Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Librazhd, nxënësit mësim në natyrë, Berisha: Arsimi shqiptar si në Europë Empty Librazhd, nxënësit mësim në natyrë, Berisha: Arsimi shqiptar si në Europë

Fri 14 Sep 2012 - 23:17
Librazhd, nxënësit mësim në natyrë, Berisha: Arsimi shqiptar si në Europë Nxenes-natyreNë nënprefekturën e Librazhdit në fshatin Mënik nxënësit zhvillojnë mësimin në natyrë, ku jo më larg se dje kryeministri tha se është bërë një investim i madh në përmirësimin e kushteve dhe modernizimin e shkollave.

Ndërkaq nxënësit e Mënikut, çdo ditë udhëtojnë disa kilometra për tu arsimuar. Prindërit e nxënësve e ndjejnë veten fatkeq që jetojnë në këtë fshat por nuk kanë rrugë zgjidhje tjetër për momentin. Aktualisht në këto ditë të para vjeshte ata e zhvillojnë mësimin në natyrë dhe kjo e bën edhe më komike situatën, e cila vazhdon të mbetet e tillë prej disa vitesh.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha dje gjatë inaugurimit të një shkollë 9-vjeçare në Qesarakë, ka premtuar se qeveria do të bëjë gjithçka për një infrastrukturë moderne të shkollave.

Berisha theksoi se, Shqipëria do të mund të vendoset ndër vendet më të zhvilluar, vetëm si një Shqipëri e shkollimit dhe ideve duke shtuar se për këtë përcaktues është sistemi arsimor dhe cilësia e tij.

Deputeti socialist Taulant Balla ka sulmuar ashpër qeverinë duke e akuzuar atë për mashtrim të shqiptarëve lidhur me zhvillimin e arsimit dhe Shqipërinë dixhitale, ndërkohë që si në Menik, në nënprefekturën e Librazhdit ka disa shkolla në gjendje të mjerueshme. /E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi