Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 A do ta tregoje ADN-ja sekretin e fundit te Njeriut Elefant? Empty A do ta tregoje ADN-ja sekretin e fundit te Njeriut Elefant?

Mon 10 Sep 2012 - 15:26
 A do ta tregoje ADN-ja sekretin e fundit te Njeriut Elefant? Joseph-merrick

Ai ishte pjese e maktheve te femijeve, te dala prej nje shoqerie Viktoriane qe nuk ishte e zonja qe te kuptonte deformimet e tij groteske, dhe me vone ai u be edhe pjese e filmave dhe e dramave.

Joseph Merrick, i njohur me mire si Njeriu Elefant eshte nje prej enigmave me te medha ne historine e mjekesise; 122 vjet mbas vdekjes se tij, dhe akoma askush nuk e di me saktesi se cfare e shkaktoi shperfytyrimin e tij ekstrem .

Megjithate shkencetaret po mundohen qe te zgjidhin me ne fund enigmen ne muajin qe ven duke marre ADN nga kockat e tij per te analizuar.

Merrick terhoqi vemendjen e mjekesise ne vitet 1880. Qe ne ate kohe shkencetaret kane luftuar per te shpjeguar rritjet e jashtezakonshme qe bene qe ai ne fillim te percmohej nga shoqeria dhe me pas te duartrokitej prej saj. Merrick u be nje hero pasi ai ngriti zerin edhe per te tjere si ai qe ishin te prekur ne menyre te ngjashme.

Ne fillim u mendua qe ai vuante nga Elefantizmi, nje infeksion parazitar i karakterizuar nga trashja dhe zmadhimi i lekures dhe indeve, dhe prandaj ka marre kete nofke.

Me pas ne vitin 2001, disa shkencetare sugjeruan qe Merrick kishte vuajtur nga nje semundje e rralle e quajtur Sindroma Proteus; qe shkaktonte mbirritje te lekures dhe zhvillim jo normal te kockave. Megjithate eksperte te tjere e e vune ne dyshim kete diagnoze duke thene qe semundja e manifestuar nuk ishte tipike e asaj gjendje.

Shpresohet qe kerkimet qe do te behen do te gjejne nje shpegim perfundimtar.

Shkencetaret do te marrin ADN nga skeleti i iMerrick qe eshte mbajtur tek Royal London Hospital ne Whitechapel, ne Londren Lindore qe nga vdejka e tij ne moshen 27 vjecarene vitin 1890.

Teknika komplekse qe do te perdoret per studim veshtiresohet edhe me shume nga fakti qe skeleti i Merrick nuk eshte ruajtur shume mire.

Kerkuesit shpresojne qe duke diagnostikuar nga cfare vuante, ata do te jene ne gjendje te kurojne persona te tjere qe vuajne.

Merrick kishte lindur ne Leiceister ne vitin 1862. Per shkak te deformimeve te tij ai u refuzua nga babai dhe njerka e tij dhe u detyrua te dilte ne rruge dhe te fitonte jetesen. Ai mbante te veshur kapele dhe pelerine ne nje pepjekje per te fshehur shperfytyrimin e tij.

Kirurgu Frederick Treves e mori ate nen mbrojtje dhe e coi ne Spitalin e Londres, ku ai jetoi vitet e tij te fundit dhe ku u be njeri i famshem, madje ate e vizitoi edhe Alexandra, princesha e Wales.

Me ne fund ndoshta jemi prane zbulimit te asaj cfare e beri Njeriun Elefant nje Njeri Elefant.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi