Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zbuloni se a e tepruat me ‘shfaqjen’ e dashurisë? Empty Zbuloni se a e tepruat me ‘shfaqjen’ e dashurisë?

Tue 11 Sep 2012 - 21:02
Zbuloni se a e tepruat me ‘shfaqjen’ e dashurisë? 21D8D6BC934639EC541FF7758054A634
Në qoftë se njiheni jo gjatë kohë me partnerin tuaj dhe keni dalë disa herë, kjo nuk do të thotë se duhet t’ia jepni veturën tuaj që ai të shërbehet me të
Ndonjëherë femrat mundohen shumë për partnerët e tyre, duke bërë gjëra të dëshpëruara me qëllim që lidhja e tyre të zgjasë më shumë, por për fat të keq, ajo mund të ketë pasoja negative.
Ua paraqesim shenjat e para që tregojnë se po bëni gjërat e gabueshme në fillim të lidhjes, gjegjësisht kur për to është ende shumë herët.
1. Largoheni nga shoqëria juaj
Në fazën e parë të lidhjes mund të ndodh shumë lehtë që të distancoheni nga shoqëria, duke dashur që secilin moment ta kaloni me partnerin tuaj, por pikërisht nga arsye mund të ndodh që të mërziteni shpejtë nga njëri-tjetri. Mos lejoni t’i humbni shoqet dhe shokët me të cilët jeni shoqëruar vite me radhë dhe mbajeni jetës sociale të gjallë.

2. Mundoheni që me forcë “të hyni” në familjen e tij
Në qoftë se mbesës së tij i blini një dhuratë të shtrenjtë me shkrimin “Të don tezja yte”, ndoshta tingëllon ëmbël, por mos e bëni një gjë të tillë në fillim të lidhjes, madje as në formë të shakasë.

3. Keni marrë rolin e bashkëshortes, edhe pse nuk jeni të martuar

Në qoftë se njiheni jo gjatë kohë me partnerin tuaj dhe keni dalë disa herë, kjo nuk do të thotë se duhet t’ia jepni veturën tuaj që ai të shërbehet me të, apo ta ftoni në drekë dhe të përgatisni për të. Është më mirë në qoftë se punët zhvillohen më ngadalë dhe pa presion.

4. Kujdes me shokët e tij

Shokët janë pjesë e pakos, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet që me forcë ta fitoni simpatinë e tyre, duke u munduar të bëni diçka që përndryshe nuk e kishit bërë. Mundohuni ta mbani baraspeshën.

5. Ndoshta është pak herët për nofka?
Edhe krahas faktit që jeni në lidhje vetëm dy javë, veçmë keni filluar të përdorni nofka me njëri-tjetrin? Kini kujdes me këtë sepse ju ende nuk njihni njëri-tjetrin mirë.

6. Mbushni Facebook-un apo Twitter-in me postime se sa i mirë është ai
Zakonisht, femrat të cilat nuk janë mësuar të trajtohen mirë nga meshkujt, ua “servon” edhe gjënë më të vogël miqve në rrjetet sociale. Është mirë kur njerëzit i çmojnë detajet, mirëpo mos e glorifikoni atë që duhet të jetë normale për një lidhje./Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi