Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Greqia, frikë nga refugjatët sirianë Empty Greqia, frikë nga refugjatët sirianë

Tue 18 Sep 2012 - 13:01
Në gjendje alarmi ndodhet qeveria greke përsa i përket përballimit të një vale të re emigrantësh nga kufijtë me Turqinë, si rrjedhojë e konfliktit që sa vjen e rritet në Siri.

Në momentet që Ankaraja deklaron se numri i emigrantëve sirianë që kanë hyrë në Turqi ka shkuar në mbi 200.000, Athina zyrtare ka shprehur shqetësimin se nuk do të mund të përballojë një dyndje të tyre në ishujt e saj të Egjeut.

Në një intervistë për “Washington Post”, kryeministri Andonis Samaras ka deklaruar se Greqia është një pjesë kyçe e BE-së dhe se destabilizimi i saj do të lëkundte gjithë anijen europiane.

“Unë zgjohem çdo mëngjes dhe shoh nëse ka ndodhur diçka e re në Siri, sepse nëse do ndodhë diçka, qindra mijëra njerëz do të dynden drejt nesh”, thekson Samaras duke shtuar se:

“Në momentin kur emigrantët ilegalë janë një problem kaq i madh për Greqinë, numri i tyre mund të dhjetëfishohet nga përkeqësimi i situatës në Siri”.

Kryeministri grek ka thirrur orët e fundit edhe një mbledhje urgjente me ministrat përkatës të Mbrojtjes, të Rendit dhe të Marinës Tregtare për të marrë masa të reja izoluese të brigjeve të Egjeut me anë të operacionit me emrin “ION”, i cili do të mbështetet edhe nga forcat e Agjencisë së Ruajtjes së Kufijve të BE, Frontex.

Greqia ka më shumë se tre vjet që po bën përpjekje kolosale për ndalimin e një vale të madhe të emigrantëve ilegalë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme dhe finalizimi i saj është operacioni “Ksenios Zeus”, që ka sjellë përkohësisht një reduktim të numrit të tyre.

Por në rastet sporadike në javët e fundit është vënë re se midis emigrantëve që përpiqen të mbërrijnë në brigjet greke ka edhe shumë sirianë, që pasi janë larguar në Turqi, tani përpiqen të shkojnë drejt shteteve të Europës perëndimore

Greqia, frikë nga refugjatët sirianë SAMARAS-voton
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi