Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ju jeni të pakënaqur nga bukuria? Empty Ju jeni të pakënaqur nga bukuria?

Sat 15 Sep 2012 - 15:39
Pothuajse pjesa më e madhe e femrave në mbarë botën nuk janë të kënaqura me pamjen fizike dhe gjatë gjithë jetës përpiqen të rregullojnë imazhin e tyre.Por, guximi i femrës më të shëmtuar në botë, që përiqet të jetojë si gjithë të tjerët pavarësisht fatkeqësisë, na bën të shkëpusim vëmendjen për pak çaste nga bukuria fizike.Izzie Velasquez ka lindur pa asnjë ind dhjamor në trupin e saj, që do të thotë se ajo nuk mund të shëndoshet kurrë, gjë që e pengon atë të ketë një imazh të rregullt ashtu sikurse të gjithë njerëzit.Gjatë gjithë jetës së saj ajo është talluar nga njerëzit në rrugë, duke u cilësuar si femra më e shëmtuar në botë.Por pas shumë vitesh vuajtjesh, Lizzie Velasquez shprehet më në fund e guximshme duke lënë pas komentet e këqija për pamjen e saj dhe i merr ato vetëm si fjalë.
“Jam qenie humane...sigurisht këto gjëra më lëndojnë (por) nuk do të lejojë që ato të më drejtojnë mua. Në fund të ditës këto komente për mua janë vetëm fjalë”, shprehet ajo.
Kur pyetet sesi do të vazhdojë të sillet ndaj komenteve të njerëzve në rrugë Velasquez nënvizon: “Kam filluar t’i lë mënjanë këto komente dhe i jap kurajë vetes sime duke thënë: Lizzie, ti duhet të ndalesh dhe të fillosh të mësosh”.

Gjithashtu vajza shprehet se nuk ka dëshirë të duket po aq e bukur sa femrat e famshme.

“Ndjehem e kënaqur dhe nuk dëshiroj të dukem si femrat e famshme të cilat janë të bukura, sepse ka shumë stereotipe të bashkëngjitura me to.

Njerëzit mendojnë se ajo është shumë e bukur, por ajo mund të jetë memece. Dëshiroj që njerëzit të më njohin me të vërtetë kështu siç jam”, nënvizon vajza, e cila ka lindur përpara kohe.
Rita, nëna e saj tregon se vajzës i duhet të blejë veshje kukullash pasi veshjet e tjera janë të mëdha për trupin e saj.

“Duhet të blejmë rroba dhe lodra për kukullat për të veshur vajzën pasi rrobat për moshën e saj i rrinë tepër të mëdha”, shprehet nëna, të cilës mjekët nuk i kanë dhënë shpresa për jetëgjatësi të vajzës./Portalb

Ju jeni të pakënaqur nga bukuria? B4F3FF9B9E5BE345966200E683B50B39Ju jeni të pakënaqur nga bukuria? Bukuri%202Ju jeni të pakënaqur nga bukuria? Bbb3Ju jeni të pakënaqur nga bukuria? Bbb4Ju jeni të pakënaqur nga bukuria? Bbb5
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi