Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

A ekzistojnë vërtet ‘plakat’? Empty A ekzistojnë vërtet ‘plakat’?

Sat 23 Apr 2011 - 20:55
“Shkurt o im vëlla, me jep tri dite hua ta ngrij plaken me gjithçka?. Kjo gojëdhëne mbi dymijë vjeçare përdoret e tille edhe ne ditët e sotme.
Çdo muaj mars kur moti pëson ndryshime te ndjeshme, miti i “Plakës” behet me i gjalle. Sipas rrëfimeve brez pas brezi ne fillim apo ne fund te marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), janë te ashtuquajturat “plaka”, te cilat sjellin edhe mot te ftohte ne te gjithë vendin.
Specialistet etnografe tregojnë se gojëdhëna e “plakës” është e lidhur ngushte me mënyrën se si njerëzit atëherë i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyrës. Sipas gojëdhënave shqiptare, mali Tomor është vendit ku plaka u ngri me bagëtinë e saj nga ditët qe mori hua muaji mars.
Ne disa krahina te vendit ky mit kujtohet ne fillim te muajit kur marsi i morri dite borxh shkurtit gjë qe shpjegon edhe shkurtësinë e këtij te fundit. Ndërsa për krahina te tjera, ajo kujtohet ne dy ditët e fundit te marsit. Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse ne gjithë Ballkanin apo dhe vende te tjera te botes.
Por sa njihet miti i “plakës” ne ditët e sotme dhe a i besojnë atij? Nga konstatimet e bëra 10 vitet e fundit, meteorologët pranojnë se tre ditët përmbyllëse te marsit kane sjelle mot te ftohte dhe me reshje. Për këtë fenomen te përsëritur, specialistet nuk kane shpjegime se perse ndodh pikërisht ne ditët e fundit.
Si gjithmonë prilli vjen me mot te mire. Dita e pare e muajit do te sjelle përmirësime te ndjeshme. Reshjet do te pushojnë ndërsa temperaturat ne fundjave pritet te shkojnë edhe 23 grade Celsius, çka garanton një fundjave te bukur.
A ekzistojnë vërtet ‘plakat’? Plakat
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi