Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ushtarët sirianë vriten në Irak  Empty Ushtarët sirianë vriten në Irak

Tue 5 Mar 2013 - 8:37
Ushtarët sirianë vriten në Irak  Siri,-opozita

Të paktën 40 ushtarë dhe punonjës të regjimit të presidentit Bashar al-Assad janë vrarë në provincën perëndimore të Anbarit disa kilometra në brendësi të kufirit mes Sirisë dhe Irakut.

Lajmi njoftohet nga zyrtarë të qeverisë irakianë në Bagdad. Ata thanë se viktimat ishin pjesë e qindra personave, ushtarë dhe civilë punonjës të administratës së Damaskut që për t’u shmangur sulmeve të opozitës së armatosur, kaluan kufirin për në tokën irakiane.

Ata u bllokuan nga ushtarët vendas të cilët i shoqëruan sërish për t’i futur në tokën siriane përmes një pike kufitare mes dy vendeve. Por pikërisht në kohën kur do kalonin vijën
Siria
”Siria, në rrugën e shkatërrimit të plotë”
Siri, al-Assad: Britania kërkon luftë
SHBA, mbështetje logjistike për kryengritësit sirianë
kufitare, ata ranë në një pritë të ngritur nga rebelët.

Reuters, duke cituar zyrtarët irakianë thotë se mbetet ende për t’u përcaktuar autorësia e sulmit, ndërkohë që sipas raportimeve, mes viktimave ka edhe ushtarë irakianë që shoqëronin karvanin.

Kjo është hera e parë që regjistrohet një incident me përmasa të tilla jashtë territorit sirian. Konflikti 2-vjeçar në këtë vend ka detyruar shumë prej vendeve të rajonit të përforcojnë masat e sigurisë në kufi.

”Siria, në rrugën e shkatërrimit të plotë”

Siria është në rrugën e shkatërrimit të plotë, vlerësoi të hënën një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit, të cilit i referohet Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”, “kostoja e luftës në vend është shumë e lartë dhe shkatërrimi aq i madh, sa që do të duhet shumë kohë që Siria të marrë veten pas lufte”.

Raporti mban firmën e Radhouane Noucier, koordinatorit të përgjithshëm për ndihmat humanitare të OKB-së në vendin e Lindjes së Mesme, të përfshirë prej dy vitesh në luftë civile.

”Kriza do të zgjasë shumë më tepër nga sa mendojmë. Jo vetëm që për momentin nuk ka një të dhënë për kohën në të cilën mund të përfundojë lufta, por nuk mund të parashikohet as periudha e nevojshme për rikuperimin ekonomik të pasluftës. Janë civilët ata që fatkeqësisht po paguajnë kostot më të mëdha e të gjithë këtij konflikti”, shtoi Noucier.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, 70 mijë sirianë kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dëmet ekonomike, prej miliarda eurosh, nuk mund të vlerësohen ende plotësisht.

Mbetet fakt se pothuajse të gjithë qytetet kryesore të Sirisë janë pjesërisht apo plotësisht të shkatërruara, infrastruktura e dëmtuar rëndë dhe aktiviteti ekonomik praktikisht i paralizuar, për shkak të konfliktit.

Mes kostove njerëzore llogariten edhe pothuajse katër milionë të pastrehë e mbi 700 mijë refugjatë lufte në vendet fqinje. Popullsia e përgjithshme e Sirisë përpara fillimit të konfliktit ishte prej 22,5 milionë banorësh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi