Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Arbnor
Arbnor
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 218
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Diku...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/03/2011

Berisha në Librazhd: Investuam 10 herë më shumë se socialistët Empty Berisha në Librazhd: Investuam 10 herë më shumë se socialistët

Mon 11 Apr 2011 - 15:54
LIBRAZHD--Lajmifundit-- Kryeministri Sali Berisha ishte mbreme në komunën Qendër Librazhd, ku prezantoi z. Firdus Kurti si kandidat të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetar të kësaj komune. Kryeministri i uroi banorëve rrugën e re, 6.5 kilometra e gjatë dhe një investim me vlerë 70 milionë lekë.

Duke u shprehur se zotimi i qeverisë është që fshatrat të urbanizohen njësoj si lagjet e qyteteve, Kryeministri Berisha tha se gjatë këtyre viteve në rrethin e Librazhdit është investuar 10 herë më shumë se në 8 vitet e qeverisjes së Partia Socialiste. Kryeministri i siguroi banorët e kësaj zone se qeveria do të subvencionojë çdo rrënjë pemë frutore që do të mbillet, duke synuar dhjetëfishimin e prodhimit të frutave në këtë vend.

Kryeministri Berisha i ftoi banorët të votojnë zotin Firdus Kurti për kryetar të kësaj komune dhe i garantoi ata se së bashku do të përfundojnë çdo projekt që synon të ndryshojë për mirë jetën e tyre dhe të komuniteteve të tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi