Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Gjermania më vonë do t’i kërkojë Serbisë ta njohë Kosovën Empty Gjermania më vonë do t’i kërkojë Serbisë ta njohë Kosovën

Sun 16 Sep 2012 - 1:08
Gjermania më vonë do t’i kërkojë Serbisë ta njohë Kosovën German_bbc_638355-300x159Kërkesa e grupit parlament të Unionit demokrat të krishterë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të Unionit socialist të krishterë (CDU/CSU) që Serbia para fillimit të bisedimeve për anëtarësim ne BE me Kosovën të nënshkruajë deklaratën obligative, përkatësisht marrëveshjen për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore, formalisht nuk është njohje zyrtare e pavarësisë së Kosovës dhe në Berlin kjo njohje nuk do të kërkohet edhe një kohë nga Beogradi.

Kështu citon “Danas” të kenë thënë bashkëbisedues nga kreu i koalicionit qeverisës duke sqaruar, siç thotë kjo gazetë e Beogradit, mesazhet që delegacioni i CDU/CSU të enjten ua përcolli politikanëve dhe opinionit në Serbi, transmeton Telegrafi.

Serbia nuk detyrohet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur, por duhet ta pranojë situatën që Qeveria e Prishtinës të administrojë me territorin e Kosovës, ndërsa autoritetet serbe nuk detyrohen ta ndryshojnë kushtetutën dhe as dy qeveritë nuk detyrohen të këmbejnë ambasadorë.

“Pra kjo gjendje mund të zgjasë gjatë e të gjithë e kanë të qartë se Serbia do të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE shumë para Kosovës”, transmeton Danas të kenë thënë bashkëbisedues të gazetës nga Berlini.

Ata e përmendin shembullin dy Gjermanive, por thonë hapur se bashkim të sërishëm ndërmjet Serbisë e Kosovës ashtu si kishte ndodhur me Republikën Federale dhe me atë Demokratike të Gjermanisë nuk do të ketë.

Edhe pse Gjermania përkrah integrimin e Serbisë në BE, Danas” shkruan se bashkëbisedues të CDU/CSU thonë se Serbia nuk do të marrë datën e fillimi të negociatave para dhjetorit të vitit 2013.

Gjermania nuk dëshiron të përzihet në atë do të merren vesh Beogradi e Prishtina dhe as në marrëveshjen eventuale të tyre për veriun.

“Konsiderojmë se fillimisht duhet implimentuar plani i Marti Ahtisaarit e pastaj të hapën bisedat për veriun e të gjendet një zgjidhje kreative“, kanë thënë bashkëbisedues të kësaj gazete.(express)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi