Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Egjipti do ta njohë Kosovën Empty Egjipti do ta njohë Kosovën

Thu 17 Jan 2013 - 0:56
Gjatë ditës, ministri Hoxhaj ka pasur një takim me Essam Al-Haddad, ndihmës president i Egjiptit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cilin e ka informuar për faktin se Kosova paraqet shembullin më të suksesshëm të shtetndërtimit.
Gjatë ditës, ministri Hoxhaj ka pasur një takim me Essam Al-Haddad, ndihmës president i Egjiptit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cilin e ka informuar për faktin se Kosova paraqet shembullin më të suksesshëm të shtetndërtimit.
Lajme lidhur me temën

Nuk ka lajme lidhur me temën

0


Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Egjipt, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me liderë të lartë të jetës institucionale, përfaqësues të partive politike dhe udhëheqës shpirtëror në Kajro, nga të cilët ka marrë premtime për njohjen e Kosovës.

Gjatë ditës, ministri Hoxhaj ka pasur një takim me Essam Al-Haddad, ndihmës president i Egjiptit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cilin e ka informuar për faktin se Kosova paraqet shembullin më të suksesshëm të shtetndërtimit.

“Populli i Kosovës ka luftuar për të drejta dhe aspirata sikurse edhe populli i Egjipti para dy vjetësh, që kanë qenë kërkesa për dinjitet njerëzor, drejtësi dhe liri, aspirata të cilat kanë rezultuar me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe ndërtimin e një shteti dhe shoqërie demokratike në këto pesë vjetët e fundit. Prandaj, ne presim nga Egjipti i ri i pas revolucionit, që të ketë një politikë të re karshi Kosovës dhe dëshmia më e mirë e kësaj politike të re do të ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë ministri Hoxhaj, gatë takimit me ndihmës presidentin Al-Haddad, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme,

Në anën tjetër, Essam Al-Haddad, ndihmës për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar i presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi, ka thënë se Egjipti çdo herë ka pas simpati për popullin e Kosovës dhe për përpjekjet e tij në dy dekadat e fundit dhe se çdo herë ka treguar solidaritet me qëllimin madhor të qytetarëve të Kosovës.

“Koha do të vjen kur ne do te kemi vendime dhe lajme pozitive për Kosovën”, tha ndihmës presidenti egjiptian, Al-Haddad, duke shtuar se mbi të gjitha Egjipti është i interesuar që ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve të ketë bashkëpunim të ngushtë ekonomik dhe shkëmbime në të gjitha fushat e jetës.

Gjatë ditës, ministri Hoxhaj ka takuar edhe udhëheqës të partive politike si dhe liderë shpirtëror egjiptian, nga të cilët ka marrë premtime për gatishmërinë e Egjiptit që ta njoh Kosovën.

Hoxhaj u takua me Ebu Madi, president i Partisë Alëassat, ish-ministrin për Çështje Juridike dhe Parlamentare, Mohamed Mahsub, eminencën sheh Alazar, Amet Taib dhe myftiun e Egjiptit, Ali Gomaa.

Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj u ka thënë përfaqësuesve egjiptianë se vendimi i Egjiptit për ta njohur Kosovën do të jetë një vendim i institucioneve dhe i popullit të Egjiptit dhe i të gjitha partive politike e komuniteteve fetare egjiptiane. /portalb/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi