja direkte në Shqipëri filluan të rriten me ritme të shpejta pas vitit 2006 duke u rritur me më shumë se dy herë nga 15 për qind në 37 për qind. Aktualisht ndërmarrjet e huaja në Shqipëri qarkullojnë rreth 29 për qind të totalit të xhiros.

Por për shkak se pjesa dërrmuese e tyre janë kanalizuar në sektorët me përdorim intensiv kapitali dhe produktivitet të lartë të punës, ndikimi i tyre në punësim është dukshëm më i ulët. Sipas Bankës Qendrore, ndërmarrjet e krijuara nga investimet e huaja edhe pse zotërojnë 29 për qind të totalit të xhiros punësojnë vetëm 18 për qind të numrit të punësuarve në vend.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi