Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

A ekzistojne vertet lindjet e femijeve nga nena te virgjera? Empty A ekzistojne vertet lindjet e femijeve nga nena te virgjera?

Tue 11 Sep 2012 - 13:17
Nje prej pyetjeve qe behet shpesh edhe neper internet eshte: A eshte e mundur qe nje virgjereshe te linde nje femije?

Ne fakt riprodhimi ka krijuar nje ide te sakte tek njerezit; nje mashkull takon nje femer, sperma takon vezen, dhe urime se do te beheni me femije.

Megjithate, ndonjehere nuk ka nje mashkull dhe nuk ka sperme. Ka vetem nje femer, nje veze dhe me pas edhe nje femije.

Kjo lloj lindje eshte quajtur partenogjeneze (nga Greqishtja qe ka kuptimin 'krijim i virgjer'), dhe ndodh ne rastin kur nje embrion zhvillohet vete pa fertilizimin e nje veze.

Femija e lindur nga kjo londje quhet partenogjen dhe per shkak se rezulton nga trashegimi i vetem nje kromozomi seksual nga mamaja, do te jete gjithmone femer ne kafshet ku dy kromozome te njejta percaktojne seksin femer dhe gjithmone mashkull ne ato kafshe ku dy kromozome te njejta percaktojne seksin mashkull.

Disa shembuj te ketij fenomeni mund te permenden. Nje shembull ndermjet insekteve jane bletet; bleta mbretereshe eshte e vetmja femer pjellore , por bletet e tjera punetore femra, nepermjet partenogjenezes prodhojne meshkuj qe te ciftohen me mbretereshen.

Gjithashtu edhe nje lloj peshku i zbuluar vetem 10 vjet me pare prodhon partenogjene qe jane gjenetikisht identike me mamane e tyre. Nderkohe 15 specie zhapikesh ne Jugperendim te Amerikes riprodhohen vetem me ane te parteogjenezes dhe jane te gjitha femra. Edhe nder peshkaqenet jane raportuar disa raste te partenogjenezes.

Edhe pse nuk ka raste te njohura te parteogjenezes qe ndodh tek gjitaret ne menyre natyrore, shkencetaret i kane shtyre me sukses ne parteogjeneze lepujt, minjte dhe majmunet. Megjithate embrionet qe rezultojne nga kjo perballen me probleme per shkak te nje fenomeni biologjik.

Lindje nga nga nje nene e vigjer tek njerezit?

Per shkak te problemeve qe lindin nga fenomeni biologjik i permendur me siper, imprintimi i genomeve, kerkimet ne lidhje me parteogjenezen njerezore nuk jane te fokusuara ne terapine e riprodhimit, por ne prodhimin e kercelli te qelizave embrionale per trajtime mjekesore.

Kercelli qelizor eshte dicka, ndersa nje femije eshte krejt dicka tjeter! A mundet nje qenie njerezore te prodhohet ne menyre natyrore nga nje lindje nga nje mama e virgjer? Gjate viteve ka patur mjaft deklarata ne lidhje me femije qe kane lindur pa nje baba, por pa patur asnje konfirmim shkencor ne lidhje me kete. Ne teori , kjo eshte e mundur. Nese nje sasi ngjarjesh biokimike ndodhin ne menyre rastesore apo per shkak te nje difekti gjenetik. Por gjasat qe kjo te ndodhe jane pothuajse zero.

Pas studimeve te shumta ka nga ata persona qe po e trajtojne kete ceshtje edhe ne lidhje me Jezusin. A mundet qe Jezusi te kete qene nje femije rast biologjik nje ne nje bilion? Ne fakt sipas fese nuk eshte keshtu. Pretendohet qe lindja e Jezusit nga nje virgjereshe nuk ishte partenogjeneze, por nje mrekulli dhe e pashpjegueshme nga shkenca si nje proces natyror.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi