- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Shqipëria, armë dhe municione në Irak
Fri 22 Aug 2014 - 20:11
Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione, në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Qeveria njoftoi se, si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë, e do të jetë, pjesë e koalicioneve ndërkombëtare, në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere.
Në një deklaratë për shtyp thuhet se “Praktikat barbare dhe situata humanitare katastrofike në Irak na vënë të gjithëve para përgjegjësisë morale, për të bërë ç’është e mundur kundër errësirës që përpiqen të sjellin mbi njerëzimin, forcat e verbra të terrorizmit”.
Çdo vendim dhe kontribut i Shqipërisë në këtë drejtim, - thuhet në deklaratën e qeverisë shqiptare, - është i mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe i sinkronizuar me partnerët tanë strategjikë, e aleatët tanë në NATO dhe në Bashkimin Europian. / Top Channel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi